Për sot moti parashikohet te jetë me kthjellime dhe vranësira në orët e mesditës. Përgjatë relieveve malore vranësirat do të pasohen nga reshej lokale shiu.
Era do të jetë nga nga veriperëndimi me shpejtësi deri në 10m/sek, e duke filluar nga dita e enjte era kthen nga kuadrati i jugut me shpejtësi deri ne 15m/sek, kryesisht ditën e premte.
Për sa i përket temperaturave ditën e mërkurë pritet të kemi përsëri rritje të tyre më e ndjeshme në vlerat e mesditës.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
Dita e sotme do jete paksa e ndërlikuar për çiftet. Nuk iu pëlqen aspak kur partneri iu jep urdhra dhe sot kjo do sjelle debate pa fund. Disa mund te marrin edhe vendime te prera. Beqaret do kenë një dite tërësisht ndryshe dhe do e gjejnë personin qe aq shume kane kërkuar. Ne planin financiar do jeni te detyruar te ulni shpenzimet ne mënyrë qe situata te stabilizohet.
Demi
Nuk do jeni te qëndrueshëm ne lidhjen qe keni sot dhe do shihni sa andej këndej për ndonjë person interesant. Kujdes, nëse partneri kuptoni diçka do shkatërroni gjithë atë qe keni ndërtuar deri me sot. Dite delikate kjo edhe për beqaret. Me mire qëndroni edhe sot vetëm. Problemet financiare qe keni pasur do fillojnë te zgjidhen një nga një. Do jeni me te qete ne këtë sektor.
Binjaket
Debatet me partnerin do jete te paketa gjate kësaj dite dhe do flisni me qetësisht me te. Disa mund te bien ne kompromis për diçka dhe te sigurojnë edhe një te ardhme te ndritur se bashku. Beqaret do ndihen te dashuruar pas dikujt, por do e kenë te vështirë t’ia shprehin atij këtë. Nëse doni qe financat te jene te mira, mos shpenzoni pa u menduar.
Gaforrja
Do e rigjeni entuziazmin dhe ngrohtësinë qe keni kërkuar gjithë kësaj kohe ne jetën tuaj ne çift dhe do ndiheni te plotësuar me ne fund. Partneri do mundohet ne çdo çast t’ua beje qejfin. Beqaret do ndihmohen nga Saturni dhe nga Marsi. Ata do i ndihmojnë te gjejnë personin e duhur. Ne planin financiar do jete dite me fat dhe përmirësime te ndjeshme
Luani
Dite e mire kjo për te dashuruarit. Do ndani gjithçka me atë qe keni ne krah dhe do kaloni edhe momente entuziazmuese. Ata qe janë me pushime do qëndrojnë me shume kohe pranë njeri-tjetrit. Beqaret do jene ende ne kërkim te princit te kaltër, por mundësitë për ta gjetur sot atë janë te pakta. Ne planin financiar nuk do ketë probleme sepse do e dini mire sa te shpenzoni.
Virgjeresha
Marrëdhënia ne çift do jete shume e qëndrueshme gjate kësaj dite dhe nuk ka për te ndodhur asgjë qe ju nuk e dëshironi. Ata qe ka me shume se dy vite se bashku do mendojnë te krijojnë një familje te re. Beqaret do joshin shume persona dhe njeri do jete ai qe do iu përshtatet me shume. Ne planin financiar do jeni te organizuar dhe nuk pritet asnjë problem.
Peshorja
Jeta sentimentale e çifteve do vije duke u përmirësuar gjate kësaj dite. Komunikimi dhe bashkëpunimi me partnerin do shtohet edhe me tepër. Edhe për beqaret priten surpriza shume te këndshme. Përfitoni nga te gjitha ftesat qe do iu bëhen. Ne planin financiar nuk duhet te ndërmerrni rreziqe te mëdha edhe nëse situata do jete tërësisht e qëndrueshme.
Akrepi
Dite mjaft e animuar kjo e sotmja për te dashuruarit. Partneri do mendoje gjate gjithë kohës i t’iu beje te ndiheni te vlerësuar dhe do ua shprehe çdo gjë qe mendoni. Beqaret do kenë një takim te rëndësishëm te cilin nuk duhet ta humbin për asnjë lloj arsyeje. Ekuilibri financiar do jete i garantuar, kështu qe ne këtë plan nuk do keni asgjë për çfarë te qaheni.
Shigjetari
Mos u shqetësoni aspak sot për mbarëvajtjen e jetës suaj ne çift sepse do jene yjet qe do kujdesin për ju. Gjithçka do shkoje me se miri dhe do dashuroheni ne pafundësi. Beqaret do tërhiqen mjaft nga një person qe do takojnë rastësisht ne zyrën e një mikeshe. Njihuni me te. Financat do jene me te mira sesa e kishit parashikuar prandaj ne këtë plan do jeni te qete.
Bricjapi
Dite me ulje dhe ngritje kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do debatoni shpesh me partnerin dhe nuk do bini dakord për shume gjera. Beqaret do ngurrojnë te fillojnë një lidhje me personin qe ka kohe qe i josh sepse do kenë frike nga zhgënjimet. Qe financat mos jene problematike duhet te bëni një riorganizim te buxhetit dhe te ulni paksa shpenzimet.
Ujori
Do diskutoni gjere e gjate sot me partnerin tuaj për te gjitha mosmarrëveshjet qe keni pasur kohet e fundit. Me qetësi dhe mirëkuptim do zgjidhni gjithçka. Nëse jeni ende vetëm , pritet te vijnë mundësi te jashtëzakonshme për te filluar një lidhje pasionante. Tregohuni sa me te hapur! Klima yjore do favorizoje edhe financat. Ato do jene mjaft te qëndrueshme.
Peshqit
Dite plot ngjyra kjo e sotmja për jetën sentimentale te çifteve. Për disa do rizgjohet edhe pasioni i zjarrte. E rëndësishme është qe nuk do ketë aspak probleme dhe vështirësi. Beqaret do kenë shume mundësi për njohje te reja, por do hezitojnë. Ne planin financiar do jeni te mbrojtur nga Merkuri. Edhe pse do shpenzoni pak me tepër sesa duhet situata nuk do jete problematike.
Sekretet e Shtetit Shqiptar, rrjedhja, dëmtimi apo vjedhja e të cilave mund të cënojnë sigurinë kombëtare, janë lënë në duar të pasigurta. Vërtetohet zyrtarisht se Ervin Muço, Drejtuesi i Lartë i Policisë së Shtetit i akuzuar për sulmin/ndërhyrjen ndaj sistemit TIMS, nuk ka pasur kurrë një certifikatë të sigurisë së personelit. Si të ishte një UFO ai ka punuar pa certifikatë sigurie edhe përpara korrikut 2023, kur ka qenë Drejtor i madh ne Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).
Lajmin e konfirmon zyrtarisht Autoriteti Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar (AKSIK) që shkruan: “Z.Ervin Muça nuk është i pajisur me CSP (certifikatë të sigurisë së personelit) dhe për rrjedhojë nuk ka asnjë kërkesë për konfirmim të vlefshmërisë”.
Pra, e zezë mbi të bardhë, në shkresën zyrtare të AKSIK shkruhet se Ervin Muça, i emëruar me shpejtësinë e dritës në postin e Drejtorit të Departamentit të IT në Policinë e Shtetit, vijon té ushtrojë detyrën në kundërshtim flagrant me ligjin, edhe pse se ky vend pune ka si detyrim ligjor pajisjen me çertifikatën e nivelit më të lartë të sigurisë, të tipit “tepër sekret”.
Për më keq, Drejtuesi i Lartë, Ervin Muço, as qé ka marrë mundimin të nisë procedurat për pajisjen me certifikatë sigurie edhe pse tashmë incidenti i datës 2 gusht 2023 është kthyer ne një çështje mediatike, edhe pse Ambasada e SHBA ka bërë disa herë publik shqetësimin edhe pse Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimin, edhe pse është firmosur një komision hetimor parlamentar.
Po si ka mundësi që ky zyrtar i paguar me taksat e shqiptarëve nuk merr as mundimin të bëjë kërkesë për pajisje me certifikatë sigurie? Supozimet mund të jenë disa. Së pari sepse mund të ketë frikën e zbulimit të ndonjë mëkati penal jashtë vendit ose vlerësimin e një të ngjashmi brenda vendit. Së dyti, dhe kjo ka të ngjarë të jetë e vërtetë, sepse atij nuk ja ka ndierë dhe nuk ja ndien fare për ligjet e shtetit dhe kjo shkon në një linjë me vazhdën e së njëjtës shpërfillje që përshfaqin edhe drejtuesit më të lartë të Policisë, edhe Ministri i Brendshëm T. Balla, i cili e ka quajtur Z. Muço pjestar të një “ekipi të ri” të mbrojtjes nga sulmet kibernetike.
Por, nga buron fuqia e këtij njeriu të hetuar e përfolur edhe për skandale të tjera të ngjashme përgjatë një karriere fantastike në administratën shtetërore? Kush e ka mbuluar dhe vijon ta mbulojë me imunitet përtejligjor?
Kush janë këta njerëz të gjithëfuqishëm që e kanë tredhur shtetin tonë në këtë farë feje?
Si ka mundësi që Agjencia e Mbikqyrjes Policore (AMP) dhe Drejtori i Përgjithshëm, Muhamet Rrumbullaku, nuk luajnë as gishtin përpara një fakti të tillë? Më tej, në vijim të pergjigjes zyrtare, AKSIK konfirmon se edhe Z. Ervina Gjana, prej datës 2 gusht 2023 në krye të Drejtorisë së Antikrimit Kibernetik, nuk ka certifikatë të përshtatshme sigurie për vendin e punës. Edhe kjo zonjë, emëruar me urgjencë në krye të Antikrimit Kibernetik, në fillim të muajit gusht 2023, është pjesë e “ekipit të ri” të Ministrit Balla.
Sipas AKSIK: “Znj. Ervina B. GJANA, lindur më 29.04.1998, është e pajisur me Certifikatën e Sigurisë së Personelit (CSP)[1] në nivelin “Sekret” më datë 5.07.2019, e vlefshme deri më datë 4.07.2024…
… AKSIK ka pranuar një kërkesë nga struktura përkatëse e ngarkuar në MB, përmes së cilës kërkohet “…konfirmimi i vlefshmërisë dhe përshtatja e CSP me vendin aktual të punës…”. Kjo kërkesë është protokolluar në AKSIK me nr. 5648, datë 30.08.2023. Sqarojmë se, kjo kërkesë është duke u shqyrtuar.” Pra, Drejtoresha e re e Antikrimit Kibernetik ka filluar të ushtrojë detyrën e saj që në fillim të muajit gusht 2023 e papajisur me certifikatë sigurie dhe kjo në tejkalim të çdo procedure ligjore.
Tashmë, Drejtuese e Parë Znj. Ervina Gjana po njihet me informacion të klasifikuar pa pasur çertfikatën përkatëse të sigurisë së personelit, e cila do ja mundësonte atë dhe kjo sa duket nuk ka shqetësuar askënd, pasi edhe procedura e emërimit ka qenë në po në këtë formë, pra ekstraligjore.
Po ashtu AKSIK konfirmon zyrtarisht se: “…Nga verifikimi i sigurisë i kryer nga autoritet verifikuese dhe institucionet shtetërore nuk është referuar asnjë rekord apo dyshim për përfshirje të mundshme në veprimtari antiligjore që cënon sigurinë kombëtare për Znj. Ervina Gjana…”
Por ky informacion e ngre shqetësimin në një nivel tjetër. Znj. Gjana ka aplikuar për të marrë çertifikatën e sigurisë në vitin 2019 dhe rezultoka që nga institucionet ligjzbatuese nuk është përcjellë asnjë informacion drejt AKSIK në lidhje me historinë e saj të vitit 2014, sipas të cilës, Znj.Gjana ka marrë hard diskun e institucionit në banesën e saj dhe e ka kthyer vetëm kur është kapur nga institucioni.
Në këtë pikë dyshimet janë të shumta dhe të rëndësishme:
E para, përse në vitin 2019 nuk është njoftuar AKSIK për faktet që kanë qenë në ngarkim të Znj.Gjana ?
Si ka mundësi të jetë pajisur me certifikatë sigurie kur ishtë paditur dhe hetuar në vitin 2014 për përvetësim të hard drive të kompjuterit të punës?
Po aktualisht pse nuk është hetuar për ngjarjen e 2014?
Në cilën periudhë është bërë verifikimi i figurës së znj. Gjana para se të fillonte detyrën ?
Cilat institucione kanë bërë verifikimin e figurës?
Kjo ka vetëm një shpjegim. Sa duket, qysh në vitin 2019, persona të caktuar kanë dashur që znj. Gjana të pajisej patjetër me çertifkatë sigurie të personelit, pasi më tej çdo gjë do ishte më e lehtë për të mos u zbuluar. Me precedentin që ka dhe sipas procedurave të sigurisë, në një shtet funksional, znj. Gjana kurrë nuk do të mund të pajisej me një certifikatë sigurie të personelit, pasi ndaj asaj nuk bëhet fjalë për dyshime të cilat mund të jenë të pabazuara, por për fakte të verifikuara.
Kjo sepse ajo është kapur me prova në dorë dhe për më tepër ka synuar dhe ta fshehë situatën duke vendosur një hardisk tjetër në vend të hardiskut me informacione të Ministrisë së Brendshme.
Sot, kemi një situatë që për mendjet e ftohta do të ishte jo vetëm anormale por tepër e rrezikshme për sigurinë kombëtare dhe për ne të gjithë:
1-Drejtues i Lartë Ervin Muça i papajisur kurrë me çertifikatë sigurie të personelit në një kohë që prej shumë kohësh duhet ta kishte një të tillë. Për më keq, sot jo vetëm nuk aplikon por edhe vazhdon punën normalisht në paligjshmëri të plotë.
2-Drejtuese e Parë Ervina Gjana ka marrë një çerifikatë sigurie të nivelit “sekret” në kundërshtim me çdo procedurë të verifikimit të personelit dhe kjo për shkak se institucionet nuk kanë informuar AKSIK mbi faktet në ngarkim të saj. Këshu që edhe Znj. Gjana sot nuk disponon çertifikatën e sigurisë për nivelin e detyrës që ka dhe vazhdon punën normalisht në paligjshmëri të plotë.
Kaq vetëm për certifikatat e sigurisë së personelit për dy “gjeneralët” e rinj të Policisë së Shtetit që do na mbrojnë sigurinë e brendshme dhe atë kombëtare me veprimet e tyre nga paligjshmëria në paligjshmërinë e radhës!
Infokulla -Mirditë pati nderin të presë pas përgatitjes së vizitës nga Presidentja e Shoqates “Shqipëri Austri” Marianne Graf, delegacionin e lartë të Landit Styria nga Austria.
Guvernatori Christopher Drexler, Kryetarja e Parlamentit Manuela Khom, Kryetarja e klubit të parlamentit shtetëror të Partisë Popullore të Styrias Barbara Riener, anëtarë të Parlamentit të Styria, anëtarë të Parlamentit Federal të Austrisë shoqëruar nga Ambasadori i Austrisë në Shqipëri Christian Steiner u njohën në mënyrë të detajuar me atë ç’ka ofron Mirdita.
Nik Nikolli u prezantoi miqve austriak Mirditen e ekspozuar tek “Infokulla”, një investim i realizuar nga Marianne Graf, pikërisht si një portë hyrëse dhe informative për turistët që vizitojnë këtë zonë. Nikolli vuri theksin në kontributin e dhënë nga Marianne Graf për zhvillimin e turizmit por edhe në zhvillimin social të zonës. Kryetari i Bashkisë Albert Mëlyshi falenderoi miqtë austriak të cilët nëpërmjet Marianne Graf kanë dhënë një kontribut të çmuar për realizimin e projekteve në shërbim të zhvillimit të turizmit dhe të komunitetit. Mëlyshi u shpre se do të ishte një ndet dhe privilegj për ndërtimin e urave të bashkëpunimit mes bashkisë Mirditë dhe landeve të Austrisë.
Institucionalizimi dhe intensifikimi i marrëdhënieve ndërmjet Landit të Styria dhe Bashkisë Mirditë nëpërmjet Zonjës Marianne Graf, duhet të përshpejtohet, thanë përfaqësuesit e lartë austriak.
Delegacioni austriak më pas vizitoi qytetin e Rrubikut, qendren kulturore në këtë qytet ku u përshëndeten nga grupi i valltarëve. Ndalesa e radhes ishte kisha e Shëlbuemit me vlera të veçanta religjioze dhe historike.
Pas shijimit të produkteve vendase tek “Eco Marubi”, një tjetër investim i realizuar nga Marianne Graf, delegacioni me 32 personalitete austriake udhëtoi drejt Lezhës duke vizituar memorialin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” si edhe kalanë e Lezhës, duke e përmbyllur viziten e tyre në Lagunen e Patokut.
Drejtuesit e lartë kanë realizuar takime zyrare në Tiranë edhe me Presidentin Bajram Begaj.
Pas vizitës 3 ditore në Shqipëri në publikimet në faqet e tyre zyrtare personalitetet austriake vlerësuan mikpritjen si edhe vunë theksin në bashkëpunimin afatgjatë midis dy shteteve.
Barbara Riener, Kryetare e klubit të parlamentit shtetëror të Partisë Popullore të Styrianit shkruan: ” Udhëtimi studimor i këtij viti i Klubit të Parlamentit Shtetëror të Partisë Popullore të Styrias u realizua në Shqipëri, ku arrita të fitoja përshtypje të mrekullueshme dhe interesante për këtë vend – me kryeqytetin Tiranën dhe trashëgiminë kulturore të UNESCO-s, Beratin. Më bënë përshtypje të veçantë zhvillimet e realizuara në rrethin e Mirditës, ku Konsulli Nderit Dr. Marianne Graf dhe ekipi i saj kanë arritur të bëjnë gjëra të jashtëzakonshme. Me projektet e saj, të cilat financohen me donacione austriake, ajo ka hapur perspektiva të reja dhe ka rritur besimin për banorët vendas. Vizita jonë u mbyll me një takim me presidentin Bajram Begaj. Ishte një udhëtim mbresëlënës me takime interesante”.
Guvernatori i Styrisë Christopher Drexler është shprehur:
“Shkëmbim i përbashkët me Presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj. Lufta kriminale e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës dhe rritja e pasigurive globale na kanë bërë edhe më të vetëdijshëm për rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar, mirëkuptimit ndërkombëtar dhe partneriteteve në kushte të barabarta. Shkëmbimi i përbashkët me Presidentin Shqiptar si pjesë e një udhëtimi studimor të Partisë Popullore të Styrisë ishte një hap i rëndësishëm për forcimin e mëtejshëm të lidhjeve midis Styrisë dhe Shqipërisë. Ne duam të sigurojmë dhe zgjerojmë bashkëpunimin e besueshëm në terma afatgjatë dhe, në veçanti, të sjellim rajonin fqinj në Ballkanin Perëndimor, i cili është kaq i rëndësishëm për Styria, më tej në Bashkimin Evropian dhe të sigurojmë perspektivën evropiane”.
Gazetari Gjergj Zefi, njëkohësisht edhe administrator i portalit “Pamfleti.net” është dhunuar mbrëmjen e kësaj të marte nga persona të panjohur.
Policia njofton se nga një telefonatë në Sallën Operative ka marrë njoftim se në rrugën “Bardhok Biba”, persona të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta një shtetas.
Sipas policisë së Tiranës “pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se personi i dëmtuar është shtetasi Gjergj Zefi, 52 vjeç (administrator i një portali), i cili aktualisht po merr ndihmën mjekësore.
Me marrjen e njoftimit, është ngritur grupi Hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve” – thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës.