Më i pafuqishëm se kurrë! I fryrë dhe me dorë të shtrënguar pas tavolinës, pamja e pazakontë e Putin! E ndryshon sëmundja?

262

I fryrë në fytyrë dhe me dorën e shtrënguar në tavolinë, koka e luftës që tronditi botën ka ngritur sërish dyshime të forta se është i sëmurë.

Pamjet e publikuara nga Kremlini ditën e djeshme, shfaqin Putin duke shtrënguar cepin e tavolinës dhe duke lëvizur gjithë siklet këmben poshtë saj. Për plot 12 minuta, presidenti 69-vjeçar ka qëndruar në të njëjtin pozicion.

I kërrusur dhe në siklet, Putin zhvilloi një bisedë me ministrin rus të mbrojtjes, Sergei Shoigu, i cili gjithashtu vuan nga një problem shëndetësor.

Sipas disa raporteve, Putin kohët e fundit është takuar 35 herë në mënyrë sekrete me një mjek, aty thuhet gjithashtu se ai është larë me gjakun e brirëve të drerit. Mendohet se ai vuan nga kanceri, por Kremlini e ka mohuar një gjë të tillë.

Pamja e pazakontë e Putin ka “pushtuar” titujt e gazetave dhe portaleve. Kjo nuk është hera e parë që mediat diskutojnë për sëmundjen e Putin.

https://youtu.be/kg9G3NFCazY