Studentët refuzojnë ftesën e Ramës

517

Studentët nuk janë vonuar t’i përgjigjen Ramës për ftesën e tij për dialog ditën e nesërme.

Ata janë shprehur se nuk ka negociata me asnjë prej qeverisë, as Edi Ramën e asnjë tjetër.

‘Studentët nuk pranojnë. Jo negociata.

Të plotësojë kërkesat. Ne jemi këtu në shesh të gjithë bashkë, nuk ka përfaqësi.

Nuk ka negociata’, janë shprehur studentët të gjithë së bashku.