Pjerin Ndreu, quan “kazan mediatik lokal” median e Lezhës
E para, Lezha nuk ka ndonjë media të fortë sepse rrethanat janë të tilla që nuk e favorizojnë median e fortë: është mungesa e financave për media cilësore dhe mbi të gjitha, frika e gazetarëve nga shantazhi.
Por kaq media sa Lezha ka, në ketë nivel mediatik që e ka, një kryetar bashkie, duhet ta përkrahë median, jo të mundohet ta shantazhojë e ta etiketojë.
Nuk ka nevojë Lezha të ketë në bashki një imitues të dobët të Edi Ramës i cili etiketon “kazan mediatik” median lokale.
Nëse media ka gabuar në rastin e shkollës, shumë lehtë bashkia si institucion mund të sqarojë me gjuhë të civilizuar, të thotë se e vërteta nuk është raportuar drejt, duke parashtruar argumentet e veta. Dhe gabimi duhet të pranohet edhe nga ana e medias (nëse ka gabuar).
Çfarë nevoje kemi për të sharë median e për ta etiketuar “kazan”?
Një gjuhë e tillë nuk përfaqëson stof prej zyrtari shtetëror. Është nën nivelin e Lezhës si qytet mbi 2000 vjeçar.
Titullarët e institucioneve nuk duhet të lejojnë tiu përmbyten arsyeja dhe qetësia.
Policia e Devollit ka proceduar penalisht në gjendje të lirë dy bashkëshortët.
Në një njoftim për media, blutë bëjnë me dije se ata kanë dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht njëri-tjetrin.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin D. T. dhe për shtetasen A. T.(bashkëshortë), banues në fshatin Braçanj, Devoll, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj njëri-tjetrit. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
Policia e Tiranës ka reaguar pas një rasti dhune të një shofere me një këmbësor në vijat e bardha.
Uniformat blu kanë lokalizuar mjetin dhe kanë shoqëruar drejtuesen e tij.
Automjeti i 46-vjeçares është bllokuar ndërsa është vendosur edhe masë administrative ndaj saj.
Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë
Në lidhje me një video të postuar në portale, në të cilën shfaqet një shtetase që ka ndaluar automjetin në vija të bardha dhe nuk respekton rregullat e qarkullimit rrugor (mosdhënie përparësie këmbësorëve), ju sqarojmë se:
Shërbimet e Policisë, menjëherë pas publikimit të pamjeve filmike, organizuan punën për identifikimin e drejtueses së automjetit që shfaqet në video.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë lokalizuar automjetin dhe kanë shoqëruar drejtuesen e tij, shtetases B. R., 46 vjeçe.
Në vijim të veprimeve u bë bllokimi i automjetit tip “Benz”, ndërsa për drejtuesen e automjetit u vendos masa administrative, në bazë të Kodit Rrugor, për mosdhënie përparësie këmbësorëve.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në Komisariatin Dixhital dhe në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.
Policia e Tiranës, plan masash për ruajtjen e rendit dhe sigurisë, para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes miqësore të futbollit midis Shqipërisë dhe Italisë, ndeshje e cila do të zhvillohet ditën e sotme, më datë 16.11.2022, në orën 20:45, në stadiumin “Air Albania”.
Masat e marra nga Policia e Tiranës përfshijnë jo vetëm ambientet e stadiumit, por edhe perimetrin jashtë tij.
Në këtë kuadër do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore gjatë kalimit të tifozëve, nga ora 18:00 deri në përfundim të aktivitetit, konkretisht do të bllokohen:
– rruga “Lekë Dukagjini”, përreth stadiumit; rruga “Dervish Hima”; rruga “Gjergj Filipi”; rruga “Papa Gjon Pali II”, nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali” deri tek stadiumi “Air Albania” dhe bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.
Sheshi “Nënë Tereza” nuk do të ketë bllokime të lëvizjes.
Policia do të garantojë lëvizjen e tifozëve përgjatë rrugëkalimeve të përcaktuara dhe nuk do të lejojë grumbullim apo kalim të tifozëve jashtë itinerarit të caktuar.
Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e tifozerive respektive, për zbatimin e detyrimeve të mësipërme, si dhe mirëkuptimin e qytetarëve për të evituar lëvizjen me automjete, në segmentet rrugore të lartpërmendura, nga ora 18:00 deri në përfundim të aktivitetit.
Po në zbatim të planit të masave, do të ushtrohen kontrolle ndaj tifozëve, para hyrjes në stadium, për sende të kundërligjshme (si armë, sende të forta, bidonë uji, çadra, çelësa metalikë, lëndë piroteknike etj). Çdo tifoz duhet të jetë i pajisur me dokument identifikimi.
Nuk do të lejohen të futen në stadium, persona të papajisur me dokument identifikimi, si dhe fëmijët nën moshën 16 vjeç, të pashoqëruar nga prindi apo kujdestari.
Gjithashtu, nuk do të lejohen të futen në stadium tifozët, që në aktivitete të mëparshme sportive, janë të identifikuar nga Policia, si problematikë.
Policia e Tiranës apelon edhe njëherë për tifozëritë e të dyja skuadrave, që të zbatojnë rregullat dhe ligjin.
Në një kohë që në Shqipëri mbetjet vijojnë të shkaktojnë probleme si për kapacitetet e kufizuara të autoriteteve lokale ashtu edhe për mjedisin ku ato grumbullohen apo hidhen, në kontekstin europian janë përcaktuar kushtet teknike dhe ligjore të cilat kanë përmirësuar ndjeshëm shërbimin e menaxhimit të mbetjeve nëpërmjet praktikave më të mira dhe teknologjive inovatore.
Direktiva kuadër nr. 2008/98/EC e Parlamentit Europian të vitit 2008.
Ajo shpjegon se kur mbetjet pushojnë së qeni mbetje dhe bëhen lëndë e parë dytësore dhe si të bëhet dallimi midis mbetjeve dhe nënprodukteve. Themeli i menaxhimit të mbetjeve të BE-së është “hierarkia e mbetjeve” me pesë hapa, e vendosur në Direktivën Kuadër të Mbetjeve. Ajo vendos një rend preference për menaxhimin dhe asgjësimin e mbetjeve.
Në Shiqipëri mbetjet shikohen si një material pa vlerë dhe depozitohen në pikët fundore si produkt me një destinacion të vëtëm dhe pa benefite për banorët apo për njësitë e qeverisjes vendore. Praktikat më të mira europiane tregojnë se nga disa katergori të caktuara mbetjesh mund të përfitohet kapaciteti termik që ato mbartin duke bërë të mundur rikuperimin e energjisë prej tyre.
Kjo hallkë e piramidës së mbetjeve është në faza fillestare dhe në zonën veriore të Shqipërisë (pasi bashkitë në këtë zonë nuk kanë kontrata apo detyrime kontraktuale përveç dërgimit të mbetjeve në landfill) ka mundësi për të gjeneruar lëndë të parë nga disa kategori mbetjesh më fuqi më të lartë kalorifike dhe që kanë kaluar fillimisht procesin e riciklimit.
Duke qenë në listën e detyrave dhe të drejtave të çdo bashkie për të menaxhuar mbetjet e ngurta urbane si dhe për të krijuar mundësi për reduktimin e sasive të depozituara në landfill dhe nxjerrjen e përfitimeve të tjera, nga shembujt e shteteve më të zhvilluara, sugjerohet ndjekja e disa praktikave për përdorimin e mbetjeve si lëndë e parë për biznese apo industri të ndryshme.
Kjo do të ndihmonte në reduktimin e emetimeve nga industri të cilat përdorin aktualisht lëndë djegëse të cilat emetojnë sasi të konsiderushme CO2 si dhe do të reduktonte sasinë e mbetjeve të depozituara në landfill, duke sjellë kështu edhe përfitime financiare.
Duke vlerësuar kapacitetet aktuale të gjenerimit të mbetjeve, në rastin e bashkisë Lezhë, prodhimi i Lëndëve Djegëse Alternative do të sillte potencialisht një përfitim rreth 172,600 Euro në vit. Ky rezultat do të vinte si zbatim i një skenari sipas të dhënave të grumbulluara në nivel lokal, duke marrë në konsideratë gjendjen ekzistuese të menaxhimit të mbetjeve në bashki dhe mungesën e proceseve ricikluese formale nga organizmat lokal.
Në rastin e një skenari të dytë ku merren parasysh objektivat kombëtare të riciklimit kjo vlerë do të ishte rreth 150,000 Euro.
Riciklimi si një hallkë shumë e rëndësishme e piramidës duhet ndjekur me rigorozitet dhe duke ndërmarrë fushata të vazhdueshme ndërgjegjësuese, për përmirësimin e kulturës komunitatre dhe ndërhyrjen tek lëndët mësimore për të orientuar metodat që duhen ndjekur dhe përfitimet përkatëse që ka.
Nisur nga praktikat e mëparshme jo shumë të suksesshme për të mundësuar riciklimin e mbetjeve, duhet synuar ndërtimi i pikave/stacioneve për përpunimin e mbetjeve sipas rrymave dhe ndarjen përkatëse të tyre sipas interesave të tregut.
Për të bërë të mundur këtë, nevojitet një informim i plotë i komunitetit si dhe bashkëpunim i qartë për të ndikuar në politikat e menaxhimit të mbetjeve dhe për të bërë të mundur përmirësimin e kushteve mjedisore duke filluar nga familja dhe komuniteti ku jeton secili.
Ky artikull mundësohet nga projekti:
Nga mbetje në energji për industrinë e çimentos në ballkanin perëndimor!
Gangsterja e Devollit Deizi Arapi merr në qafë shefin e krimeve në komisariatin e Devollit, Pashk Syziu, i cili është përjashtuar nga radhët e policisë së shtetit. Ky është një fund që Syziu nuk e kishte menduar.
Syziu akuzohet për shkelje të Kodit të Etikës së Punonjësit të Policisë së Shtetit gjatë përmbushjes së detyrës, pasi është konstatuar në paligjshmëri administrative me detyrat funksionale të punonjësit të Policisë së Shtetit dhe ka kryer veprime arbitrare, në tejkalim të kompetencave ligjore, gjatë trajtimit të një çështjeje.
Dyshohet se Deizi Arapi e ka dehur dhe komprementuar Syziun në zyrë, duke e urdhëruar më pas të rrihte në sy të saj Marsel Buçin, me të cilin gangsterja ishte përfshirë në sherr.
Mbrëmjen e 22 tetorit janë shoqëruar në komisariat shtetasja Deizi Arapi dhe shtetasi Marsel Buçi, të përfshirë në konflikt për djegien e makinës së këtij të fundit.
Sipas burimeve nga policia, Marsel Buçi pretendon se shefi i krimeve e ka goditur në zyrë, ndërsa është bërë ankesë pranë AMP-se cila po bën hetime lidhur me këtë rast.
Sipas Marsel Buçit sherri ka filluar pasi Arapi e ka provokuar dhe kërcënuar që Buçi ta godiste. Por Buçi shprehet se ai nuk ka reaguar ndaj provokimeve.
Marsel Buçi:Mbrëmë kam dalë për kafe dhe jam konfliktuar me fjalë me Deizi Arapin e cila me ka kërcënuar dhe provokuar që unë ta godisja por nuk kam reaguar. Pas debatit më njoftuan nga familja që policia po më kërkonte në shtëpi, erdha në banesë dhe më shoqëruan në komisariat. Atje, në zyrën e shefit të krimeve, ku ishte prezent edhe një punonjëse policie, shefi i krimeve pa asnjë shkak më ka goditur në pjesë të ndryshme të trupit me grushte dhe shkelma. Nuk kam reaguar dhe kam qëndruar i qetë derisa hyri në zyrë një tjetër punonjës policie i cili e qetësoi situatën. Më pas shkoj te drejtoria e policisë dhe bëj denoncimin në AMP. Ndihem i kërcënuar, jam shumë i prekur nga kjo situatë dhe ndihem i pasigurt dhe jo i qetë. Në komisariat mbrëmë mbërriti edhe avokati im, dhe deputeti i Bilishtit Bledjon Nallbati.
Nga ana tjetër, shefi i krimeve ka mohuar akuzat. Në komunikim telefonik me shefin Pashk Syziu, ai mohon kategorikisht akuzat, duke thënë se nuk janë të vërteta dhe se ka dëshmitarë në zyrë që e vërtetojnë këtë gjë. Po ashtu edhe për akuzat e Marsel Buçit që shefi ka ofenduar Bledjon Nallbatin, edhe kjo mohohet nga ana e shefit të krimeve.
Njoftimi
-Komisar Pashk Syziu, me detyrë Shef i Krimeve i Komisariatit të Policisë Devoll, është përjashtuar menjëherë nga Policia e Shtetit, për shkelje të Kodit të Etikës së Punonjësit të Policisë së Shtetit gjatë përmbushjes së detyrës, pasi është konstatuar në paligjshmëri administrative me detyrat funksionale të punonjësit të Policisë së Shtetit dhe ka kryer veprime arbitrare, në tejkalim të kompetencave ligjore, gjatë trajtimit të një çeshtjeje.
Përgjatë gjithë vitit 2022 ekonomitë botërore dhe ajo shqiptare janë përballur me krizë të lëndëve të para e për rrjedhojë rritje të çmimeve, përfshirë ketu edhe për produktet bazë të shportës familjare.
I ftuar për të diskutuar rreth impaktit të kësaj krize dhe mekanizmave që mund të përdoren për ta përballuar atë, eksperti i ekonomisë z. Alban Zusi, në një prononcim më 7 Prill të këtij viti, deklaroi se një nga politikat që duhet të perdoret eshtë nxitja për te rritur prodhimtarinë bujqësore, e për më tepër për të nxitur prodhimtarinë në tokat e papunuara, të cilat janë privatizuar por nuk vihen në përdorim.
Po i njëjti argument u risoll sërish në vëmendje nga z. Zusi në date 8 Gusht me anë të një postimi në faqen e tij në facebook, ku në thirrjen drejtuar qeverisë shqiptare, z. Zusi theksonte se mbështetja e akorduar në atë kohë nga MBZHR për kultivimin e tokave me grurë ishte për t’u vlerësuar, por në po të njejtin kuadër për të nxitur prodhimin, qeveria duhet të marrë masa të shtuara për t’u krijuar fermerëve kushtet për punimin e tokës bujqësore, por edhe të imponojë punimin e saj, në zbatim të legjislacionit ekzistues. As më shumë dhe as më pak, por zbatimin e legjislacionit shqiptar aktual për tokën bujqësore, zbatimi i të cilit do të zgjidhte një problem 30 vjeçar dhe do t’i jepte fund fenomenit të lënies së tokave djerrë, të cilat në fund të fundit janë një pasuri kombëtare e paçmuar në këtë situatë që gjendet ekonomia e vendit tonë. Po të njejtin argument ka përdorur edhe kryeministri Rama me 22 tetor gjatë takimit me disa fermerë në Fier.
Ai pranoi se ka toka të papunuara dhe për këtë duhej një normë ligjore që do të sanksiononte për të nxitur punimin e saj ose dhënien me qera tek fermerë të interesuar. Kjo do të thotë që nëse toka nuk shihet si mjet jetese, atëherë ajo mund të shërbejë për palë të interesuara me qëllimin e vetëm nxitjen e prodhimit vendas dhe krijimin e tregjeve të reja. Për të qënë konkurues në këto tregje të reja duhet që njësitë e prodhimit të jenë të larta, e kjo kërkon shtimin e sipërfaqeve të mbjella dhe kjo mund të ndodhë me përdorimin e tokave të papunuara, tw cilat në këtë gjëndje, përveçse nuk janë prodhimtare, me kalimin e kohës edhe degradojnë e rrjedhimisht ulet shkalla e tyre e prodhueshmërisë. Në argumentin e sjellë 2 muaj më parë nga z. Zusi, theksohej se fillimisht hapi i parë do të ishte që pronarëve aktualë të tokës bujqësore t’u krijoheshin kushtet dhe mbështetja e duhur për punimin e saj. Këtë e bëri me dije edhe kryeministri, por sigurisht përtej deklaratave dhe normave të reja ligjore e letrave te shkruara, diskutimet duhet të realizohen me palët e interesuara për gjetjen e zgjidhjeve optimale.
Sipas asaj që ka sjellë në vëmendje eksperti Alban Zusi, ndoshta duhet marrë një pikë zero referuar mbi atë çfarë ka ndodhur me tokën bujqësore pas zbatimit të ligjit 7501 dhe sot ashtu si edhe në 1991 kerkesat janë të njëjta, furnizim me mekanikën e nevojshme, kimikatet e duhuara, bazë materialo-teknike, drejtim shkencor, përdorimi i specialistëve dhe shumë e rëndësishme kreditimi i bujqësisë. Duke iu referuar situatës aktuale, padiskutim që toka bujqësore është pasuri individuale po aq sa është edhe pasuri kombëtare dhe në këtë pikëpamje shteti ka detyrimet e tij për të ndryshuar këtë realitet. Por çfarë sanksionon ligji 7501 i miratuar nga parlamenti shqiptar pluralist? → Neni 11: Personat juridikë a fizikë që kanë ose marrin tokë bujqësore në pronësi ose në përdorim, detyrohen ta shfrytezojnë atë vetëm për qëllime bujqësore, të ruajnë e të rritin aftësinë prodhuese të saj, si dhe të kryejne sistemimin e të ndërtojnë vepra për ta mbrojtur atë.
→ Neni 15: Çdo personi juridik a fizik që i jepet tokë në përdorim dhe nuk e shfrytëzon atë për qëllime bujqësore a blegtorale gjatë një viti, i hiqet e drejta e përdorimit të saj. Këto norma ligjore nuk u zbatuan nga asnjë qeveri, e kjo solli më tej largimin e vëmendjes ndaj punimit të tokës nga disa pronarë që e poseduan atë. Këto dy nene u shfuqizuan me ligjin Nr.9244 datë 17.06.2004 “Për mbrojtjen e tokës bujqësore” por mbeti i pandryshuar në kontekst qëllimi për mbrotjen dhe përdorimin e saj të qëndrueshëm ku përcaktohet se: → Neni 16 ‘Zbatimi i një praktike të mirë bujqësore’ Pronarët e tokës bujqësore dhe posedues të tjerë të ligjshëm kanë për detyrë, që me veprimet praktike mbi tokën, nëpërmjet praktikës së mirë bujqësore, të sigurojnë: a) qëndrueshmërinë e pjellorisë natyrore të tokës bujqësore; d) punimin e tokës bujqësore, në përshtatje me relievin e saj dhe kushtet atmosferike; → Neni 28: Përbëjnë kundërvajtje administrative shkeljet e mëposhtme: a) moszbatimi, nga pronarët e tokës bujqësore dhe posedues të tjerë të ligjshëm, të kërkesave të shkronjave “a” deri në “ë” dhe të shkronjës “g” të nenit 16 të këtij ligji;
→ Neni 29: Për kundërvajtjet administrative, të parashikuara në nenin 28 të këtij ligji, Inspektorati i Mbrojtjes së Tokës në këshillin e qarkut jep dënime me gjobë nga 50 mijë deri në 500 mijë lekë. Pavarsisht këtyre nismave të reja, zbatimi i këtyre normave ligjore nuk u ndoqën asnjëherë nga qeveritë ndër vite. Sigurisht që para së të ndërmerren veprime administrative, thekson z. Zusi, është e nevojshme që qeveria duhet së pari të vijojë thellimin e masave mbështetëse e incentivuese për fermerët dhe ti harmonizojë ato me masa imponuese, duke marrë në konsideratë praktikat ndërkombëtare në lidhje me tokën bujqësore.
Përgjatë historisë, rimëkëmbjet nga krizat ekonomike janë nxitur gjithmonë nga rritja e prodhimit, e në ketë aspekt, nxitja për te rritur prodhimtarinë bujqësore ndikon drejtperdrejtë ne përballimin e krizës. Në një mënyrë apo tjetër, qeveria duket se e ka marrë në konsideratë këtë mendim, i cili ështe nje hap në drejtimin e duhur ku ekspertët publik të ekonomisë apo zëri i binesit privat të merret më shume parasysh ne vendimmarjet për politikat zhvilluese të ketij vendi.
Dita e enjte pritet të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të qendrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare përgjatë relieveve malore në mesditë. Në orët e mëngjesit prezencë të mjegullës kryesisht përgjatë luginave.
Era do të fryjë me drejtim nga veriperëndimi- verilindja me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bredgetare fiton shpjetësi deri në 10m/sek. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.
Anulohen të gjitha fluturimet ajrore për ditën e sotme nga Tirana drejt Italisë dhe anasjelltas.
Lajmërimi i rëndësishëm është bërë nga Tirana International Airport.
Shkak i anulimit të udhëtimeve për pasagjeret nga Rinasi drejt vendit fqinjë si dhe anasjelltas, është bërë greva e personelit të trafikut ajror në Itali.
Videot në TikTok për disa persona janë kthyer në një mënyrë argëtimi dhe eksperimentesh që aplikohen nga përdoruesit e këtij aplikacioni masivisht. Ndodh që duke parë një video në TikTok të lind dëshira të rikrijosh atë që je duke parë, për të vërtetuar nëse qëndron apo jo.
Kështu ka vendosur të bëjë edhe një i ri shqiptar i cili i ka ndarë me të gjithë shqiptarët ‘eksperimentin’ që ka bërë duke marrë shtysë nga një video në TikTok
Ai ka treguar se pasi ka parë një video në TikTok ku dy kartëmonedha angleze bashkoheshin te pjesa e tejdukshme dhe formoheshin disa figura, vendosi ta provonte edhe vetë. I riu ka marrë dy kartëmonedha 200 lekëshe dhe kur i bashkoi te pjesa e tejdukshme u formuan disa figura të ngjashme me simbolet e iluminatit, të cilat mund t’i shihni në fotot e mëposhtme.