Por urrejtjen që kam parë sot nga serbët në Zveçan, se kisha ndeshur ndonjëherë. Kanë shpuar gomat e makinave të gazetarëve, kanë gjuajtur me gurë, përveç kur kanë kërcënuar drejtpërdrejt.
Sot gazetarët e mediave në Kosovë e Shqipëri janë penguar qëllimisht të mos e bëjnë punën e tyre, që është informimi i publikut.
Gazetarët s’mbajnë në xhepa as molotov, as gurë, asgjë, mbajnë në dorë një mikrofon dhe atë jo duke e fshehur. Kanë pas një kamër dhe operator për të filmuar atë që ndodh. Kjo për t’i shërbyer të vërtetës. Kjo është “arma” e tyre e vetme. Dhe ata që kanë frikë nga kjo “armë” kanë frikë nga e vërteta. Por sado që të mundohen, e vërteta do e gjej mënyrën për të shkuar në vendin e saj.
Vajzat e djemtë e Kosovës (gazetarë, operatorë dhe shoferë) por edhe ata të ardhur nga Shqipëria kanë bërë sot një punë heroike, vazhdojnë ta bëjnë, teksa ishin dhe janë përpara një turme të uritur, që nuk njeh ligj e moral, duke sulmuar ç’ti dalë përpara dhe këta vazhdojnë të raportojnë edhe pse presioni është shumë i madh. Kjo është e vërteta!
Erdogan po shkon drejt mandatit të radhës. Kur janë numëruar mbi 94 përqind e votave në balotazhin e së dielës në Turqi, presidenti aktual udhëheq me 52.43% ndaj 47.57% të rivalit të tij, Kilicdaroglu. Këto rezultate janë publikuar nga “Anadolu” dhe ende nuk janë zyrtare.
Erdogan, 69 vjeç, sfidoi sondazhet e opinionit dhe doli në avantazh me pothuajse pesë pikë epërsi ndaj rivalit të tij, Kemal Kilicdaroglu, në raundin e parë më 14 maj. Atij i mungoi vetëm pak nga 50% i votave të nevojshme për të shmangur balotazhin, në një garë me pasoja të thella për vetë Turqinë dhe gjeopolitikën globale.
Zgjedhjet do të vendosin jo vetëm se kush e drejton Turqinë, një vend anëtar i NATO-s me 85 milionë banorë, por edhe se si qeveriset ajo, ku po shkon ekonomia e saj pasi monedha e saj ra në një të dhjetën e vlerës së saj kundrejt dollarit në një dekadë, dhe forma e politikës së saj të jashtme, e cila e ka parë Turqinë të nervozojë Perëndimin duke kultivuar lidhje me Rusinë dhe shtetet e Gjirit.
Kilicdaroglu, 74 vjeç, është kandidati i një aleance opozitare me gjashtë parti dhe kryeson Partinë Republikane Popullore (CHP) të krijuar nga themeluesi i Turqisë, Mustafa Kemal Ataturk. Kampi i tij ka luftuar për të rifituar vrullin pas tronditjes së Erdoganit në raundin e parë.
Zgjedhjet fillestare treguan mbështetje më të madhe se sa pritej për nacionalizmin, një forcë e fuqishme në politikën turke e cila është ngurtësuar nga vite të tëra armiqësish me militantët kurdë, një tentativë për grusht shteti në vitin 2016 dhe fluksi i miliona refugjatëve nga Siria që nga fillimi i luftës atje në 2011.
Turqia është pritësi më i madh në botë i refugjatëve, me rreth 5 milionë emigrantë, nga të cilët 3,3 milionë janë sirianë, sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme.
Kilicdaroglu, një ish-nëpunës civil, është zotuar se do të tërheqë shumë nga ndryshimet gjithëpërfshirëse të Erdoganit në politikat e brendshme, të jashtme dhe ekonomike turke. Ai gjithashtu do të rikthehej në sistemin parlamentar të qeverisjes, nga sistemi presidencial ekzekutiv i Erdoganit, i miratuar ngushtë në një referendum në 2017.
“Kësaj radhe nuk ka parti politike në fletëvotim dhe fleta nuk është një metër. Janë vetëm dy kandidatë dhe meqenëse populli ynë do të votojë vetëm për këtë, besoj se votimi i sotëm do të përfundojë shumë shpejt. Për herë të parë në historinë e demokracisë turke, ne jemi dëshmitarë të një raundi të dytë të zgjedhjeve presidenciale. Në të njëjtën kohë, nuk ka asnjë zgjedhje tjetër në historinë e botës që të ketë një pjesëmarrje kaq të lartë, prej 90%”, tha Erdogan.
“Të dashur anëtarë të shtypit, ftoj të gjithë qytetarët tanë në kutitë e votimit që më në fund demokracia dhe liritë e vërteta të vijnë në vendin tonë për të hequr qafe shtypjen dhe një regjim autoritar. Të gjithë le të japin votën e tyre dhe pastaj të mbrojnë kutitë e votimit. Sepse këto zgjedhje po bëhen në kushte shumë të vështira. Ndaj nesh u ndërmor një fushatë e tërë shpifjesh. I besoj ndërgjegjes së përbashkët të popullit tonë. Demokracia dhe liria me siguri do të vijnë në këtë vend. Njerëzit do të mund të ecin rrugëve të tij në paqe dhe të kritikojnë politikanët si të duan”, tha Kilicdaroglu.
-Ta kërkosh te keqen e serbeve ne Kosove, është njësoi si ai qe godet samarin kur nuk ka çfarë ti beje gomarit ! –
Ne Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Patok, komuna këto ne veri te Kosovës, dje dt.26 maj, pati trazira nga serbet e kesaj zone , te cilët nuk lejonin te hynin ne zyrat e komunave kryetaret shqiptare te zgjedhur me vote ! U detyrua ndërhyrja e policisë se Kosovës, qe ta dominonte situatën, ku nuk mungoi as gazi lotsjellës si dhe zhbllokimi i rrugëve duke ndërhyrë mjetet e policisë ndaj kamionëve qe kishin vene serbet ! Televizionet e ndihmuan opinionin publik ti ndiqte ngjarjet deri ne detaje ! Aq sa mund te flitet për dhune, ajo u provokua nga serbet te cilët nuk kursyen as breshëritë e armeve ne distance ! Diplomatet ne Prishtine janë ne te drejtën e tyre ti bëjnë deklaratat si ata vete i gjykojnë ndaj dhe po presim dëshmitë e dhunës se ushtruar nga Qeveria e Kosovës,qe këta e akuzojnë për ndërhyrje te dhunshme ! Po i presim, pasi me aq sa na ofruan televizionet, policia e Kosovës veproi e rezervuar dhe me kujdesshme se sa policia ne Paris! Mundet qe diplomatët te kenë pamje dhe informacione te tjera !
Deklarata e diplomateve ne Kosove ishte e forte dhe e para deri sot e kesaj natyre, ne historinë e derisotme 24 vjeçare te çlirimit saj, qershor 1999, qe e godet kaq ashpër Qeverinë e Kosovës ! Tani qe Kosova nuk ka fuqi as politike dhe as diplomatike qe te kundërshtojë deklaratat e diplomateve te shteteve vendimmarrëse, kur ajo ka rezerva ndaj tyre, kjo dihet ! Por kjo nuk do te thotë aspak qe, për rrethana dite e per nevoja dite, Qeveria e Kosovës te dënohet se u kërkon serbeve qe tu nënshtrohen ligjeve te Kuvendit te Kosovës, si qytetare te Kosovës qe janë ! Ne cilin vend te botes tolerohet një situate e tille si ne veri te Kosovës, prej 24 viteve, ku serbet nuk lejojnë Qeverinë te vendose autoritetin e saj edhe ne ketë pjese ?! Si ka mundësi qe ndërsa për çlirimin e Kosovës nga okupimi rreth njëshekullor serbe, u deshën dy vite lufte, ndërsa për te vendosur administrimin ne pjesën veriore te Kosovës kaluan 24 vite dhe është bere një vrime ne ujë ! Edhe sa vite i duhet te presin Kosovës, qe te administroje territorin e saj si çdo shtet tjetër i botes demokratike ! Shqiptaret e Kosovës nuk kane lindur qe te jetojnë si arsye e regjimeve te Serbisë, dhe as te bëhen eksperimente me shtetformimin e shtetadministrimin e tyre !
Shqiptaret e Kosovës dhe ne tërësi kombi shqiptar nuk e harrojnë kontributin e Perëndimit ne vitin 1999, për ta çliruar nga regjimi i pergjaksheshm dhe shfarosës i Sllobodan Millosheviçit ! Ne jete te jete, kjo nuk mund te harrohet nga shqiptaret ! Por ama kjo nuk do te thotë qe shqiptaret e Kosovës edhe pas 24 viteve nga ky çlirim, te vazhdojnë tu bëjnë amine serbeve ne veri dhe Beogradit qe nuk e duan Kosovën e pavarur, pon nen hyqmin e tyre ! A mundet te na thonë diplomatet dhe kushdo qe tjetër qe gjykon se përgjegjësia për ketë gjendje është e Qeverise se Kosovës, qe cili është borxhi qe shqiptaret e Kosovës dhe Qeveria e tyre u kane serbeve ne veri ?
A mundet te na thonë diplomatet dhe kushdo qe tjetër qe gjykon se përgjegjësia për ketë gjendje është e Qeverise se Kosovës, se ne cilin shtet te botes pakicat kane me shume te drejta se sa serbet e Kosovës ! A mundet te na thonë diplomatet dhe kushdo qe tjetër qe gjykon se përgjegjësia për ketë gjendje është e Qeverise se Kosovës, se pse ata nuk ngrëne një komision verifikimi te pavarur te situatës ne terren atje ku jetojnë serbet, dhe ti tregojnë mbare botes se si shqiptaret “neperkembin” serbet ! Një gjë është e vërtetë si drita e diellit: E keqja e Serbeve nuk ka qene, nuk është dhe nuk do te jete Kosova ! Ta kërkosh te keqen e serbeve ne Kosove, është njësoi si ai qe godet samarin kur nuk ka çfarë ti beje gomarit !
Nëse kohët e fundit marrëdhënia me partnerin/en ishte ftohur paksa, sot gjithçka do marrë një tjetër drejtim. Do flisni hapur dhe do sqaroni çdo keqkuptim. Për beqarët nuk është momenti i duhur për të filluar angazhime serioze. Prisni edhe pak kohë më tepër. Perspektivat financiare janë goxha të mira.
Demi
Nëse partneri/ja juaj tregohet i/e rreptë me ju dhe e tepron me ngritjen e zërit tregojani menjëherë vendin, mos prisni që situata të ndërlikohet edhe më shumë. Beqarët me shumë gjasa do nisin një histori dashurie të sinqertë dhe të bukur. Situata financiare do jetë shqetësuese, kujdes me shpenzimet.
Binjakët
Ditë shumë e zakonshme dhe pa asgjë të veçantë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do vazhdoni ta jetoni jetën ashtu si t’iu vijë. Beqarët do kenë një ditë të mbushur me takime dhe emocione. Në planin financiar mos dëgjoni këshillat e të tjerëve, por veproni ashtu si ju mendoni në mënyrë që ta përmirësoni këtë sektor.
Gaforrja
Do jeni shumë kërkues ndaj partnerit/es tuaj sot dhe nuk do kënaqeni me aq sa ai do iu japë. Mendohuni njëherë se sa i keni dhënë ju atij. Beqarët nuk duhet të pranojnë asnjë takim për sot sepse personat që do ua kërkojnë këtë nuk do jenë të përshtatshëm për ta. Në planin financiar do filloni ta përmirësoni buxhetin.
Luani
Kujdes me xhelozinë e tepruar gjatë kësaj dite sepse mund të keni probleme serioze me partnerin/en. Mos kërkoni ta detyroni atë të qëndrojë vetëm pranë jush, por lëreni të dalë edhe me miqtë e ngushtë. Beqarët do vazhdojnë të jenë në kërkim, por nuk do e gjejnë personin e duhur. Financat do jenë në gjendje shumë më të mirë nga sa mendohej.
Virgjëresha
Edhe pse keni një lidhje të gjatë me partnerin/en tuaj, sot duhet të bëni kujdes me ato që do thoni. Ai që keni në krah nuk do jetë në humor të mirë dhe mund t’iu keqkuptojë. Beqarët nuk do kenë një ditë të favorshme dhe nuk do arrijnë të krijojnë lidhjen që kanë ëndërruar. Financat do përmirësohen ndjeshëm.
Peshorja
As mos e mendoni ta tradhtoni partnerin/en tuaj gjatë kësaj dite sepse reagimi i tij nuk do iu pëlqejë aspak. Nëse nuk e doni më mirë ja shprehni drejtpërdrejtë. Beqarët do kenë takime të ndryshme, por asnjeri nuk do ua mbushë mendjen aq sa për të krijuar një lidhje. Në planin financiar duhet të bëni shumë sakrifica.
Akrepi
Ditë e mbushur me surpriza të shumta kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Shfrytëzojeni ditën deri në sekondën e fundit dhe pranoni të bëni ndonjë çmenduri të vogël. Beqarët do kenë dashuri me shikim të parë. Situata financiare do jetë e favorshme edhe për të kryer ndonjë shpenzim më tepër.
Shigjetari
Një klimë goxha e ngrohtë do mbizotërojë gjatë kësaj dite në jetën tuaj sentimentale. Do e keni më të lehtë të flisni lirisht me partnerin/en dhe do i shprehni ndjenjat që para disa kohësh nuk keni mundur. Beqarët duhet të presin edhe disa ditë për të gjetur dashurinë. Financat nuk do jenë në gjendjen më të mirë, bëni mirë të kujdeseni për shpenzimet.
Bricjapi
Dita e sotme do jetë e mirë për të dashuruarit edhe pse pasioni nuk do jetë aq i zjarrtë sa mendohej. Përfitoni për të folur me partnerin/en mbi të ardhmen. Beqarët do kenë shumë sukses në dashuri dhe do e gjejnë personin që do iu përshtatet më së miri. Në planin financiar do arrini të kryeni investimet e duhura dhe situata do jetë serish jo problematike.
Ujori
Planetët nuk do kenë ndikim shumë të madh gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift, prandaj ju mund të bëni atë që dëshironi në mënyrë që ambienti të ngrohet më tepër. Beqarët do mbështeten gjithë kohës nga Marsi dhe do takojnë personin e ëndrrave. Rrethanat do jenë të përshtatshme edhe për të përmirësuar buxhetin.
Peshqit
Do bëni çmos që ta ruani qëndrueshmërinë dhe harmoninë në jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite. Edhe partneri/ja, pavarësisht se nuk do ketë shumë kohë të lirë, do mundohet t’ua bëjë qejfin. Beqarët do kenë takimin që aq shumë kanë pritur dhe do ndihen më së miri. Financat do jenë të mira, kështu që mund të kryeni investimet që keni menduar.
Miliona njerëz në botë dërgojnë dhe marrin me miliarda mesazhe gjatë ditës me aplikacionin WhatsApp, i cili është duke bërë gati një ndryshim të madh.
WABetaInfo ka zbuluar se aplikacioni në pronësi të META-s po punon për të bërë të mundur përdorimin e tij edhe pa numër telefoni. Përdoruesi do të jetë në gjendje të vendosë një emër unik pa dhe ta përdor atë pa pasur nevojë për një numër telefoni.
“Për këtë ndryshim është ende duke u punuar dhe nuk është akoma gati për përdoruesit. Kjo do t’i japë mundësi përdoruesve që të mos zbulojnë numrat e tyre të telefonit kur komunikojnë me bizneset”, shkruan WABetaInfo.
Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani ka raportuar këtë të premte (26 maj) në Komisionin e Ligjeve në lidhje me punën e kryer gjatë vitit 2022 nga institucioni që ai drejton.
Në fjalën e tij, Dumani u shpreh se përgjatë vitit 2022 është rritur numri i hetimeve në çështjet e korrupsionit në nivelin e zyrtarëve të lartë, ku janë dënuar 4 zyrtarë të lartë.
“Gjatë vitit 2022 Janë dhënë 4 vendime dënimi me 4 persona të dënuar për ish-zyrtarë të nivelit të lartë. 2020-2022 janë hetuar 24 procedime penale me 24 persona nën hetim ndaj ish-zyrtarëve të nivelit të lartë. Janë dërguar në gjykatë 8 procedime penale me 8 të pandehur ish-gjyqtarë, 3 procedime penale me 3 të pandehur ish-prokurorë, 1 procedim penal me 2 të pandehur ish-deputetë, 1 procedim penal me 1 të pandehur ish-zv.ministër, 1 procedim penal me 1 të pandehur anëtare KPK, 4 procedime penale me 4 të pandehur ish-kryetar bashkie”, tha Dumani.
Ndalur te gjendja e kriminalitetit në vend, kreu i SPAK u shpreh se ka një sofistikim të grupeve kriminale, teksa shtoi se tashmë grupet e strukturuara kriminale të drejtuara nga shtetas shqiptarë, po konsiderohen si grupe kriminale me një ndikim të rëndësishëm në tregjet ndërkombëtare të drogës.
Sipas Dumani, shqetësues mbetet fakti se në Dubai qëndron një numër i lartë të kërkuarish si të përfshirë në krim të organizuar, por që nuk mund të ekstradohen drejt vendit tonë për shkak të mungesës së një marrëveshje ekstradimi me Emiratet e Bashkuara Arabe.
“Gjatë hetimeve të grupeve kriminale, vihet re një rritje e sofistikimit të kryerjes së veprave penale, komunikimi mes anëtarëve të organizatës, lidhja me organizata ndërkombëtare kriminale dhe format e pastrimit të produkteve të veprës penale. Tashmë grupet e strukturuara kriminale të drejtuara nga shtetas shqiptarë po konsiderohen nga agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare si grupe kriminale me një ndikim të rëndësishëm në tregjet ndërkombëtare të drogës, kryesisht kokainës dhe kanabisit. Grupet kriminale të drejtuar nga shqiptarë kanë arritur të kenë qasje të drejtpërdrejtë me vendin e origjinës së kokainës duke krijuar lidhje të fortë me grupet kriminale në vendet e Amerikës Latine. Është kthyer në problem fakti që në Dubai qëndron një numër i lartë të kërkuarish me masën e sigurisë ‘arrest në burg’ në kuadër të krimit të organizuar për të cilët nuk po jepet ekstradimi nga autoritete në Emiratet e Bashkuara Arabe në mungesë të një marrëveshje ekstradimi”, u shpreh Dumani.
Po ashtu, Dumani u shpreh se ende nuk është plotësuar organika e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), pasi janë ende edhe 3 vende vakante për prokurorë të posaçëm dhe 27 punonjës të administratës civile.
“Në lidhje me rekomandimin e përmbylljes së plotësimit të vendeve vakante në SPAK dua të them se gjatë vitit 2022 është përfunduar procesi i rekrutimit të 32 hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, duke finalizuar në këtë mënyrë, plotësimin e kësaj strukture me emërimin e 60 hetuesve pranë BKH. Sidoqoftë, organika mbetet ende e paplotësuar, ku ka ende vende vakante për 3 prokurorë të posaçëm dhe 27 punonjës të administratës civile”, deklaroi Dumani.
Rreth orës 18:00, salla operative e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër ka marrë njoftim se në lagjen “Tre Heronjtë”, në hostelin ku banonte me qira, është gjetur nga nëna e saj, pa shenja jete, shtetasja A. N., 36 vjeçe, banuese në Texas, SHBA.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor dhe nga këqyrja paraprake e trupit të 36-vjeçares, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasja A. N. ka humbur jetën, për shkak të një mbidoze ilaçesh.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Forumi Rinor i koalicionit Bashkë Fitojnë në Kamzë ka lajmëruar zhvillimin e një proteste paqësore përballë ambienteve të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.
“Ju bëjmë me dije se ditën e Enjte, datë 18.05.2023 nga ora 11.00, përballë ambienteve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga ana e Forumit Rinor të koalicionit “BASHKE FITOJMË”, do të zhvillohet një protestë paqësore për kundërshtimin e procesit zgjedhor të mbajtur në Kamzë më datë 14.05.2023”, thuhet në njoftim.
Sali Berisha nuk i njeh përgjegjësi vetes në humbjen e thellë të 14 majit. Tashmë do të shohim sesi do të reagojnë deputetët e kësaj partie.
A do të mbajnë qëndrim ndaj Sali Berishës? A do reagojnë këta deputetë, apo do përulen përballë Berishës?
Deri më tani askush se ka marrë guximin të përballet me Sali Berishën, me ide, me argumenta, me frymë tjetër. Të gjithë janë tëhequr dhe përballë Sali Bërishës lanë Ibsen Elezin. Por ai ose ajo që do të marrë guximin të përballet me Berishën, mund të jetë lideri i kësaj partie. Sepse e kemi parë se çfarë ndodh kur “lider” bëhet dikush që nuk bën asnjë betejë, por i dhurohet karrigia e kryetarit. (rasti Basha).
Shqiptarët i dhanë një mesazh Lidershipit të PD-së. Tashmë u takon atyre ta shohin me objektivitet çfarë ka ndodhur në 14 maj. Shqiptarët nuk duan më rrotacion, duan ndryshim mentaliteti politik, duan një frymë ndryshe. Nuk duan të çojnë në opozitë një parti për të sjellë një tjetër në pushtet, e cila ka të njëjtën filozofi si qeveria e Ramës. Hajde në pushtet e pasurohu vetë. Shqiptarët kërkojnë të dalin nga rrethi vicioz që kanë 32 vite që rrotullohen. Shqiptarët po duan t’I japin PD-së armën më të fortë përballë qeverisë së korruptuar të Edi Ramës, frymën e re. Dhe kjo frymë do u kthejë njerëzve besimin, shpresën për të mundur Ramën.
Patjetër që kjo makineria elektorale e PS vjedh, bën presion, kërcënon për votë, për vendin e punës etj, por nëse sheh rezultatet, PS ka të njëjtat vota si në 2021-in. Është opozita ajo që duhet të analizojë se ku i shkuan 200 mijë vota në krahasim me 2021-in dhe pse nuk e votuan më? Duhet të analizojë se pse nuk del të votojë elektorati gri?
Nëse nga PD, s’guxon njeri t’i dalë përballë Berishës, atëhërë është URGJENCË KOMBËTARE, krijimi i një alternative të re të djathtë. Shqiptarët s’mund të mbeten peng i një individi dhe dëshirës së tij për të mos lexuar vullnetin e shqiptarëve siç duhet.
Krijimi i një alternative të re do i jepte mundësi shqiptarëve të votonin në masë ndaj një qeverisje që tashmë korrupsionin dhe vjedhjen e bën hapur, në ditën me diell. (rasti flagrant i inceneratorëve, etj)
Dhe ata që kanë shpresë se Lulzim Basha mund të kthehet, po thellojnë edhe më shumë krizën e kësaj force politike. Lulzim Basha është një kapitull i mbyllur për shqiptarët, pasi shoqëria jonë s’mund t’i japë shansin një njeriu që ka vërtetuar që nuk di të bëj marrëveshje, nuk di të marrë vendime, madje kur i merr ato, dalin në favor të Ramës. (rasti i djegies së mandateve, bojkoti i zgjedhjeve vendore 2019).
Prandaj të dy përkrahësit e grupimeve Berisha e Basha, duhet të kuptojnë sa më parë, se nëse duan të vijnë në pushtet, duhet të vrasin kultin e individit dhe të kuptojnë që e ardhmja është ide, punë, program, shpresë, frymë e re.
Sot Shqipëria më shumë se asnjëhërë ka nevoje për t’i dalë Zot, për të mos e lënë të shkojë në një hartë nga veriu në jug, mavi, pasi rrezikohet që Rama në 2025-ën, të marrë i vetëm aq deputetë sa të bëj i vetëm ndryshime kushtetuese. Pastaj vaj halli!
Viti 1150 para Krishtit: Gideoni, kreu i ushtrisë prej 32 mijë vetash, pyeti Zotin: si mund ta fitoj betejën? Zoti iu përgjigj: Zbrite ushtrinë te uji. Të gjithë ata që do të shtrihen barkas e do pinë ujë me gjuhë, siç lëpijnë qentë, do t’i ndash nga ata që do të pinë duke marrë ujin me dorë e me sytë nga horizonti. Dhe numri i atyre që e pinë ujin nga grushti ishte 300. Të gjithë të tjerët pinë duke u shtrirë barkazi si qen dhe Gideoni i largoi.
E kështu me ata 300 luftëtarët fisnik, beteja u fitua kundër ushtrisë armike me 135 mijë veta. Rreth 600 vjet më vonë – viti 480 para Krishtit: 300 spartanë, nën drejtimin e Leonidas, zmbrapsën ushtrinë persiane me mbi 100 mijë ushtarë në Betejën e Thermopoles (greqisht për “portat e nxehta.”). Ushtria perse u përplas e mësym mbi portat e nxehta ashtu siç përplasen dallgët e oqeanit me shkëmbinjtë në breg të detit, por spartanët i zmbrapsën.
Kserksi, i frustruar nga përparimi i ngadaltë i ushtrisë së tij, dërgoi njësitë e tij të famshme, të njohura si “Të Pavdekshmit”, por as këta të pavdekshëm nuk ia dolën dot. Pas tradhtisë së Ephialtes, për një kalim të fshehtë, Mbreti Leonidas i Spartës mori vendimin për të vazhduar e mbrojtur kalimin me 300 ushtarët e tij elitë. Burrat luftuan derisa u thyen shtizat. Pasi u thyen shtizat, ata luftuan derisa u thyen shpatat. Dhe sapo shpatat e tyre u thyen, ata përdorën mburojat e tyre si armë derisa më në fund u vranë nga mijëra shigjetat e lëshuara mbi ta. Edhe sot arkeologët vazhdojnë të gjejnë maja shigjetash në grykën e Termopoles.
Historia është mësuesi më i mirë për çdo epokë. Nuk ka asgjë të re nën diell. 300 luftëtarët e Gideonit dhe 300 spartanët e Leonidas shkruan historinë duke u transmetuar qindra e qindra brezave të mëvonshëm mesazhin se asgjë nuk është pamundur. Se pengesat mund të kapërcehen sado të mëdha të jenë ato, se vendi mund të bëhet pavarësisht çdo vështirësie, se betejat ushtarake, elektorale, ideore, transformuese, progresive, mund të fitohen, por vetëm e vetëm me njerëz fisnik, që sytë i mbajnë nga e ardhmja e që nuk përkulen barakzi e lëpijnë si qen.
Lëpirësit, në çdo parti, institucion, organigramë shtetërore, kulturore e shoqërore, kanë humbur betejat e vendit tonë për zhvillim e begati. 300 shqiptarë me integritet do e ndryshonin dhe shkruanin historinë e këtij vendi. Ka ndodhur më parë në botë, ka ndodhur edhe te ne në të kaluarën, urojmë të ndodhë sa më shpejt edhe në të ardhmen.