Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka hedhur në erë në orën 12.00 objektin e pestë me shpërthim të kontrolluar në qytetin e Fierit. Objekti ishte pesë kate i lartë, në trupin e tij u hapën 300 furrnella (vrima) dhe u vendosën 5 kilogramë lëndë plasëse.
Prej ditësh IKMT është duke punuar në qytetin e Fierit në kuadër të projektit të rehabilitimit të lumit Gjanica dhe qëndrës së Fierit. Operacioni i sotshëm ishte gjithashtu pjesë e këtij plani.