Më i pafuqishëm se kurrë! I fryrë dhe me dorë të shtrënguar pas tavolinës, pamja e pazakontë e Putin! E ndryshon sëmundja?

I fryrë në fytyrë dhe me dorën e shtrënguar në tavolinë, koka e luftës që tronditi botën ka ngritur sërish dyshime të forta se është i sëmurë.

Pamjet e publikuara nga Kremlini ditën e djeshme, shfaqin Putin duke shtrënguar cepin e tavolinës dhe duke lëvizur gjithë siklet këmben poshtë saj. Për plot 12 minuta, presidenti 69-vjeçar ka qëndruar në të njëjtin pozicion.

I kërrusur dhe në siklet, Putin zhvilloi një bisedë me ministrin rus të mbrojtjes, Sergei Shoigu, i cili gjithashtu vuan nga një problem shëndetësor.

Sipas disa raporteve, Putin kohët e fundit është takuar 35 herë në mënyrë sekrete me një mjek, aty thuhet gjithashtu se ai është larë me gjakun e brirëve të drerit. Mendohet se ai vuan nga kanceri, por Kremlini e ka mohuar një gjë të tillë.

Pamja e pazakontë e Putin ka “pushtuar” titujt e gazetave dhe portaleve. Kjo nuk është hera e parë që mediat diskutojnë për sëmundjen e Putin.

https://youtu.be/kg9G3NFCazY

Horoskopi Sot, e premte 22 prill 2022

Dashi

Ndikimi i planetëve do iu japë më shumë hapësirë dëshirave tuaja gjatë kësaj dite. Po ashtu parashikohen mundësi të reja interesante, si për sa i takon sektorit profesional, edhe atij sentimental.

Demi

Mund të përballeni me disa tensione sidomos lidhur me sferën familjare dhe romantike. Do të jeni nën ndikimin e favorshëm të yjeve, ku do të rigjeni qetësinë dhe do të keni reflektim të thellë.

Binjakët

Do të jeni të përfshirë në një gjendje konfuzioni sa i takon sektorit të dashurisë, ku do të ndjeni nevojën për praninë e partnerit. Bëni mirë që të qartësoheni me veten dhe të kuptoni objektivat që keni për të ardhmen.

Gaforrja

Do të jeni nën ndikimin e Diellit dhe Hënës, ku parashikohet një ditë me surpriza.
Megjithatë do ju duhet të mbroheni nga disa sulme dhe kritika, të cilat kanë të bëjnë me jetën familjare dhe profesionale.

Luani

Nesër mund të hyni në një periudhë shumë herë më të mire sa i përket çështjes së
dashurisë. Parashikohen zgjidhje të rëndësishme në aspektin profesional dhe përfitime ekonomike.

Virgjëresha

Nesër mund të përfshiheni nga momente kritike sa i takon sferës profesionale. Gjatë kësaj dite do të ndjeni nevojën për të gjetur një zgjidhje dhe ekuilibra të rinj. Megjithatë në dashuri gjërat duken të qëndrueshme.

Peshorja

Parashikohet një ditë e mbushur me suksese sa i takon sferës profesionale. Do të jeni nën ndikimin e favorshëm të yjeve, sa i takon sferës sentimentale dhe familjare. Me paratë mund të tregoni pak më shumë kujdes.

Akrepi

Nesër mund të lini pas krahëve disa momente stresuese, duke shënuar rikuperim të ndjeshëm në sferën profesionale dhe sentimentale. Megjithatë humori nuk do të jetë në kulmin e tij. Dalja me miqtë do ju ndihmojë.

Shigjetari

Duhet të mundoheni që t’i jepni fund disa situatave delikate gjatë kësaj dite, të cilat do të jenë shtrirë si në sferën sentimentale edhe në atë profesionale. Bëni mirë që të përshtateni me ndryshime të reja që vijnë në jetën tuaj.

Bricjapi

Mundohuni që të programoni më mirë jetën tuaj sentimentale gjatë kësaj periudhe. Vërini vetes objektiva të qarta, lidhur me jetën profesionale dhe do të shikoni sukses konkret.

Ujori

Nesër mund të përfshiheni nga një periudhë më e mire ekonomike, e cila ka të bëjë me një investim. Sa i takon fushës së ndjenjave, mundohuni që të kaloni një situatë të këndshme me partnerin.

Peshqit

Parashikohet një ditë mjaft pozitive, sidomos në sferën profesionale. Do të arrini etapa shumë të rëndësishme nëse i kushtoni vëmendje detajeve të rëndësishme.

Moti Sot, e premte 22 prill 2022

Moti do të jetë i vranët me intervale të shkurtra me diell.

Do ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët kryesisht përgjatë pjesës së parë të ditës si dhe në mbrëmje.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – lindje 1-10 m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare hera herës fiton shpejtësi deri në 18 m/s. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2-3 ballë.

Një skandal i madh financiar në Slloveni, duket i përfshirë ambasadori i Kosovës, Martin Berishaj

Mediat sllovene e kanë zbuluar një skandal të madh financiar, ku është i përfshirë Robert Golob, kryetar i Partisë së Lirisë. Në këtë aferë, ku dyshohet për shpëlarje parash, duket që është përfshirë edhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, që mediat sllovene tregojnë që i ka bartur në para kesh rreth 600 mijë euro nga kompania e tij në Mal të Zi për tek politikani slloven. Nacionale i ka dërguar email, ka provuar ta thërras në telefon, por e ka pasur të pamundur të bie në kontakt me z. Berishaj.

Tri ditë para zgjedhjeve të përgjithshme, në Slloveni ka shpërthyer një skandal i madh financiar, ku është i përfshirë kryetari i Partisë së Lirisë, Robert Golob, e që sipas të gjitha gjasave edhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Një televizion slloven, Planet TV, ka raportuar se mbi gjysmë milion eurosh, në kesh, janë bartur prej Malit të Zi për në Slloveni, kurse rolin e mushkës, ose të transportuesit të parave e ka kryer ambasadori i Kosovës, z. Berishaj.

Çfarë ka ndodhur?

Televizioni slloven, në kronikën e transmetuar sot, tregon se në xhirollogarinë MB Consulting, e regjistruar në Mal të Zi, nga një kompani serbe, janë derdhur në baza të rregullta prej 5 mijë deri në 50 mijë euro, për çdo muaj. Pronari i vetëm i kompanisë MP Consulting, në bazë të dokumentacionit zyrtar, është Martin Berishaj.

Televizioni slloven ka raportuar se një pjesë e dokumentacionit të siguruar tregon se ngjarja në fjalë është shtrirë në vitet 2019 dhe 2020.

“Pagesat janë kryer nga dega për Serbi e GEN (kompani energjetike) te kompania private MB Consulting në Mal të Zi, me të cilën kompani GEN ka marrëveshje për këshillime. Janë realizuar pagesa mujore prej 5 deri në 55 mijë euro në muaj, ose gjithsej mbi gjysmë milioni euro”, raporton media sllovene.

Gazeta Nacionale gjatë gjithë kohës ka provuar që ta kontaktojë z. Berishaj për ta marrë një prononcim edhe nga ai, por ambasadori ka qenë i pa qasshëm, megjithëse në një moment i ka lexuar pyetjet, por ka zgjedhur të mos përgjigjet. Nacionale gjithashtu i ka dërguar email z. Berishaj, por nuk ka marrë përgjigje.

Ajo çfarë mund të konstatohet është që në të dhënat e regjistrimit të biznesit, MB Consulting, është edhe numri i njëjtë edhe emaili i njëjtë i z. Berishaj, të cilat ai i ka në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës dhe në faqen e tij të Facebook’ut.

“Televizioni Planet ka mësuar se kompania malazeze (ajo ku pronar është Berishaj) është themeluar vetëm 10 ditë përpara se të bëhej pagesa e parë e parave nga kompania GEN e Beogradit”.

Media sllovene tregon që gjëja që e ka tërhequr më së shumti vëmendjen e hetuesve ka qenë fakti që pothuajse 600 mijë euro nga kompania MB Consulting rregullisht janë tërhequr në kesh.

Kush ishte mushka që e bëri këtë, pyet televizioni slloven?

“Pronari i MP Consulting dhe i punësuari i vetëm i kësaj kompanie është Martin Berishaj. Ai u ka thënë autoriteteve tatimore në Mal të Zi që arsyeja përse i ka tërhequr parat kesh kishte të bënte me një marrëveshje që ai e kishte me kompaninë e tij”, thotë media sllovene, duke treguar që Berishaj i ka tërhequr rreth 200 mijë euro nga llogaria personale dhe rreth 320 mijë të tjera i ka tërhequr si profit nga llogaria e biznesit.

Burimi i ka treguar televizionit Planet që parat që z. Berishaj ia ka dërguar politikanit slloven, ky i fundit i ka investuar në një fond italian.

Z. Berishaj njihet si mik shumë i afërt i kryeministrit Kurti. Ai ka qenë ndër të parët që kishte shkuar për të festuar në selinë e LVV’së, pas fitores në zgjedhjet e vitit të kaluar. Një raport i tillë i ishte shpërblyer pa humbur kohë, duke e emëruar ambasador të Kosovës në Kroaci.

Një nga Psikologët më të Njohur në Botë Zbulon 22 Rregullat për të Përmirësuar Cilësinë e Jetës Tuaj

Secili prej nesh e kalon pjesën më të madhe të jetës duke u përpjekur t’i bëjë ëndrrat realitet: nëse është gjetja e punës ideale, dashurisë së përjetshme, krijimit të një familje apo një shtëpije, gjithsesi për të marrë atë që dëshiron në jetë, duhet të punosh shumë.

Dhe ndiqni disa rregulla, të paktën sipas Dr. Mikhail Litvak.

Një psikolog dhe psikoterapeut i njohur rus, Litvak pohon se është e nevojshme të kemi një pasqyrë më të mirë të vetes dhe realitetit ku jetojmë, pasi lumturia dhe suksesi personal dhe profesional varen kryesisht nga mënyra se si vendosim të jetojmë.

Mos i humbisni këto 22 rregulla:

Mos e ndiqni lumturinë!

Lumturia nuk është një e mirë materiale, por diçka brenda jush. Prandaj është e nevojshme të zhvillohen aftësitë personale dhe të reflektohen mbi objektivat e arritura.

Mos u varni nga gjykimi pozitiv i të tjerëve!

Është e rëndësishme që të jeni të kënaqur me veten dhe të jeni të sigurt për cilësitë që posedoni.

Mos kërkoni aprovimin apo pëlqimin e të tjerëve!

Nëse doni diçka, merrni masa për ta marrë atë: mos prisni që të keni pëlqimin e të tjerëve.

Tregohuni njerëz të pjekur!

Përdorni njohuritë për të arritur qëllimet tuaja, pa humbur kohë duke kritikuar ose fajësuar të tjerët.

Planifikoni prioritete dhe veprime!

Në këtë mënyrë ju do të arrini qëllimet tuaja në mënyrë më efektive.

Askush nuk mund të jetë i përjashtuar!

Në garën për përmbushjen personale, disa përparojnë më shpejt se të tjerët, por askush nuk duhet të përjashtohet dhe secili ka të drejtën të ecin përpara dhe të jenë të lumtur, edhe ju po ashtu.

Është e pamundur t’ua bëni qejfin të gjithëve!

Ne nuk mund t’i kënaqim të gjithë: përpjekja për ta bërë këtë do t’ju lodhë emocionalisht e fizikisht dhe t’ju futë në telashe me veten.

Qëndroni larg atyre që ju afrohen për interes!

Nëse dikush ju ka bërë një nder dhe pastaj përpiqet t’ju bëjë të ndjeheni mosmirënjohës ose fajtor, falënderojeni, “paguajini” borxhin dhe largojeni atë nga jeta juaj.

Kërkimi i lumturisë përthith zili!

Një person pa ëndrra ose që nuk ka arritur asgjë në jetë, do të fillojë të flasë keq për ju, ndaj ju duhet të zgjidhni ta injoroni atë.

Mos iu nënshtroni ndjesive dekurajuese!

Edhe gjendjet më të dëshpëruara mund t’ju ndihmojnë të eksploroni thellësinë e shpirtit tuaj dhe të njihni veten më mirë: kështu që ju do të dini më mirë se çfarë doni dhe si ta arrini atë.

Bisedoni me kundërshtarët tuaj!

Në këtë mënyrë do të bëheni të vetëdijshëm për gabimet dhe zakonet e këqija që nuk mund t’i shihni tek vetja.

Fokusohuni në ëndrra të realizueshme!

Mbajini këmbët në tokë ose do të humbni përqendrimin dhe do të ndiheni të frustruar.

Mos e humbni kohën me njerëz sipërfaqësorë!

Thjesht do të humbisni kohën tuaj: bëni më mirë të lexoni një libër të mirë.

Mos u merrni me jetën e të tjerëve!

Përqëndrohuni në diçka më konstruktive, si shkenca apo filozofia.

Armiku juaj më i madh është vetvetja!

Sa më shpejt që ta kuptoni këtë gjë, aq më lehtë do t’i kapërceni pengesat në rrugën tuaj.

Mos ua vini veshin atyre që nuk ju vlerësojnë!

Kur të keni arritur qëllimet tuaja, kritikat e të tjerëve nuk do të kenë asnjë vlerë.

Jini të gatshëm të rriteni në aspektin personal dhe profesional!

Pranoni ndryshimet: është thelbësore për të arritur lumturinë.

Mos kini frikë të flisni me të tjerët!

Veçanërisht në qoftë se ata janë të panjohur: ju mund të pasuroni njohuritë tuaja dhe ata do të mendojnë pozitivisht për ju.

Vetmia nuk është diçka negative!

Ndonjëherë është e domosdoshme që të qëndroni vetëm herë pas here, në mënyrë që të rriteni emocionalisht dhe shpirtërisht.

Nuk ekziston një logjikë mashkullore dhe një logjikë femërore!

Ajo që ekziston është aftësia për të qenë të mençur dhe për të menduar në mënyrë korrekte.

Ndajeni lumturinë me të tjerët!

Kjo është mënyra e vetme për ta rritur lumturinë.

Jetoni për veten tuaj!

Nuk keni pse t’u provoni asgjë të tjerëve.

Është vetëm 24 vjeçe dhe ka 22 fëmijë, historia e pazakontë e të resë

Kristina dhe Galip Ozturk kanë një familje të madhe. Në 19 muajt e fundit, çifti, i cili jeton në vendin Gjeorgji, ka përdorur nëna surrogate për të mirëpritur 22 fëmijë biologjikë në familjen e tyre.

Kristina dhe Galipi kanë ëndërruar gjithmonë të kenë një familje të madhe dhe këtë ëndërr e kanë bërë realitet të bukur. Kristina Ozuturk është nënë e 22 fëmijëve ndërsa bashkëshorti i saj Galip është baba i 30 fëmijëve.

Siç mund ta imagjinoni, të kesh një familje kaq të madhe vjen me angazhime dhe përgjegjësi të mëdha financiare. Ata kanë shpenzuar 138,000 £ për surrogatet vitin e fundit, në mënyrë që të rrisin familjen e tyre të ëndrrave. Ata aktualisht kanë 16 dado që punojnë “Mund t’ju them një gjë, ditët e mia nuk janë kurrë të mërzitshme” , -tha Kristina së fundmi për The Sun.

Nami në SHBA, Joe Biden me ‘urgjencë’ drejt New Yorkut, çfarë po ndodh?

Zëdhënësja për shtyp e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki ka lajmëruar se presidenti i SHBA-ve është nisur drejt vendngjarjes në New York.

Në një postim në Twitter ajo njofton se shefi i Shtëpisë së Bardhë do të udhëtojë më vonë në vendngjarje.

Mediat amerikane raportuan se një sulm ka ndodhur në metronë e Brooklyn-it në New York. Shumë njerëz kanë mbetur të plagosur, ndërsa dyshohet edhe për viktima.

Përdorues të rrjeteve sociale shkruajnë se fillimisht kanë dëgjuar të shtëna në metro gjatë orëve të mëngjesit ku njerëzit janë në lëvizje, ndërsa më pas kanë parë të dalë tym.

Moti Sot, e martë 12 prill 2022

Moti parashikohet i kthjellët. Prej orëve të mesditës deri ato të pasdites do të ketë shtim vranësirash mesatare deri të dendura përgjatë relieveve malore në lindje.

Këto vranësira në juglindje do të shoqërohen me reshje shiu në formën e shtrëngatave apo stuhive afatshkurtër.

Në relievet e tjera malore në formën e pikave (reshje të dobta të izoluara). Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim 1 deri 8 m/s. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 0-1.

Horoskopi Sot, e hënë 11 prill 2022

Dashi

Të lindurit e kësaj shenje nuk rekomandohet të përfshihen nëpër sekrete. Kjo do të
krijonte një situatë të sikletshme dhe do t’ju merrte kohën e lirë. Do të ishte më mirë të përqendroheshit në punë apo në çështjet familjare.

Demi

Demët rrezikojnë të përballen me probleme, pas një mashtrimi të bërë nga ana e tyre. Bëni shumë kujdes gjatë bisedave ditën e nesërme. Mos ndani sekrete familjare me të huajt. Jepini prioritet sporteve dhe aktiviteteve fizike.

Binjakët

Disa Binjakë duhet të lënë mbresa të paharrueshme tek një person i seksit të kundërt. Ka gjasa që diçka mos t’ju shkojë ashtu siç duhet. Ata që janë në kërkim të dashurisë nuk duhet të flirtojnë me persona që janë në një marrëdhënie. Nuk rekomandohet të merrni para borxh.

Gaforrja

Detyra kryesore për Gaforret nesër mund të jetë lufta për pastërti në hapësirën personale. Mos hezitoni të hidhni gjërat që nuk i përdorni më. Kujdesuni për fizikun tuaj. Nuk rekomandohet të qëndroni gjatë në shtrat apo të kaloni shumë kohë para televizorit.

Luani

Luanët duhet të tregojnë zgjuarsi dhe takt me këdo në komunikim. Ka gjasa që këta persona do t’ju mbështesin në zgjidhjen e disa çështjeve serioze. Ka gjasa që të tundoheni e të flirtoni me dikë, por bëni kujdes pasi për të martuarit e kësaj shenje kjo është shumë e rrezikshme.

Virgjëresha

Mbani veten nën kontroll dhe shmangni inatin. Nëse do të keni dëshirë dhe vullnet, mund të arrini fitore të mëdha në marrëdhëniet personale dhe në punë nesër. Ata që merren me biznes rekomandohen të mos braktisin idetë e tyre. Mbrëmjen mund ta kaloni vetëm duke u relaksuar.

Peshorja

Peshoret nesër do të tregohen mjaft të kufizuar dhe fjalëpak. Në punë do të jeni shumë të ngarkuar. Sa i përket financave, do të jenë të kënaqshme. Ndoshta këto para do të vijnë nga shitja e disa artikujve tuaj. Të martuarit e kësaj shenje mund të mendojnë edhe për zgjerimin e familjes.

Akrepi

Akrepët do të befasohen nga një dhuratë që do të marrin nga një person i panjohur. Sportet ekstreme apo udhëtimet e lodhshme nuk janë të mirëpritura gjatë kësaj kohe. Në mbrëmje do të ndiheni të lodhur. Mënyra më e mirë për ta kaluar këtë gjendje është një mbrëmje me miqtë ose një shëtitje.

Shigjetari

Disa Shigjetarë do të shijojnë eventet e kësaj dite. Në marrëdhëniet personale gjithçka do të shkojë mirë. Mund të bashkoheni me një ish partner/partnere ose të nisni një marrëdhënie shumë të bukur dashurie. Bëni shumë kujdes teksa ngisni makinën.

Bricjapi

Bricjapët mund të tregojnë bujari të paprecedentë. Ndoshta mund të shpenzoni një shumë të madhe parash për një dhuratë për një familjarin tuaj. Ka gjasa që një projekt të kërkojë kujdes të vecantë. Në mbrëmje do të përballeni me plane të papritura.

Ujori

Nesër mund të konfuzoheni për shkak të sjelljes së dikujt pranë jush. Rekondohet në fokusoheni në planet për të ardhmen. Ata që janë në kërkim të dashurisë do të ishte e udhës t’i përkushtoheshit partnerit/partneres me të cilin/cilën keni kaluar një kohë të gjatë. Mos flisni hapur me persona që nuk i njihni mirë.

Peshqit

Mund të përballeni me një konflikt me një mik të ngushtë apo me indiferencën e
partnerit/partneres suaj. Mos lejoni pesimizmin t’ju prishë planet e mirëmenduara për këtë ditë. Në mbrëmje do të jeni nën praninë e miqve.

Moti Sot, e hënë 11 prill 2022

Do të ketë reshje shiu të herëpasherëshme me intensitet të ulët. Në orët e mesditës dhe pasdites reshjet do të fitojnë intensitet mesatar në formën e shtrëngatave.

Mjegull/mjegullinë lokale do të ketë për shkak të reshjeve të shiut.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Jugperëndim 1-10 m/sek ndërsa në mbrëmje fiton shpejtësi 18 m/sek në bregdet.

Valëzimi në detet Adriatik e Jon i forcës 2-3 ballë, me lartësi vale 1.0-1.6 metra.