E rëndë në Tiranë/ 32-vjeçari i jep fund jetës duke prerë damarët

265

Një 32-vjeçar ka ndërruar jetë mbrëmjen e kësaj të marte, pasi preu damarët e duarve.

Bëhet fjalë për të riun me iniciale, L.I., i cili, në kushte të rënduara psikologjike i ka dhënë fund jetës. Ngjarja ndodhi tek “Komuna e Parisit” në kryeqytet.

Grupi hetimor dhe sherbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policise

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 10.11.2020, rreth orës 21:20, tek “Komuna e Parisit” në banesën e tij, shtetasi L.I., 32 vjeç, dyshohet se i ndodhur në kushte të rënda psikologjike ka dëmtuar veten duke prerë damarët e duarve, e për pasojë ka ndërruar jetë ( e konfirmuar nga ekipi mjekësor).

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.