A do të ketë reshje shiu? Surpriza e motit për ditën e sotme, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

89

Orët e para të mëngjesit do të jenë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta ku më të theksuara do të jenë në skajin verior të vendit duke rrezikuar reshje të izoluara shiu e dëbore por duke filluar që nga mesdita dhe në vijim pritet përmirësim i dukshëm i situatës së atmosferike në të gjithë Shqipërinë duke ri-kthyer motin e kthjellët dhe vranësirat e lehta e kalimtare

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 1°C më e ulëta deri në 17°C më e larta në rang vendi. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h në sipërfaqen e tokës dhe mbi 40 në det të hapur me drejtim, verior dhe veriperëndimor duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Kosova

Masat ajrore me origjinë kontinentale kanë bërë që i gjithë territori i Kosovës të dominohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike ku kthjellimet do të jenë dominante por parashikohet që pasditja dhe mbrëmja të sjellin herë pas here kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë territorin e Kosovës, megjithatë nuk priten reshje. Mbetet problematike situata e mjegullës në orët e para të mëngjesit. Ndërkohë Temperaturat e ajrit do të rriten me 2 gradë C si në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 0 gradë C deri në 9 gradë C. Era; do të paraqitet e lehtë dhe mesatare, duke arritur shpejtësi maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor.

Maqedonia e Veriut

Republika e MV do të vijojë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, me kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare ku më të theksuara kthjellimet paraqiten në zonat jugore dhe jugperëndimore ndërsa zonat Lindore do të kenë vranësira disi më të dukshme. Kjo situatë atmosferike do të jetë deri vonë pasdite kur pritet largim i vranësirave nga i gjithë territori i MV. Për sa i përket temperaturave të ajrit do të pësojnë rritje të ndjeshme në të dy vlerat ekstreme ditore duke u luhatur nga 0°C deri në 13°C. Era do të fryjë e fortë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 65 km/h nga drejtimi Verior dhe Verilindor.

Europa

Rajoni i Balltikut si edhe Europa Lindore do të paraqiten nën mbizotërimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke bërë që reshjet e dëborës dhe ngricat të jenë prezente përgjatë gjithë-24 orëshit. Po ashtu kalimi i një sistemi frontal nga Antlantiku i Veriut drejt Europës Qendrore do të sjellë vranësira dhe reshje shiu e dëbore por në sasi të pakta ndërsa moti i kthjellët do të mbizotërojnë në Europën Jugperëndimore, Gadishullin e Ballkanit, brigjet e detit Egje dhe brigjet e detit të zi; si pasojë aktivizimit të Anticiklonit të Azoreve.