Horoskopi Sot, e hënë 14 mars 2022

Dashi

Do të merrni një surprizë mjaft të këndshme nesër. Nëse jeni single mund të merrni një telefonatë nga dikush që ju pëlqen. Kjo do t’ju rrisë dozën e vetëvlerësimit, duke bërë kështu që pjesa tjetër e ditës të shkojë për mrekulli. Çdo gjë e re që mund të lindë nesër, profesionalisht ose sentimentalisht ka nisur me këmbë të mbarë.

Demi

Jeta juaj në çift do jetë mjaft e qëndrueshme gjatë kësaj dite. Asnjë planet nuk do ua prishë harmoninë dhe do bëni gjithçka që mendoni. Ata që kanë mbajtur ndonjë sekret të vogël duhet të përfitojnë për t’ia thënë partnerit. Beqarët nuk do e kërkojnë dashurinë sepse do ndihen mirë edhe ashtu si janë. Në planin financiar nuk do përballeni me asnjë problem apo vështirësi.

Binjakët

Një ish e kaluar mund të shkaktojë nervozizëm në marrëdhënien tuaj në çift. Për fat të mirë, Mërkuri ju ndihmon dhe lehtëson komunikimin, gjithashtu sqaron çështjet e pazgjidhura. Një lajm i madh vjen së shpejti, një detyrë e re do t’ju japë kënaqësi të mëdha.

Gaforrja

Lajmi që do të merrni nesër nuk do të jetë as i mirë dhe as i keq në vetvete. Gjithçka do të varet nga mënyra që do të zgjedhësh për ta interpretuar. Përpiquni të shikoni anën pozitive, përse ta mërzisni veten?

Luani

Kjo është një ditë e mirë për të kaluar kohë me njerëzit e dashur dhe për të folur për gjëra që ju shqetësojnë të gjithëve. Çdo problem që mund të keni pasur në të shkuarën do të zgjidhet me lehtësi.

Virgjëresha

Qetësia do të mbizotërojë gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift. Edhe për ato gjëra mbi të cilat nuk keni të njëjtin mendim, do të flisni me qetësi. Planetët do të jenë në anën tuaj. Gjithashtu do tregoheni edhe paksa kursimtarë.

Peshorja

Bëni kujdes që të mos bëni shumë thashetheme më miqtë dhe kolegët tuaj nesër. Është argëtuese të qeshësh dhe të shkëmbesh histori, por kujtoni vetes se e vërteta në një histori ndryshon sa herë përsëritet. Nëse merreni me thashetheme më shumë seç duhet miqtë tuaj mund të ngrenë pyetjen se çfarë mund të thoni për ta kur nuk janë me ju. Përfundimisht, kjo nuk është një sjellje e shëndetshme në shoqëri.

Akrepi

Ditë e stuhishme dhe problematike kjo e nesërmja për jetën në çift. Debatet do jenë të shumta dhe disa do mendojnë t’i japin fund lidhjes. Beqarët do pëlqejnë një person që nuk ju përshtatet aspak. Mos merrni hapa të nxituar sepse do vuani. Mërkuri do ndikojë pozitivisht tek financat. Do ju jepet mundësia për të shpenzuar pak më tepër dhe për të hequr lekë mënjanë.

Shigjetari

Nëse keni pasur një zhgënjim dashurie, atëherë bëhuni gati për takime të reja. Shumë prej jush që kanë përjetuar një ngjarje të tillë, do të përjetojnë një pasion të madh. Sa i përket aspektit profesional, mos nënvlerësoni disa mundësi të mira që mund t’ju vijnë në lidhje me karrierën.

Bricjapi

Aktiviteti kozmik në fushën e komunikimeve ju jep vetëbesimin të shpreheni hapur, por sigurohuni që pretendimet tuaja t’i mbështesni me fakte. Në të kundërt, përveçse do të dukeni keq, kundërshtarët do shfrytëzojnë rastin për t’ju kundërvënë.

Ujori

Këtë ditë parashikohet një nervozizëm që karakterizohet nga Hëna kundërshtare. Çështje praktike shumë të parëndësishme do t’ju bëjnë të ndryshoni programe dhe takime të rëndësishme.

Peshqit

Emocionet do të jenë në nivele tepër të larta nesër. Mund a gjeni veten të mbushur në mesditë. Dilni për një shëtitje të gjatë, ose një xhiro me biçikletë për t’u qetësuar. Shkoni vetëm dhe përpiquni të qëndroni sa më larg konflikteve të të tjerëve.

Moti Sot, e hënë 14 mars 2022

Vendi do të përfshihet nga vranësira të dendura me kthjellime të pakëta në veri e qendër, ndërsa në jug me vranësira e kthjellime.

Parashikohen reshje shiu në veri e pjesërisht në qendër. Intensiteti i reshjeve do të jetë i ulët e përkohësisht mesatar në veri.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut mesatare e hera herës e vrullshme në bregdet. Për këtë arsye temperaturat do të pësojnë rritje ditën e diel.

Çfarë po ndodh? Arrestohen 23 persona në Tiranë dhe dhjetëra të tjerë nën hetim. Policia zbardh të dhënat zyrtare

Policia e Tiranës me anë të një njoftimi zyrtar ka bërë me dije se janë arrestuar 23 persona për shkak se protestuan mbrëmjen e kaluar për rritjen e çmimeve.

Sipas policisë bëhet me dije se janë arrestuar 23 qytetarë dhe janë proceduar penalisht 23 të tjerë.

Penguan qarkullimin e mjeteve të transportit, prishën rendin dhe qetësinë publike dhe kundërshtuan punonjësit e Policisë gjatë protestës së ditës së djeshme, arrestohen në flagrancë 23 shtetas, procedohen penalisht 23 të tjerë dhe po punohet për kapjen e një shtetasi tjetër.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe të Komisariateve në varësi të saj, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera në lidhje me protestën e zhvilluar në datën 10 mars 2022, bazuar në provat e grumbulluara, arrestuan për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, kryer në bashkëpunim, shtetasit:

– N. L., 27 vjeç, Sh. B., 37 vjeç, A. K., 42 vjeç, R. M., 40 vjeç, S. Sh., 22 vjeç, H. Ç, 25 vjeç, I. B., 28 vjeç, E. M., 21 vjeç, I. B., 57 vjeç, F. I., 43 vjeç, D. T., 28 vjeç, I. P., 45 vjeç, J. K., 25 vjeç, B. D., 21 vjeç, A. M., 21 vjeç, A. M., 20 vjeç, N. L., 24 vjeç, E. T., 21 vjeç, A. A., 23 vjeç, R. M., 21 vjeç, G. T., 21 vjeç, J. Sh., 21 vjeç dhe Gj. B., 27 vjeçe.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht 23 shtetas të tjerë dhe po punohet për kapjen e shtetasit A. K., 23 vjeç.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në akte të kundërligjshme gjatë protesës së datës 10 mars 2022.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë apelon për të gjithë qytetarët që të mos përfshihen në akte dhune dhe të mos bllokojnë lëvizjen e lirë të mjeteve dhe qytetarëve sepse do të përballen me forcën e ligjit.

Lufta ka futur në panik edhe qytetarët e vendit tonë, klientët e supermarketit përballen me njoftimin e pazakontë nga pronari i subjektit

Lufta në Ukrainë ka futur në panik qytetarët, të cilët prej disa ditësh kanë marrë sai të mëdha me miell , edhe pse çmimi i këtij të fundit është rritur ndjeshëm.

Ndërkohë e pazakontë është situata në Fier ku në një supermarket qytetarët janë përballur me një njoftim ku ata nuk mund të marrin më shumë se një koli të produkteve.

Bëhet fjalë për produktet ushqimore si sheqer, miell, makarona apo vaj.

Nuk dihet pse është vendosur ky shënim, nëse ka të bëjë me mungesën e rezervave që ka detyruar pronarin e supermarketit të ndërmarrë këtë veprim.

“Blerje e dedikuar për konsum familjar, maximumi i lejuar 1 koli”-shkruhet në njoftim.

Nafta kap çmim rekord në Tiranë, 265 lekë/litri

Çmimi i naftës ka shënuar një tjetër rekord. Në një karburant në zonën e ‘Kodrës së Priftit’ çmimi i naftës është 265 lekë për litër.

Lidhur me rritjen e shpejtë të çmimeve sot ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama i cili ka thënë se qeveria nuk mund të ndërhyjë.

Nga ana tjetër flota e transportit urban është përgjysmuar ndërsa shpoqata e tyre bën me dije se do të dyfishojë çmimin e biletës.

Sakaq, nesër në orën 17:00 përfaqësues të biznesit të vogël e të mesëm, fermerë e blegtorë do të protestojnë kundër rritjes së çmimeve.

Mbledhja e Kolegjit, çfarë po ndodh në selinë blu? Zbardhen diskutimet

Mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve të PD-së, e thirrur nga kreu i PD Lulzim Basha është zhvilluar këtë të martë.

Kryetarët deri më tani i kërkojnë Lulzim Bashës të mos japë dorëheqjen , pasi nuk është përgjegjësi e tij që PD humbi zgjedhjet.

Ka qenë nënkryetari i PD Fran Frrokaj i cili tha se shpallur ish-kryeministri Sali Berisha non-grata dhe jo kreu i PD Basha.

Gjithashtu edhe kandidatë të tjerë janë shprehur kundër dorëheqjes së kryedemokratit Basha.

Përgjaken rrugët e vendit, një i vdekur nga aksidenti i rëndë, makina përfundon në humnerë

Një aksident me vdekje ka ndodhur në Mallakastër, paraditen e kësaj të marte.

Burime bëjnë me dije se si pasojë e daljes së mjetit nga rruga, në vendin e quajtur Drenovë, ka humbur jetën shtetasi me incialet G.Q.

Mësohet se makina ka rënë në humnerë, ndërkohë që zjarrfikësja dhe policia po punojnë për nxjerrjen e trupit të viktimës.

Si pasojë e aksidentit ka dhe një person të plagosur, i cili është dërguar me urgjencë drejt spitalit.

Aksidenti tragjik në Fushë-Krujë, rëndohet bilanci i viktimave, ndërron jetë në spital 34-vjeçarja

Ka shkuar në pesë numri i viktimave nga aksidenti tragjik në aksin Fushë-Krujë-Milot. Mësohet se nuk ka mundur t’u mbijetojë lëndimeve edhe 34-vjeçarja Rudina Haka.

Kujtojmë se si pasojë e aksidentit të ndodhur pas mesnate në aksin Fushë Krujë-Milot humbën jetën edhe Almenia Karaj 16-vjeçe, Shkumbin Brati 20-vjeç, Artan Alushi 30-vjeç dhe Alfred Dika 39-vjeç.

Sipas policisë, rreth orës 00:15, në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot, një automjet me drejtues Alfred Dika, 39 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues Artan Alushi, 30 vjeç.

Si pasojë e përplasjes humbën jetën dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerët që ndodheshin në automjetin që drejtonte shtetasi Artan Alushi. Rrethanat e aksidentit nuk dihen ende.

“Kreu tradhti të lartë”, shërbimi sekret ukrainas vret një nga negociatorët e saj me Rusinë

Mediat ukrainase bëjnë me dije se Shërbimi i Sigurimit të Ukrainës ka ekzekutuar një nga anëtarët e delegacionit që negociojë me Rusinë.

Denis Kireev, anëtarë i delegacionit ukrainas në bisedimet e para që u mbajtën në Gomel, u vra nën akuzën për tradhti të lartë.

Sipas burimeve të “Ukrainska Pravda”, Kireev u vra gjatë përpjekjeve të shërbimeve sekrete për ta arrestuar. I njëjti burim zbulon se kishte prova të forta se ai transmetonte informacione sekrete në Rusi.

Rekordi i ri i naftës, çmimi arrin 234 lekë/litër, rritja e tretë brenda pak ditësh

Arrin në nivele rekord çmimi i karburanteve në vend. Në pikat e shitjes me pakicë, çmimi i naftës dhe benzinës ka arritur nga 230 deri në 234 lekë për litër. Kjo është rritja e tretë brenda pak ditëve. Vetëm një javë më parë, nafta shitej nga 192 në 194 lekë, çka do të thotë se çmimet janë rritur në nivele alarmante nga 38 deri në 42 lekë për litër.

Operatorët e tregut ia faturojnë rritjen e radhës shtrenjtimit të arit të zi në bursa. Sipas tyre, në diskutim nuk është më çmimi, por sigurimi i produktit.

Për shkak të luftës Rusi-Ukrainë çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare ka prekur 118 dollarë për fuçi. Ky është edhe niveli më i lartë në 9 vitet e fundit. 

OPEC ka deklaruar se pavarësisht situatës do të vazhdojë të mbajë të njëjtin nivel prodhimi sipas marrëveshjes së dakordësuar, edhe para konfliktit në Ukrainë.

Krahas rritjes së vazhdueshme të kuotave të arit të zi në bursa, mbi çmimet e karburanteve në vendin tonë rëndon barra e lartë fiskale. Aktualisht taksat mbi naftën arrijnë në 120-130 lekë për litër. Ekspertët argumentojnë se qeveria duhet të ndërhyjë për të ulur ngarkesën fiskale, si e vetmja mënyrë për të amortizuar deri diku rritjen e çmimit.

Nga ana tjetër, shtrenjtimi i karburanteve pritet të ndikojë në rritjen e çmimeve të mallrave dhe produkteve të tjerë, duke dhënë impakt të drejtpërdrejtë në shumë sektorë, ku më të prekurit do të jenë transporti dhe prodhimi. Në një reaksion zinxhir efektesh, kjo do të çojë në shtrenjtimin e kostos së jetesës për qytetarët.