Një person u qëllua për vdekje dhe katër të tjerë u plagosën kur një person i armatosur hapi zjarr pranë një bibilioteke në Baltimore në SHBA të shtunën në mëngjes.
Policia e Baltimore tha se të shtënat shpërthyen pak pas orës 4 të mëngjesit përballë Bibliotekës së Degës Woodlawn, afërsisht 12 kilometra nga qendra e Baltimore.
Me të mbërritur në vendngjarje, oficerët gjetën pesë persona me plagë të marra nga një armë zjarri dhe njëri prej tyre u shpall i vdekur në vendngjarje.
Autoritetet po dyshojnë për së paku një të dyshuar i cili mendohet të jetë në arrati.
Orët e para të mëngjesit do të jenë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta ku më të theksuara do të jenë në skajin verior të vendit duke rrezikuar reshje të izoluara shiu e dëbore por duke filluar që nga mesdita dhe në vijim pritet përmirësim i dukshëm i situatës së atmosferike në të gjithë Shqipërinë duke ri-kthyer motin e kthjellët dhe vranësirat e lehta e kalimtare
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 1°C më e ulëta deri në 17°C më e larta në rang vendi. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h në sipërfaqen e tokës dhe mbi 40 në det të hapur me drejtim, verior dhe veriperëndimor duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.
Kosova
Masat ajrore me origjinë kontinentale kanë bërë që i gjithë territori i Kosovës të dominohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike ku kthjellimet do të jenë dominante por parashikohet që pasditja dhe mbrëmja të sjellin herë pas here kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë territorin e Kosovës, megjithatë nuk priten reshje. Mbetet problematike situata e mjegullës në orët e para të mëngjesit. Ndërkohë Temperaturat e ajrit do të rriten me 2 gradë C si në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 0 gradë C deri në 9 gradë C. Era; do të paraqitet e lehtë dhe mesatare, duke arritur shpejtësi maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor.
Maqedonia e Veriut
Republika e MV do të vijojë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, me kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare ku më të theksuara kthjellimet paraqiten në zonat jugore dhe jugperëndimore ndërsa zonat Lindore do të kenë vranësira disi më të dukshme. Kjo situatë atmosferike do të jetë deri vonë pasdite kur pritet largim i vranësirave nga i gjithë territori i MV. Për sa i përket temperaturave të ajrit do të pësojnë rritje të ndjeshme në të dy vlerat ekstreme ditore duke u luhatur nga 0°C deri në 13°C. Era do të fryjë e fortë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 65 km/h nga drejtimi Verior dhe Verilindor.
Europa
Rajoni i Balltikut si edhe Europa Lindore do të paraqiten nën mbizotërimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke bërë që reshjet e dëborës dhe ngricat të jenë prezente përgjatë gjithë-24 orëshit. Po ashtu kalimi i një sistemi frontal nga Antlantiku i Veriut drejt Europës Qendrore do të sjellë vranësira dhe reshje shiu e dëbore por në sasi të pakta ndërsa moti i kthjellët do të mbizotërojnë në Europën Jugperëndimore, Gadishullin e Ballkanit, brigjet e detit Egje dhe brigjet e detit të zi; si pasojë aktivizimit të Anticiklonit të Azoreve.
Detaje të tjera tronditëse janë zbardhur lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Pragë, ku një 24-vjeçar ka vrarë me armë mbi 15 persona, dhe më pas dyshohet se është vetëvrarë.
Pak orë para ngjarjes është gjetur trupi i pajetë i babait të 24-vjeçarit, që dyshohet se është ekzekutuar nga ai.
Kujtojmë se, ngjarja ka ndodhur në Fakultetin e Arteve të Universitetit Charles, pranë qytetit të vjetër të kryeqytetit çek, një pikë kryesore turistike.
Nga sulmi raportohet se 15 persona kanë mbetur të vrarë dhe 24 të tjerë të plagosur. Videot e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur njerëzit largohen nga vendi i ngjarjes.
Ndërsa në disa pamje të tjera shihet sesi autori pozicionohej për të qëlluar nga distanca, teksa disa studentë të tjerë fshiheshin në parmakun e dritares së Universitetit duke rrezikuar të binin nga disa metra lartësi.
SHKODËR– Aleksandër Curri është plagosur me armë zjarri mëngjesin e sotëm rreth orës 09:00. 40-vjeçari u qëllua 4 herë nga një person ende i paidentifikuar, në zonën e njohur si ‘Dollari’, përballë hotel Turizmit në qendër të Shkodrës.
Për Report Tv dëshmitarja okulare e cila i dha edhe ndihmën e parë, tha se ai ishte qëlluar në pjesën e barkut dhe ka qëndruar për 10 minuta në tokë duke kërkuar ‘më jep ndihmë, më jep ndihmë’.
‘Iku vrap dhe ra atje! Isha këtu duke lypur. Shkovi… sërish atje e pashë. Nuk e di se kush i qëlloi. Ka qëndruar 10 minuta. ‘Më jepni ndihmë më jepni ndihmë!’ -tha ai. Në këmbë ka ikur. I dhashë ndihmë e parë.
Dy efektivë policie të Komisariatit të Rinasit në Tiranë kanë rënë në prangat e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, nën akuzën e korrupsionit. Bëhet fjalë për policët Endri Beramaj dhe Ardit Doçi, arrestimi i të cilëve u bë në flagrancë rreth mesnatës së të mërkurës.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se arrestimi i tyre u bë mbi dyshimet e mashtrimit të një qytetareje, të cilën të dy nuk e kanë lejuar të udhëtoj në drejtim të një shteti të Bashkimit Europian me pretendimin se i ka përfunduar afati i udhëtimit.
Megjithatë, sipas policëve, udhëtimin mund ta kryente pa probleme nëse do të paguante para ryshfet. Rasti është denoncuar nga gruaja në fjalë dhe më pas AMP nisi menjëherë veprimet për dokumentimin e veprës penale. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka dyshime për përfshirje edhe të efektivëve të tjerë në skema të ngjashme, teksa po punon për të verifikuar edhe të tjerë.
Dy efektivët u arrestuan si të dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim.