Makina përfundon nën rrotat e kamionit, ka të plagosur

194

Një aksident është raportuar në aksin Prrenjas-Librazhd në Qukës Qendër.

Një makinë është përplasur me një mjet të tonazhit të rëndë.

Bëhet me dije se makina ka përfunduar në poshtë kamionit, ndërsa dy të rinj ndodhen në gjendje të rëndë.

Drejtuesi i mjetit, Xhuljan Çela ndodhet jashtë rrezikut për jetën.