Vrasja në Rrëshen, apeli i Dom Gjergj Metës: Ngjarje të tilla kanë ndikim negativ në jetën e çdo njeriu, lutemi për paqe

Imzot Dom Gjergj Meta ka bërë një reagim në rrjete sociale në lidhje me vrasjen e Martin Bardhit në Rrëshen dhe plagosjen e tre të tjerëve që ishin në një tavolinë me të kur ndodhi atentati.

Teksa bën thirrje që paqja dhe e mira të sundojnë, Ipeshkvi thotë se ngjarje të tilla në një qytet të vogël si ai i Rrëshenit, shenjojnë jetën e çdo njeriu dhe japin një ndikim negativ.

Dje në Rrëshen ndodhi një ngjarje shumë e rëndë që shkaktoi vdekjen e një personi, plagosjen e tre të tjerëve dhe solli tronditje të madhe tek të gjithë ne. Ngushëllime familjes për humbjen e njeriut të tyre e shërim sa më shpejtë të plagosurve! Në një qytet të vogël si i yni, ngjarje të tilla e shenjojnë thellësisht jetën e çdo njeriu, por kanë ndikim negativ dhe sjellin zymti në të gjithë vendin. Ju ftojmë të gjithëve sot, në meshën e orës 17:00, gjatë së cilës do të kremtojmë edhe përkujtimin e Shën Vinçenc de Paolit, që të lutemi për qytetin tonë, në mënyrë që në zemrat e secilit të sundojë paqja dhe e mira. Na jep o Hyj paqen dhe dashurinë tënde”, shkruan ai.

Denoncoi në spak AKSH-shin Kërrcënohet Geni Progmi

Genti Progni me profesion inxhinier informatike dhe programues ka qënë shumë aktiv në denoncimet e bëra në SPAK (Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion) por dhe në media duke bërë përgjegjës AKSH-in Agjencia Kombetare e Shoqerise se Informacionit) për nxjerrjen e informacioneve sensitive të Shqiptarëve vitin e kaluar.

Ja postimi i plotë:

Po! Familja ime eshte ne rrezik!
Ne makinen e vetme ne emer te familjes time (bashkeshortes), ne makinen qe leviz cuni im eshte gjetur nje airtag i vendosur per te pakten 1 jave te cilin e zbulova dje! I vendosur poshte targes se makines ka gjurmuar prej nje jave te gjitha levizjet!

Gjithcka lidhet vetem me iniciativen time per ti cjerrur masken AKSHIT , dyshoj vetem te personat qe une i kam denoncuar! Kam bere denoncimin sipas ligjit dhe po pres organet te bejne detyren, falenderoj per reagimin e shpejt dhe pres te kete rezultate!

Kushdo qe ka guxuar te afrohet kaq shume nuk me tremb aspak! As nuk do me largoje dot nga Shqiperia e as nuk do me mbylle gojen! Pushka top e mua me ka nga pas!!! Shihemi shpejt burracak!!!

Romania mund ta humbë me rezultat zyrtar ndeshjen me Kosovën

Media spanjolle Mundo Deportivo ka shpjeguar skenarin më të errët pas incidenteve në ndeshjen e humbur të Kosovës në Rumani, ku vendasit mund të marrin dënime të ndryshme, ndër to edhe humbja me rezultat zyrtar.

Rumania triumfoi 2-0 ndaj Kosovës, ndeshje në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024 e luajtur në “Arena Nationale” dhe e ndërprerë pasi një grup ultras i “Uniti sub tricolor” shkaktoi pezullimin e përkohshëm të lojës shkaku i një pankarte politike.

Gazeta e njohur spanjolle Mundo Deportivo ka shpjeguar skenarin më të errët pas incidenteve në ndeshjen Rumani – Kosovë, të vlefshme për Grupin I.

“Nëse jo këtë të mërkurë, atëherë në ditët në vijim UEFA do të hapë një hetim të jashtëzakonshëm në lidhje me incidentet që ndodhën mbrëmë në ndeshjen Rumani-Kosovë në Bukuresht”, ka shkruar Mundo Deportivo.

Ndeshja u ndërpre për gati një orë pasi lojtarët kosovarë u larguan nga fusha në minutën e 19-të, kur tifozët rumunë filluan të thërrisnin “Serbi, Serbi!” dhe u shfaq një pankartë “Kosova është Serbi”. Rumania është një nga vendet që nuk e njeh sovranitetin e Kosovës.

Do të duhet të presim përfundimet e seancës, por federata rumune e ekspozon veten ndaj sanksioneve të rënda. Neni 11 i Kodit Disiplinor të UEFA-s thotë se federatat kombëtare janë përgjegjëse për “ndërprerjen dhe braktisjen e fushës”.

Përveç kësaj, neni 14, në lidhje me aktet raciste, thotë qartë se “nëse një ose më shumë anëtarë të një federate fyen ose sulmojnë për arsye racore, fetare, etj.”, ata janë përgjegjës për mbylljen e pjesshme të stadiumit të tyre, përveç një gjobë.

Por, vetë shkrimi lë të hapur mundësinë e mbylljes totale të stadiumit për një ose më shumë ndeshje. Dhe madje edhe humbja e ndeshjes me rezultat zyrtar “3-0”.

Për më tepër, neni 16 i ligjit dhe rendit dhe sigurisë i UEFA-s e mban përgjegjës federatën pritëse për sjelljen e tifozëve të saj. Ndër të tjera, për përdorimin e “gjesteve, fjalëve apo çdo metode tjetër të transmetimit të një mesazhi provokues” dhe veçanërisht atyre me ton politik, ideologjik apo fetar”, shkruan gazeta spanjolle. /Telegrafi