Gangsterja e Devollit merr në qafë shefin e krimeve, Pashk Syziu përjashtohet nga policia pasi piu dhe u harbua me Deizin në zyrë, ajo e urdhëroi të rrihte në sy të saj çunat që kishte bërë sherr

Gangsterja e Devollit Deizi Arapi merr në qafë shefin e krimeve në komisariatin e Devollit, Pashk Syziu, i cili është përjashtuar nga radhët e policisë së shtetit. Ky është një fund që Syziu nuk e kishte menduar.

Syziu akuzohet për shkelje të Kodit të Etikës së Punonjësit të Policisë së Shtetit gjatë përmbushjes së detyrës, pasi është konstatuar në paligjshmëri administrative me detyrat funksionale të punonjësit të Policisë së Shtetit dhe ka kryer veprime arbitrare, në tejkalim të kompetencave ligjore, gjatë trajtimit të një çështjeje.

Dyshohet se Deizi Arapi e ka dehur dhe komprementuar Syziun në zyrë, duke e urdhëruar më pas të rrihte në sy të saj Marsel Buçin, me të cilin gangsterja ishte përfshirë në sherr.

Mbrëmjen e 22 tetorit janë shoqëruar në komisariat shtetasja Deizi Arapi dhe shtetasi Marsel Buçi, të përfshirë në konflikt për djegien e makinës së këtij të fundit.

Sipas burimeve nga policia, Marsel Buçi pretendon se shefi i krimeve e ka goditur në zyrë, ndërsa është bërë ankesë pranë AMP-se cila po bën hetime lidhur me këtë rast.

Sipas Marsel Buçit sherri ka filluar pasi Arapi e ka provokuar dhe kërcënuar që Buçi ta godiste. Por Buçi shprehet se ai nuk ka reaguar ndaj provokimeve.

Marsel Buçi: Mbrëmë kam dalë për kafe dhe jam konfliktuar me fjalë me Deizi Arapin e cila me ka kërcënuar dhe provokuar që unë ta godisja por nuk kam reaguar. Pas debatit më njoftuan nga familja që policia po më kërkonte në shtëpi, erdha në banesë dhe më shoqëruan në komisariat. Atje, në zyrën e shefit të krimeve, ku ishte prezent edhe një punonjëse policie, shefi i krimeve pa asnjë shkak më ka goditur në pjesë të ndryshme të trupit me grushte dhe shkelma. Nuk kam reaguar dhe kam qëndruar i qetë derisa hyri në zyrë një tjetër punonjës policie i cili e qetësoi situatën. Më pas shkoj te drejtoria e policisë dhe bëj denoncimin në AMP. Ndihem i kërcënuar, jam shumë i prekur nga kjo situatë dhe ndihem i pasigurt dhe jo i qetë. Në komisariat mbrëmë mbërriti edhe avokati im, dhe deputeti i Bilishtit Bledjon Nallbati.

Nga ana tjetër, shefi i krimeve ka mohuar akuzat. Në komunikim telefonik me shefin Pashk Syziu, ai mohon kategorikisht akuzat, duke thënë se nuk janë të vërteta dhe se ka dëshmitarë në zyrë që e vërtetojnë këtë gjë. Po ashtu edhe për akuzat e Marsel Buçit që shefi ka ofenduar Bledjon Nallbatin, edhe kjo mohohet nga ana e shefit të krimeve.

Njoftimi

-Komisar Pashk Syziu, me detyrë Shef i Krimeve i Komisariatit të Policisë Devoll, është përjashtuar menjëherë nga Policia e Shtetit, për shkelje të Kodit të Etikës së Punonjësit të Policisë së Shtetit gjatë përmbushjes së detyrës, pasi është konstatuar në paligjshmëri administrative me detyrat funksionale të punonjësit të Policisë së Shtetit dhe ka kryer veprime arbitrare, në tejkalim të kompetencave ligjore, gjatë trajtimit të një çeshtjeje.

Qeveria “bie dakort” me argumentat e ekspertit të ekonomisë z. Alban Zusi për token bujqësore të papunuar.

Përgjatë gjithë vitit 2022 ekonomitë botërore dhe ajo shqiptare janë përballur me krizë të lëndëve të para e për rrjedhojë rritje të çmimeve, përfshirë ketu edhe për produktet bazë të shportës familjare.

I ftuar për të diskutuar rreth impaktit të kësaj krize dhe mekanizmave që mund të përdoren për ta përballuar atë, eksperti i ekonomisë z. Alban Zusi, në një prononcim më 7 Prill të këtij viti, deklaroi se një nga politikat që duhet të perdoret eshtë nxitja për te rritur prodhimtarinë bujqësore, e për më tepër për të nxitur prodhimtarinë në tokat e papunuara, të cilat janë privatizuar por nuk vihen në përdorim.


Po i njëjti argument u risoll sërish në vëmendje nga z. Zusi në date 8 Gusht me anë të një postimi në faqen e tij në facebook, ku në thirrjen drejtuar qeverisë shqiptare, z. Zusi theksonte se mbështetja e akorduar në atë kohë nga MBZHR për kultivimin e tokave me grurë ishte për t’u vlerësuar, por në po të njejtin kuadër për të nxitur prodhimin, qeveria duhet të marrë masa të shtuara për t’u krijuar fermerëve kushtet për punimin e tokës bujqësore, por edhe të imponojë punimin e saj, në zbatim të legjislacionit ekzistues. As më shumë dhe as më pak, por zbatimin e legjislacionit shqiptar aktual për tokën bujqësore, zbatimi i të cilit do të zgjidhte një problem 30 vjeçar dhe do t’i jepte fund fenomenit të lënies së tokave djerrë, të cilat në fund të fundit janë një pasuri kombëtare e paçmuar në këtë situatë që gjendet ekonomia e vendit tonë.
Po të njejtin argument ka përdorur edhe kryeministri Rama me 22 tetor gjatë takimit me disa fermerë në Fier.

Ai pranoi se ka toka të papunuara dhe për këtë duhej një normë ligjore që do të sanksiononte për të nxitur punimin e saj ose dhënien me qera tek fermerë të interesuar. Kjo do të thotë që nëse toka nuk shihet si mjet jetese, atëherë ajo mund të shërbejë për palë të interesuara me qëllimin e vetëm nxitjen e prodhimit vendas dhe krijimin e tregjeve të reja.
Për të qënë konkurues në këto tregje të reja duhet që njësitë e prodhimit të jenë të larta, e kjo kërkon shtimin e sipërfaqeve të mbjella dhe kjo mund të ndodhë me përdorimin e tokave të papunuara, tw cilat në këtë gjëndje, përveçse nuk janë prodhimtare, me kalimin e kohës edhe degradojnë e rrjedhimisht ulet shkalla e tyre e prodhueshmërisë. Në argumentin e sjellë 2 muaj më parë nga z. Zusi, theksohej se fillimisht hapi i parë do të ishte që pronarëve aktualë të tokës bujqësore t’u krijoheshin kushtet dhe mbështetja e duhur për punimin e saj. Këtë e bëri me dije edhe kryeministri, por sigurisht përtej deklaratave dhe normave të reja ligjore e letrave te shkruara, diskutimet duhet të realizohen me palët e interesuara për gjetjen e zgjidhjeve optimale.


Sipas asaj që ka sjellë në vëmendje eksperti Alban Zusi, ndoshta duhet marrë një pikë zero referuar mbi atë çfarë ka ndodhur me tokën bujqësore pas zbatimit të ligjit 7501 dhe sot ashtu si edhe në 1991 kerkesat janë të njëjta, furnizim me mekanikën e nevojshme, kimikatet e duhuara, bazë materialo-teknike, drejtim shkencor, përdorimi i specialistëve dhe shumë e rëndësishme kreditimi i bujqësisë. Duke iu referuar situatës aktuale, padiskutim që toka bujqësore është pasuri individuale po aq sa është edhe pasuri kombëtare dhe në këtë pikëpamje shteti ka detyrimet e tij për të ndryshuar këtë realitet. Por çfarë sanksionon ligji 7501 i miratuar nga parlamenti shqiptar pluralist?
→ Neni 11: Personat juridikë a fizikë që kanë ose marrin tokë bujqësore në pronësi ose në përdorim, detyrohen ta shfrytezojnë atë vetëm për qëllime bujqësore, të ruajnë e të rritin aftësinë prodhuese të saj, si dhe të kryejne sistemimin e të ndërtojnë vepra për ta mbrojtur atë.


→ Neni 15: Çdo personi juridik a fizik që i jepet tokë në përdorim dhe nuk e shfrytëzon atë për qëllime bujqësore a blegtorale gjatë një viti, i hiqet e drejta e përdorimit të saj.
Këto norma ligjore nuk u zbatuan nga asnjë qeveri, e kjo solli më tej largimin e vëmendjes ndaj punimit të tokës nga disa pronarë që e poseduan atë. Këto dy nene u shfuqizuan me ligjin Nr.9244 datë 17.06.2004 “Për mbrojtjen e tokës bujqësore” por mbeti i pandryshuar në kontekst qëllimi për mbrotjen dhe përdorimin e saj të qëndrueshëm ku përcaktohet se:
→ Neni 16 ‘Zbatimi i një praktike të mirë bujqësore’ Pronarët e tokës bujqësore dhe posedues të tjerë të ligjshëm kanë për detyrë, që me veprimet praktike mbi tokën, nëpërmjet praktikës së mirë bujqësore, të sigurojnë:
a) qëndrueshmërinë e pjellorisë natyrore të tokës bujqësore;
d) punimin e tokës bujqësore, në përshtatje me relievin e saj dhe kushtet atmosferike;
→ Neni 28: Përbëjnë kundërvajtje administrative shkeljet e mëposhtme:
a) moszbatimi, nga pronarët e tokës bujqësore dhe posedues të tjerë të ligjshëm, të kërkesave të shkronjave “a” deri në “ë” dhe të shkronjës “g” të nenit 16 të këtij ligji;

→ Neni 29: Për kundërvajtjet administrative, të parashikuara në nenin 28 të këtij ligji, Inspektorati i Mbrojtjes së Tokës në këshillin e qarkut jep dënime me gjobë nga 50 mijë deri në 500 mijë lekë.
Pavarsisht këtyre nismave të reja, zbatimi i këtyre normave ligjore nuk u ndoqën asnjëherë nga qeveritë ndër vite. Sigurisht që para së të ndërmerren veprime administrative, thekson z. Zusi, është e nevojshme që qeveria duhet së pari të vijojë thellimin e masave mbështetëse e incentivuese për fermerët dhe ti harmonizojë ato me masa imponuese, duke marrë në konsideratë praktikat ndërkombëtare në lidhje me tokën bujqësore.


Përgjatë historisë, rimëkëmbjet nga krizat ekonomike janë nxitur gjithmonë nga rritja e prodhimit, e në ketë aspekt, nxitja për te rritur prodhimtarinë bujqësore ndikon drejtperdrejtë ne përballimin e krizës. Në një mënyrë apo tjetër, qeveria duket se e ka marrë në konsideratë këtë mendim, i cili ështe nje hap në drejtimin e duhur ku ekspertët publik të ekonomisë apo zëri i binesit privat të merret më shume parasysh ne vendimmarjet për politikat zhvilluese të ketij vendi.

Horoskopi 27 tetor 2022: Çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë

Dashi

Do të jeni të gatshëm të përballeni me një mikut tuaj. Jepni të gjithë mbështetjen dhe mirëkuptimin tuaj sepse është në një moment shumë të vështirë.

Demi


Yjet ju këshillojnë që të bëni kujdes më mënyrën se si komunikoni me një nga eprorët tuaj sot. Në fushën e ndjenjave do të jeni shumë të gatshëm.

Binjakët

Do të keni shumë iniciativë. Në punë do të merrni vendimet e duhura dhe nuk do t’ju shfaqen probleme. Në dashuri ambienti do të jetë në favorin tuaj.


Gaforrja

Do të jeni më kokëfortë se zakonisht për të mbrojtur argumentet tuaja. Në ambientin e punës do të shuani tensionet dhe do të jeni më të pavarur.

Luani

Yjet ju këshillojnë që të ruani qetësinë dhe të jeni më mirëkuptues. Në ambientin e punës mbajini sytë hapur për të shmangur armiqësitë.

Virgjëresha

Sot do të bëni një analizë të personave që ju rrethojnë, sidomos të atyre që njihni prej një kohe shumë të gjatë.

Peshorja

Do të jeni më të egër se zakonisht, kjo sepse ndiheni të sulmuar nga dikush që nuk e prisnit. Në dashuri do të jeni pak sipërfaqësorë.

Akrepi

Do të keni diskutime me kë ju rrethon për një sjelljen tuaj të papërshtatshme. Në aspektin profesional çdo gjë shkon mirë.

Shigjetari

Natyra e saj ose e tij duket sikur ju ngjall bezdi. Duhet të qartësosh veten. Por do të ndiheni të lumtur në fushën e ndjenjave.

Bricjapi

Duhet të bëni kujdes me durimin për të shmangur problemet në aspektin profesional. Në dashuri do të ndjeni frytet e punës.


Ujori

Do të kuptoni që një person i dashur do t’ju thotë gënjeshtra dhe kjo do t’ju bëjë dyshues tek te gjithë. Në ambientin e punës do të jeni të favorizuar.

Peshqit

Një situatë do t’ju vërë në pritje. Në punë duhet të jeni të saktë dhe të shpejtë. Në dashuri mund t’i besoni pa frikë partnerit tuaj.

Moti Sot, 27 teror 2022

Dita e enjte pritet të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të qendrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare përgjatë relieveve malore në mesditë. Në orët e mëngjesit prezencë të mjegullës kryesisht përgjatë luginave.

Era do të fryjë me drejtim nga veriperëndimi- verilindja me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bredgetare fiton shpjetësi deri në 10m/sek. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore 6 deri 21°C

në zona e ulëta 10 deri 26°C

në zona bregdetare 12 deri 26°C

Detajet nga projekti/Këngëtari “GUNZEY” së shpejti sjell Hitin e rradhës në bashkëpunime me…!?

Artisti i mirënjohur nga Kosova “GUNZEY” ashtu siç premtoi që do të sillte hite në tregun muzikor Shqiptar po e bënë atë duke sjelle në vazhdimësi projekte që po pelqehen nga masa, në një rrëfim Ekskluziv, “GUNZEY” ka dhënë detajet e para për projektin e tij më të ri që pritet të lançohet së shpejti.

Burime tona bëjnë me dije për piktv.al, se artisti do të vijë në këtë projekt me këngën “Tu Luta” në bashkëpunim me bukuroshen Vjosa Emini, këngëtare e mirënjohur të estradës. Po kush është Vjosa Emini që “GUNZEY” ka zgjedhur të bëjë bashkëpunim:
Vjosa Emini është këngëtare e mirenjohur ne te gjitha trevat shqiptare. Në këtë bashkëpunim me “Gunzey” ajo vjen me një stil të veçantë duke eksperimentuar ne stilin e saj muzikor dhe padyshim që kënga e tyre do të jetë Hit apsolut. Gjithashtu gazetarët tanë, tentuan të komunikojnë me menaxherin dhe shokun e artistit “Gunzey”, Pajtim Maçi, por pa arritur të marrim ndonjë info me të detajuar në lidhje më hitin që po përgatisin. Po të njëjtat burime kanë bërë me dije se audio e këngës është punuar mjaft mirë nga Producenti “Marko”, përkatësisht “Frequence Studio” në Prishtinë & një ndër producentet dhe muzicientët më me emër në Kosovë Rinor Ukimeri me studion e tij “RRecords”.

E pa qartë mbetet produksioni i cili do bëjë xhirimet e videoklipit, pasi këngëtari “Gunzey” të gjitha klipet e tij i ka bërë me emra të mirënjohur si “MAX Production”, “Creative Video”, “Macro Films” etj.

Deri në publikimin e kengës ne do të ju mbajmë të informuar per çdo gjë.

Fuqitë Mjekësore të Trëndafilit të Egër – Ja Pse Duhet Patjetër Për Organizmin

Kokrrat e Trëndafilit të Egër janë nga bimët medicinale me efektet më të fuqishme në organizmin e njeriut.

Kokrrat e Trëndafilit të Egër thahen dhe janë të gatshme për të përcjellë të gjitha vlerat e tyre të pakrahasueshme tek njerëzit, kryesisht në formën e çajit.

Me qindra familje shqiptare e kanë aktivitet jetësor mbledhjen e Trëndafilit të Egër, por edhe të bimëve të tjera mjekësore, të cilat pas grumbullimit kanë si destinacion eksportin, por edhe tregun vendas.

Trëndafili i Egër ose Rosa Canina ka vendlindjen në Evropë dhe Shqipëria është një nga vendet e bekuara me këtë super bimë.

Kjo shkurre e egër është me degë gjëmbore dhe arrin nga 2 në 4 metra lartësi. Ka një rrënjë të gjatë dhe fibroze.

Degët e saj çelin lule të bardha ose ngjyrë rozë me nga pesë deri në shtatë petale nga fillimi i pranverës deri në mes të verës.

Kokrrat e trëndafilit të egër kanë një përdorim të gjërë medicinal. Ato janë të pasura me vitamina, acide yndyrore, antioksidantë, madje përbëjnë një metodë domethënëse për përfitimin e vitaminës C.

Kokrrat e trëndafilit të egër mund të përdoren për çaj, mund të bëhen reçel ose marmaladë dhe mund të përfshihen në shumë ushqime të tjera. Varianti i tyre i thatë që përdoret në çaj është kryesisht më popullori.

Vlerat Shëndetësore të trëndafilit të egër

Plot me antioksidantë

Këto kokrra që kanë përmasat e qershive janë thesari i vërtetë që trëndafilat e fundit të verës u dhurojnë njerëzve. Zakonisht i gjejmë në ngjyrë të portokalltë dhe të kuqe. Ato janë të pasura me vitaminë C që është një antioksidant i fortë. Ato përmbajnë karotenoidë dhe substance të tjera bioaktive.

Parandalon diabetin

Ekspertë të bimëve mjekësore në Turqi e kanë përdorur shpesh trëndafilin e egër për të trajtuar sëmundje të diabetit.

Shkencëtarët në Universitetin Gazi kryen disa eksperiemente për të ekzaminuar rolin e trëndafilit të egër në parandalimin e këtyre simptomave dhe vunë re që ekstrakti i ethanolit tek trëndafili i egër shërbente si antioksidant, hipoglicemik dhe anti-diabetik.

Rezultatet e eksperiementeve i bënë ekspertët më optimistë për përbërësit e trëndafilit të egër dhe vlerat e tyre kundër diabetit.

Parandalon melanomën e lëkurës

Kur lëkura e njeriut lëndohet nga rrezet e tepërta të diellit, krijohet terren për melanomën, që është një nga sëmundjet kancerogjene më të rrezikshme të lëkurës.

Sipas shkencëtarëve japonezë përbërësit e trëndafilit të egër kanë një efekt pengues ndaj enzimës dhe ndaj procesit të prodhimit të qelizave kancerogjene.

Ndihmon punën e zemrës

Trëndafili i egër përmirëson shëndetin e zemrës tek pacientët obezë. Sipas të dhënave, trëndafili i egër ul nivelin e tensionit të gjakut dhe kolesterolin e keq. Si rrjedhojë trëndafili i egër ul shanset për sëmundjet vaskulare dhe vdekje si pasojë e këtyre sëmundjeve.

Shumë studime janë bërë tek njerëzit mbi peshë që kishin nivele të larta të kolesterolit dhe të tensionit dhe zbuluan rolin pozitiv dhe superior të trëndafilit të egër në krahasim me ilaçet farmaceutike për këto dy simptoma.

Lufton të ftohtin

Trëndafili i egër ka një përmbajtje të lartë të vitaminës C. Si rrjedhojë mund të përdoret në kurat kundër të ftohtit. Për më tepër trëndafili i egër i vjen në ndihmë gjakut dhe kockave.

Trajton problemet e lëkurës

Përdorimi i ekstrakteve të trëndafilit të egër është mjaft i mirë në trajtimin e disa problemeve të lëkurës. Vajrat e trëndafilit të egër janë terapeutike. Shuajnë njollat e lëkurës, e hidratojnë atë dhe zbut shenjat në lëkurë.

Trajton çrregullimet në stomak

Trëndafili i egër mund të përdoret për të trajtuar sëmundjet e stomakut, spazmat, irritimet dhe ulcerat.

Kryesisht është përdorur si një tonik për stomakun dhe për tretjen. Ai ka qetësuar dhe trajtuar probleme dhe simptoma si diarea, zorrët, fshikëzën e urinës dhe infeksionet në traktin urinar.

Forcon sistemin imunitar

Trëndafili i egër është një nga elementët që duhen përdorur në mekanizmat mbrojtës të trupit.

Parandalon infeksionet bakteriale dhe virale. Lufton temperaturën, forcon funksionet imunitare, lodhjen, rrit qarkullimin e gjakut në gjymtyrë, rrit fluksin e qarkullimit të ujit në trup dhe shuan etjen.

Trëndafili i egër përmirëson shëndetin e zemrës tek pacientët. Foto: Flickr

Rrëzohet avioni në Greqi, raportohen viktima

Një avion me një motor u rrëzua mesditën e së mërkurës në kilometrin e 96-të midis Athinës dhe Lamias. Në vendngjarje kanë shkuar tetë zjarrfikës me tre automjete.

Ngjarja  ka ndodhur  në lartësinë e liqenit Ylikis. Sipas informacioneve të para, zjarrfikësja është njoftuar në orën 14:45 për një viktimë, rreth 70-75 vjeç, sipas mediave greke.

Më shumë detaje priten në vijim.

Ata që e panë mbetën të shokuar, i riu bashkon dy 200 lekëshe dhe tregon simbolet që reflektojnë në dritë

Videot në TikTok për disa persona janë kthyer në një mënyrë argëtimi dhe eksperimentesh që aplikohen nga përdoruesit e këtij aplikacioni masivisht. Ndodh që duke parë një video në TikTok të lind dëshira të rikrijosh atë që je duke parë, për të vërtetuar nëse qëndron apo jo.

Kështu ka vendosur të bëjë edhe një i ri shqiptar i cili i ka ndarë me të gjithë shqiptarët ‘eksperimentin’ që ka bërë duke marrë shtysë nga një video në TikTok

Ai ka treguar se pasi ka parë një video në TikTok ku dy kartëmonedha angleze bashkoheshin te pjesa e tejdukshme dhe formoheshin disa figura, vendosi ta provonte edhe vetë. I riu ka marrë dy kartëmonedha 200 lekëshe dhe kur i bashkoi te pjesa e tejdukshme u formuan disa figura të ngjashme me simbolet e iluminatit, të cilat mund t’i shihni në fotot e mëposhtme.

Pedagogu thirrje studentëve: Lërini gomonet, ejani dhe merrni fatin tuaj në dorë! Reagoni për interesat e kombit

Në një komunikim për mediat Sindikata e Arsimit i ka bërë thirrje pedagogëve të bëhen bashkë pasi e ardhmja e arsimit është në rrezik.

Gjatë fjalës së ti pedagogu, i bëri thirrje edhe studentëve që të bashkohen dhe të marrin fatin e tyre në dorë, dhe jo të marrin gomonet për t’u larguar nga vendi.

“Përse të detyrojmë rininë të ikë. Po mbyllen degë jetike. Kush është ai që e çon fëmijën e tij për mësues kur i duhet të futen në portale e shumë e shumë procese të tjera. Punësohet një student që mbaron inxhinieri minierash dhe jo një student që mbaron master shkencor. Thirrje studenteve të reagojnë, thirrje pedagogëve të reagojnë për interesa të kombit dhe jo të interesave personale. Ne po i bëjmë thirrje shtetit me vënë në punë. Nuk duam të ndërrojmë kryeministra”, tha më tej pedagogu…