“Të fortët” në zgjedhje, Arjan Çani plas deklaratën: Ju tregoj qytetet ‘delikate’ ku do ndërhyjnë për të ndryshuar rezultatet

Gazetari Arjan Çani ka deklaruar se ndërhyrja e të fortëve në zgjedhje ka prirje për të ndikuar në rezultatin e Elbasanit.

Gjatë një interviste televizive, Çani shprehet i bindur se “të fortët” e dinë se ku është pjesa delikate dhe do shkojnë dhe veprojnë për të ndryshuar 3-4% të votave të nevojshme për të diktuar rezultatin.

Ndërhyrja, thotë ai, mund të realizohet përmes shandazheve, ose me blerje, ose me tërheqje të kartave të identitetit.

Pjesë nga debati:

Çani: E vetmja gjë që unë nuk kuptoj në këtu është…. Sigurisht, ky sondazh nuk merr parasysh edhe ndërhyrjen e të fortve në zgjedhje. Se duhet shpjeguar një gjë, në nuk dim se kush i kontrollon sot të fortët e Elbasanit. Ata që përveçse bëjnë sherre dhe vrasin njeri-tjetrin, sigurisht që thirren edhe nga politika dhe për të ndërhyrë në zgjedhje.

Duma: E pranon zoti Noka që ka lidhje me të fortët e Elbasanit.

Noka: Unë skam punë me asnjë. Pse? Unë o marrë votë qytetari, se për votë të fortësh unë kurrë nuk kam kërkuar dhe as kam ndër mend.

Çani: Në disa zona të Shqipërisë ne e dimë që veprojnë të fortët… Unë nuk jam person që merrem me kronikën e zezë, por Elbasani e dimë që ka një background. Kjo është e vërteta përtej të gjithave.

Duma: Njerëzit mundet që në disa zona të Shqipërisë që ne e njohim nga kënde të ndryshme politikën dhe votimin, ta dinë se ku influencojnë grupet kriminale. Unë mendoj se shqiptarët janë shumë të qartë për disa gjëra. Pse nuk e dinë elbasanllinjtë se ku influencohet, shkaqet e presionit, tensionet e grupeve janë aty. I dinë ata.

Çani: Dhe unë kur flas nuk flas për qytetarët. Të fortët kur ndërhyjnë në zgjedhje nuk ndërhyjnë tek qytetarët e thjeshtë. Ata e dinë se ku është pjesa delikate dhe aty shkojnë dhe veprojnë. Ose përmes shandazheve, ose me blerje, ose me tërheqje të kartave të identitetit. Tani unë nuk jam arrogant të them po bëjnë vjedhje massive. Jo, këtu mjafton që 3-4%, madje në bazë të shifrave edhe 2% të ndryshosh dhe e merr.

FOTO/ U ekzekutua me armë zjarri në lokalin e tij në Shëngjin, kush është biznesmeni Ardian Nikulaj, kandidat për këshill bashkiak në listat e PSD (DETAJET)

Ky është që shikoni në foto është Ardian Nikulaj, biznesmeni i njohur që u ekzekutua ditën e sotme me armë zjarri në lokalin në pronësi të tij në pedonalen e Shëngjinit.

FOTO/ U ekzekutua me armë zjarri në lokalin e tij në

Mësohet se Nikulaj ishte kandidat në listat e Partisë Social Demokrate për këshillin bashkiak të Lezhës.

Ndërkohë që në zgjedhjet parlamentare të 2021-it ai kishte kandiduar edhe për deputet në emër të së njëjtës forcë politike.

Video ekskluzive: Sherri te “Partizani”, momenti kur viktima Stiven Toshkëzi largohet me vrap

Momenti kur Stiven Toshkëzi largohet me vrap pasi u godit me thikë pak pas mesnatës së djeshme, është kapur nga kamerat e sigurisë së një ambienti pranë rrugës “4 Dëshmorët” në Tiranë. Si pasojë e plagëve të marra, Toshkëzi do të ndërronte jetë disa orë më pas në spital. Në pamje duket momenti pas sulmit, kur Toshkëzi vrapon për t’iu ikur sulmuesve, njëri prej të cilëve e ndjek me vrap për disa metra, por më pas ndalon dhe kthehet.

Pak orë pas ngjarjes, policia arriti të arrestonte një prej autorëve të vrasjes 20-vjeçarit. Në pranga përfundoi 18-vjeçari Ensi Maze, ndërkohë që është ende në kërkim bashkëmoshatari i tij, Axel Hoxhaj.

Sipas burimeve, sherri mes të rinjve kishte nisur për një vajzë, ndërsa përfundoi tragjikisht me vdekjen e njërit prej tyre.

https://youtu.be/0J9yc0AjXZ0

Plagosen 3 efektivë policie, dalin detajet e minutës së fundit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të martë në Kosovë, ku mbetën të plagosur 3 efektivë policie si shkak i përndjekjes së një drejtuesi automjeti i cili po ngante makinën mbi normat e lejuara të shpejtësisë, autori është përplasur me makinën e tyre.

Policët u dërguan me urgjencë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën ndërkohë që i dyshuari është shoqëruar në komisariat për të verifikuar nëse ka qenë i dehur në momentin e aksidentit.

Tritol në banesën e babait të armikut të përbetuar të Ervis Martinajt, policia zbardh dy pistat e hetimit (Detajet)

Mëngjesi i kësaj të marte ka terrorizuar banorët në një pallat të zonës së Freskut, ku mendoj se banonte babai i Leonard Dukës, i njohur si kreu i klanit Duka.

Burime bëjnë me dije se policia po heton nëse tritoli mund të jetë një mesazh nga grupet kriminale rivale për shkak të konflikteve të vjetra të dy djemve të 60-vjeçarit.

Ata kanë pasur disa herë përplasje me grupin e Ervis Martinajt. Saga e përplasjeve ka nisur pikërisht me rrëmbimin dhe dhunimin e Muhamet Dukës nga ana e Ervis Martinajt disa vite më parë.

Më pas vëllezërit Duka dyshohet se u hakmorën duke vrarë mikun e Martinajt, ish policin Santiago Malkos.

Pista e dytë ku po hetohet është ajo e një inskenimi të mundshëm nga vëllezërit Duka për të shmangur ekstradimin nga Belgjika për llogari të drejtësisë shqiptare.

VIDEO/ Hoxhë Mazllami shfaqet duke përdhosur flamurin kombëtar: Kjo është leckë, ne nuk adhurojmë shqiponja

Një video është bërë virale në rrjet, në të cilën hoxha nga Prizreni Mazllam Mazllami shfaqet duke përdhosur flamurin shqiptar. Video po qarkullon me shpejtësi në rrjet, ndërsa ky veprim i Hoxhës është mjaft i pahijshëm.

Ai shfaqet në video me flamurin shqiptar në dorë teksa e quan arnë edhe leckë. Ai thotë se shqiptarët janë myslimanë ndaj nuk duhet të adhurojnë shqiponja.

“Kjo është arrnë, leckë, bezë. Këta kur e kemi qitë për 28 Nëntorin… Edhe mos me qitë hiç, kurrgja s’bahet kijameti.

Populli ynë, populli shqiptar janë muslimanë 80%, e njohin ma paganizmin çka është. Na nuk adhurojmë shqiponja, nuk adhurojmë zogj”, thotë hoxhë Mazllami.

Pasi video u bë virale, Mazllami reagoi duke thënë se video u shkëput qëllimisht nga disa persona që ia duan të keqen.

“Të nderuar vëllezër dhe motra: Video e cila është duke qarkulluar në disa portale nuk është e plotë, është shkëputur qëllimshëm nga disa dashakeqës. Kjo është deklarata e plotë e imja rreth qëndrimit tim për flamurin kombëtar. Patriotizmi (Flamuri kombëtar) – dashuria ndaj atdheut”, shkroi ai.

Mazllami ka publikuar videon e plotë të realizuar në vitit 2022 me rastin e festave të nëntorit.

https://youtu.be/G-SmDsoEwHA

A e dini pse burrat shqiptarë e kanë zakon të shkëmbejnë duhan me njëri-tjetrin

Ndërrimi i duhanit ka qenë gjithmonë një shenjë respekti i ndërsjelltë mes burrave shqiptar.

Për burrat, të cilët kryenin detyra shoqërore me rëndësi si: pjesmarrja në kuvendet e fshatit ose të krahinës, angazhimi në zgjidhjen e konflikteve të shumëllojshme, administrimi i çështjeve ekonomike e socialkulturore të familjes ose i problemeve të veçanta të fisit etj, ishte gati e domosdoshme pirja e duhanit.

Më saktesisht, ata shfrytëzonin me kujdes mundësitë që u jepte servirja e duhanit, ndezja ose thithja e llullës apo e çibukut për të “peshuar” me maturi e për të gjetur fjalën e duhur edhe për situatat më të ndërlikuara, për çështjet më delikate.

Ftesa që një burrë i bënte një tjetri për “të ndërruar duhan” simbolikisht nënkuptonte kërkesën për të biseduar për një çështje serioze.

Në shoqërinë shqiptare deri në fillim të shekullit XX, sidomos në pjesët e saj që banonin në krahinat fshatare, nuk kishte ose kishe fare pak njësi shërbimi të tilla si kafene, restorante etj.

Burrat përgjithësisht takoheshin në rrugë rastësisht ose si rastësisht.

Kur një burrë e ftonte dikë që takonte në rrugë me shprehjen “a ndërrojmë një duhan”, tjetri e pranonte ftesën pothuajse në çdo rast.Kjo ndodhte sepse, ndërkohë që pinin duhanin e njëri-tjetrit, burri që ftonte çelte një bisedë për ndonjë çështje të rëndësishme ekonomike që kishte të bënte me familjet ose fiset e tyre, për ndonjë fejesë, për tejkalimin e konflikteve të caktuara e deri për faljen e gjakut.

Kësisoj ftesa “për ndërrim duhani” përcillte mesazhe simbolike shumë të rëndësishme dhe njëherazi nuk vinte në pozitë të nërenditur asnjërën palë, pasi asnjëra palë nuk qeraste tjetrën, por thjesht ndërronin duhanin, duke qenë në pozita krejt të barabarta, çka konsiderohej diçka shumë e rëndësishme për malësorët shqiptarë.

Çadrën dhe xhupin me vete, moti i keq “mbërthen” vendin 5 ditët e ardhshme

Ditët e ardhshme Shqipëria do të jetë nën sundimin e një moti të keq me reshje të shumta shiu e shtrëngata.

Shërbimi Meteorologjik ka publikua hartën për 5 ditët e ardhshme ku vihet re se moti do të jetë i paqëndrueshëm. Por, nuk do të mungojnë edhe alternimet e herëpashershme me kthjellime.

Gjatë pesë ditëve në vijim, vranësirat kryesisht në orët e mesditës dhe ato të pasdites do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar.

Reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave por lokalisht ato do të jenë edhe në formën e stuhive dhe rrebesheve afatshkurtër shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.


Duke filluar nga dita e Premte parashikohet një përmirësim gradual i kushteve atmosferike. Moti parashikohet kryesisht me kthjellime por përsëri vranësirat e mesditës dhe pasdites shoqëruar me reshje shiu të dobta dhe lokale.

Publikimi i dokumenteve amerikane, zbardhen sekretet e errëta të…

Pas “tradhtisë” së Serbisë, që thuhet se ka dërguar armë në Ukrainë, Putin duket se po merr “thika pas shpine” nga aleatët, radhazi pa ndalim. Këtë herë është Hungaria, që mund të ketë lejuar armët për Ukrainën të kalojnë nëpër territorin e saj, sipas një raporti në lidhje me dokumentet sekrete të SHBA-së, të zbuluara së fundmi.

“Dokumentet e SHBA-së tregojnë se Hungaria, e cila ndan një kufi të vogël me Ukrainën, mund të jetë duke lejuar fshehurazi aleatët të përdorin hapësirën e saj ajrore për të lëvizur armët në fushën e betejës pavarësisht premtimeve për të ndaluar transferime të tilla”, raportoi “Politico”.

Por është shumë më interesante që Kroacia përmendet për herë të parë në dokumentet e zbuluara, si një nga vendet e shumta që ofron ndihmë ushtarake për Ukrainën. Një nga dokumentet e zbuluara përshkruan në detaje planin e pilotëve ukrainas për të fluturuar me helikopterë të dhuruar nga Kroacia në Ukrainë “përmes hapësirës ajrore hungareze”.

Nëse është i vërtetë, ky informacion tregon jo vetëm se Hungaria po transporton armë përmes territorit të saj, por kundërshton raportet e mediave se helikopterët do të transferohen në rrugë tokësore ose ajrore në Poloni.

“Politico” këtu i referohet një artikulli nga “Jutarnji List”, i cili njoftoi se mbërritja e UH-60M Black Hawk në Kroaci mundësoi daljen nga funksioni të një pjese të flotës Mi-8 të Forcave Ajrore Kroate në vitin 2022.

Për këtë arsye, Kroacia vendosi se 14 helikopterë të saj së shpejti do të transferohen në Poloni për t’iu dorëzuar forcave të armatosura të Ukrainës. Zyrtarët hungarezë dhe kroatë nuk iu përgjigjën kërkesave për koment lidhur me rastin.

“Unazën 8 mijë euro e hodha në puset”/ Rezart Veleshnja përlotet teksa rrëfen historinë e dashurisë

Rezart Veleshnja ishte së fundmi i ftuar në “Ftesë në pesë”, ku u përlot teksa tregoi një pjesë nga historia e tij e dashurisë. I pyetur se nëse ka bërë ndonjëherë ndonjë dhuratë për të cilën është penduar, aktori tregoi se i ka blerë ish-të dashurës një unazë 8 mijë euro dhe më pas e ka hedhur në një pusetë në Washington.

“Një unazë, po e kam hedhur në pusetë në Washington. Ka dalë në portale. 8 mijë euro unazë. Më vjen shumë keq për veten, është faji im”, tha ai i përlotur teksa Bieta e përqafoi.

Kujtojmë se Rezarti na rikujtoi lidhjen që ka pasur me një vajzë ku bëri publike tradhtinë e saj.