Kompania amerikane Apple i nënshtrohet Kinës

496

Kompania amerikane me qendër në Kaliforni i nënshtrohet Kinës, duke i dorëzuar asaj të gjitha të dhënat e përdoruesve kinezë të shërbimit ICloud. Vendimi vjen për shkak të zbatimit të ligjeve lokale qëi lejon Republikës Popullore të Kinës të marrë të dhënat e përdoruesve kinezë të Apple në kuadër të sigurisë kibernetike.
Ky është kusht i domosdoshëm, në mënyrë që Apple të mund të ofrojë produktet dhe shërbimet e saj në një nga tregjet më të mëdha të botës.
Kalimi i të dhënave të Apple tek autoritet kineze gjithsesi ka ngritur shqetësime tek aktivistët dhe shoqatat që merren me të drejtat e njeriut, të cilët ngrejnë dyshimin se autoritet mund t’i përdorin të dhënat për të zbuluar dhe ndëshkuar disidentët e regjimit në Kinë.
Dy javë më parë, observatori ndërkombëtar për lirinë e medias “Reporterët pa kufijë” i bënë thirrje të gjithë gazetarëve që ndodhen në Kinë që të mos përdorin shërbimin ICloud të Apple, pasi mund të identifikohen nga autoritetet kineze.