Moti Sot, e hënë 28 shkurt 2022

Dita e hënë e 28 shkurtit pritet të vijojë me mot të kthjellët.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, për momente e fortë kryesisht në veri dhe veriperëndim.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit do të jenë: në bregdet 8 deri në 17 °C, në vendet e ulëta 9 deri në 18 °C dhe në vendet malore 2 deri në 9 °C.

Rusia pranon për herë të parë viktimat në radhët e ushtrisë

Që nga dita e parë e agresionin rus, autoritetet ukrainase kanë folur se i kanë shkaktuar viktima dhe dëme të mëdha ushtrisë së Vladimir Putin.

Madje, këtë të diel Ministria e Mbrojtjes në Ukrainë ka nxjerrë një raport ku sipas saj vlerësohen humbjet që ka pësuar pala kundërshtare ruse në 3 ditë luftime brenda territorit ukrainas.

Sipas zv.ministres Hanna Malyar, deri tani rusët kanë humbur 4300 ushtarë në Ukrainë si dhe një numër të madh mjetesh ushtarake.

Ndërkohë, nga pala ruse nuk kishte pasur asnjë reagim, i cili ka ardhur për herë të parë pasditen e së dielës, ku janë është konfirmuar se ka viktima mes ushtarëve rusë.

“Ka të vrarë dhe të plagosur në mesin e ushtrisë ruse gjatë operacionit special në Ukrainë”, tha Ministria ruse e mbrojtjes në një deklaratë të cituar nga agjencia e lajmeve TASS.

Megjithatë, më tej theksohet se “humbjet e pësuara nga forcat ruse janë disa herë më të pakta se numri i nacionalistëve të shfarosur”, siç i quajnë rusët.

“Jo vetëm Rusia, ky është shteti i dytë që do t’i shpallë luftë Ukrainës”

Andriy Zagorodnyuk, ish-ministri i mbrojtjes i Ukrainës, thotë se Bjellorusia është gati t’i shpallë luftë Ukrainës. Lajmi raportohet nga Luke Harding, korrenspondent i “The Guardian” në Lviv.

Zagorodnyuk shkruan:

“Republika e Bjellorusisë ka shumë gjasa t’i bashkohet luftës ruse kundër Ukrainës. Në anën ruse. Ekziston një informacion për trupat ajrore nga Republika e Bjellorusisë të ngarkuar në avionë për të hyrë në Ukrainë.

Ky është një zhvillim i tmerrshëm pasi përfshin një vend, i cili deri vonë ishte një mik i madh i Ukrainës; të cilin njerëzit e konsideronin gjithmonë Ukrainën si një komb vëllazëror. Ukraina dhe Bjellorusia nuk kanë qenë kurrë në luftë me njëra-tjetrën në historinë e tyre qindravjeçare.

Ne besojmë se arsyeja e vetme për atë vendim ishte kërkesa personale e Presidentit të Rusisë, e cila varet plotësisht nga Putini në politikën e saj”.

Nga komedian në “shënjestrën” numër 1 të Putin. Kush është presidenti ukrainas Zelensky?

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dikur një komedian pa eksperiencë në fushën e politikës, sot 3 vite pas zgjedhjes së tij po dëshmon se është një udhëheqës i denjë lufte. I diplomuar për Drejtësi në Universitetin Ekonomik Kombëtar të Kievit, ai shpejt u gjend përballë një profesioni të ri në fushën e aktrimit dhe komedisë, duke arritur që në vitet 2010 të bëhej një “yll televiziv” në Ukrainë, me serialin “Servant of the People” (Shërbëtori i popullit).

Zelensky komedian?

Në këtë serial, ai luan rolin e një mësuesi të shkollës së mesme, që ishte lodhur me politikanët e korruptuar dhe që bëhet aksidentalisht president. Ironia e fatit, nëse do ta quajmë kështu, është se vetëm pak vite pas bujës së këtij seriali, Zelensky u zgjodh me të vërtetë president i Ukrainës.

Ashtu si edhe personazhi që ai interpretonte, presidenti Zelensky erdhi në detyrë me një fitore dërrmuese në zgjedhje ndaj një biznesmeni miliarder. Ai i premtoi popullit ukrainas se do të eliminonte pushtetin e oligarkëve të korruptuar, që kontrollonin Ukrainën që nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik.

Po pas aktrimit?

Ardhja e Zelensky në skenën politike ishte një rast i artit që imitonte jetën. Kandidimi i tij në zgjedhjet presidenciale të 2019 fillimisht u pa nga disa si shaka. Partia e tij u quajt po njësoj si seriali, “Shërbëtori i Popullit”. Zelensky kishte gëzuar mbështetjen e oligarkut Ihor Kolomoisky gjatë fushatës së tij presidenciale, duke bërë që shumë njerëz të frikësoheshin se ai do të rezultonte të ishte një lider kukull, i kontrolluar nga një njeri që është nën hetim në SHBA për mashtrim dhe pastrim parash. Ai në fakt kishte dëshmuar se ishte më i pavarur nga sa mendonin skeptikët, duke refuzuar të lejonte riprivatizimin e PrivatBank, e cila ishte në pronësi të Kolomoisky përpara se të shtetëzohej.

Gjithashtu Zelensky u përfshi në politikën e SHBA-së pasi u pretendua se Trump u përpoq ta detyronte atë të hetonte rivalin demokrat Joe Biden mbi marrëveshjet e biznesit në Ukrainë. Presidenti Zelensky refuzoi të kritikonte telefonatën e zotit Trump, duke thënë se nuk donte të përfshihej në politikën e një vendi tjetër. Ukraina me zgjedhjen e zotit Zelensky në vitin 2019, u bë i vetmi vend përveç Izraelit me një president dhe kryeministër hebre.

Si nisi konflikti me Putin?

Zelensky bëri fushatë elektorale me premtimin se mund të negocionte paqen me Rusinë, e cila kishte aneksuar Krimenë nga Ukraina dhe u dha formë dy rajoneve separatiste pro-ruse në vitin 2014, duke shkaktuar një konflikt të ngrirë që mendohet se mori jetët e mbi 14 mijë personave. Edhe pse u realizua një shkëmbim të burgosurish, këmbëngulja e Putin që Ukraina t’i largohej Perëndimit u bë edhe më intensive. Zelensky më tej, këmbënguli në shtytjen për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe aleancën ushtarake të NATO-s, një veprim që ishte i detyruar të zemëronte presidentin rus. Ai gjithashtu kundërshtoi paralajmërimet e përditshme nga SHBA dhe qeveritë e tjera perëndimore për një sulm të afërt rus, duke thënë se ato ishin të parakohshme dhe mund të shkaktonin panik.

Çfarë po ndodh tani?

Një moment kyç në transformimin nga një lider që dështonte në votime, në një figurë kombëtare erdhi në orët e para të së enjtes, pak orë përpara pushtimit të Rusisë. Në një fjalim të matur, të postuar në mediat sociale, duke folur pjesërisht në rusisht, Zelensky tha se ishte përpjekur të telefononte Vladimir Putin për të shmangur një luftë dhe si shkëmbim kishe marrë vetëm heshtje.

Të dy vendet nuk kishin nevojë për një luftë, “as për një luftë të ftohtë, një luftë të nxehtë, një luftë hibride”, tha ai, i veshur me një kostum të errët ndërsa qëndronte përpara hartës së Ukrainës. Më tej ai shtoi se nëse ukrainasit do të sulmoheshin ata do të mbroheshin. “Kur të na sulmoni, do të shihni fytyrat tona, jo shpinën”.

https://www.instagram.com/p/CaVkiQmFMsa/?utm_source=ig_embed&ig_rid=df99e4e9-1ac8-4002-be9a-c2b95ffa0c78&ig_mid=F7B41250-1DF7-470F-9887-7C150B7558A8

Menjëherë pas kësaj filloi pushtimi dhe në postimin e tij të radhës, i veshur me një bluzë në ngjyrë ushtarake, ai paralajmëroi udhëheqësit perëndimorë se nëse nuk ofrojnë ndihmë, atëherë nesër “lufta do të trokasë në dyert tuaja”. Presidenti ka regjistruar edhe mesazhe të tjera për bashkatdhetarët e tij në rrjetet sociale në ditët e fundit për të forcuar moralin dhe për të theksuar se ai nuk do të shkojë askund, por do të qëndrojë për të mbrojtur Ukrainën. Pas një oferte nga Shtetet e Bashkuara për ta larguar drejt një vendndodhjeje më të sigurt, Zelensky u përgjigj të shtunën: “Kam nevojë për municion, jo për transport”.

https://www.instagram.com/p/Cabe-u9FUaf/?utm_source=ig_embed&ig_rid=8720e504-0a5d-4834-a532-7623beda4290&ig_mid=44907781-F391-4C11-BE93-1ADE7C34C546

Inteligjenca perëndimore pretendon se emri i Zelensky është i pari në listën e njerëzve që forcat ruse synojnë të vrasin. 

“Lufta e ka transformuar ish-komedianin nga një politikan lokal me iluzione madhështie në një burrë shteti të mirëfilltë,” shkruante të premten Melinda Haring e Qendrës për Euroazinë në Këshillin e Atlantikut.

Megjithëse ai mund të kritikohet se nuk i ka ndërmarrë aq shpejt sa ç’duhet reformat politike dhe se nuk e forcoi me shpejtësinë e duhur kufirin e gjatë të Ukrainës me Rusinë gjatë vitit të kaluar, tha Haring, Zelensky “ka treguar vendosmëri. Ai ka demonstruar guxim të madhe, ka refuzuar të fshihet në strehime, duke zgjedhur të qarkullojë hapur me ushtarët dhe një patriotizëm të palëkundur që jo shumë vetë e e prisnin nga dikush rusishtfolës nga Ukraina lindore. E meriton të vlerësohet. Ai ka qenë i palëkundur.”

Ukraina refuzon ofertën e Moskës: Nuk bisedojmë më ju në Bjellorusi

Rusia ka thënë të dielën se një delegacion rus ka arritur në Bjellorusi – gjoja për bisedime me Ukrainën.

Mirëpo presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, ka refuzuar këtë ofertë, duke thënë se bisedimet në Minsk do të mund të ndodhnin nëse Rusia nuk do ta sulmonte Ukrainën nga territori bjellorus.

Megjithatë, ai e ka lënë derën e hapur për negociata në vende tjera.

“Natyrisht se ne duam paqe, ne duam të takohemi, ne duam që lufta të marrë fund. Varshavë, Bratislavë, Budapest, Stamboll, Baku – ne ua kemi ofruar këto vende rusëve.

“Secili qytet tjetër neve na përshtatet – nga i cili nuk janë nisur raketa drejt nesh. Kjo është mënyra e vetme që negociatat të jenë të sinqerta dhe që mund t’i japin fund luftës”.

Sulmi i Moskës ndaj Ukrainës ka nisur në orët e para të 24 shkurtit.

Raketat janë nisur në aeroporte dhe infrastrukturë ushtarake në rreth 25 qytete.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në gjithë botën.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës./ Rel

Planet e Putinit nuk po dalin, pushtimi po zgjat më shumë sesa pritej, dhe zërat e parë kundër tij e kundër pushtimit që kanë zënë të shfaqen janë të deputetëve, zyrtarëve e gazetarëve, të cilët po flasin për shock e tronditje

Vonesat e paparashikuara në pushtimin e Ukrainës e në rrëzimin e Zelenskit në Ukrainë kanë bërë që mbështetja për Putinin të fillojë të uletrë. Ka pasur protesta në qytete të ndryshme të Rusisë, pas të cilave janë arrestuar qindta vetë. Përveç kësaj, kanë zënë të shfaqen zëra publikë kundër tij. Këto zëra janë shumë pak në krahasim me elitën e madhe ruse që është në mbështetje të Putionit, por sidozoftë jën domethënëse, pasi rëndom në Moskë zërat kundër janë të rrallë.

Mikhail Matveyev, një anëtar i dhomës së ulët të Dumës ruse, i ka bërë thirrje Kremlinit t’i japë fund pushtimit. “Unë votova në Parlament për njohjen e dy republikave ruse në Donbas, jo për luftë. Unë votova që të mbroheshin rusët në Doneck e Luhansk, e jo që të bombardohej Kievi” tha ai, që përfaqëson partinë komuniste atje.

Një deputet tjetër i partisë komuniste (është partia e dytë në parlament), Oleg Smolin, që kishte votuar kundër njohjes së republikave ruse brenda Ukrainës, tha se ishte i shock-uar nga pushtimi i Ukrainës, për të cilin askush nuk dinte gjë deri të enjten, që ishte dita kur ndodhi. Ishte mbajtur sekret. Në të vërtetë, në mediat publike ruse që janë të lidhura me pushtetin nuk përmenden kurrë fjalët “luftë” dhe “pushtim”, dhe nuk ka info mbi luftën. Nuk flet askush për rusë të vrarë. “Më vjen shumë keq për jetët e humbura, jetët e rusëve e jetët e ukrainasve” u shpreh ai.

Kundërshtimi ka zbritur edhe në nivele më të ulëta të hierarkisë. Andrey Kortunov, drejtor i Këshillit rus për çështjet ndërkombëtare, që këshillon ministrin e jashtëm, ka dhënë një intervistë për BBC-në e ka thënë se ai nuk ka këshilluar askënd të pushtojë Ukrainën. Sipas tij, janë të shumtë zyrtarët rusë që u kapën në befasi nga ofensiva e pushtimit në Ukrainë. “Udhëheqja ruse kaloi vijën e kuqe me këtë pushtim, dhe unë mendoj se pasojat do të jenë të dukshme e të mëdha” përfundoi ai.

Elena Chernenko, një gazetare veterane që punon për gazetën Kommersant, nuk po e bën më reporteren pranë ministrisë së jashtme, që e ka bërë gjithë kohën. Ajo ka shoqëruar gjithnjë Lavrovin në udhëtimet jashtë Rusisë, por tanimë është përjashtuar nga ky grup gazetarësh. Motivi? “Për mungesë profesionalizmi”.

Putini është bërë i gjallë për të nënvizuar heroizimin e ushtarëve në front, por merret evsh se ai po kërkon të mbajë të bashkuar ushtrinë. Mund të përfytyrohet se çfarë mund të ndodhë, nëse pushtimi i Ukrainës zgjat me javë.

Luftë guerrile e ukrainasve/ Qytetarët udhëzohen të heqin tabelat e rrugëve

Ushtria ukrainase ka shpërndarë një udhëzim për qytetarët ukrainas në lëvizjen e tyre të rezistencës civile. Sipas BBC ajo u bën apel atyre të përdorin të gjitha mënyrat dhe mjetet e nevojshme për të luftuar.

“Pavarësisht nëse keni armë ose municione ose jo, ju duhet të përdorni të gjitha mënyrat dhe mjetet që ju gjenden për të luftuar”, thuhet në deklaratë.

  • Udhëzimi i sugjeron atyre të sajojnë mjete mbrojtëse në rast sulmi, në kushte shtëpie.
  • Hiqni tabelat rrugore
  • Rrëzoni pemët për të bërë të pamundur lëvizjen
  • Përdornin pajisje shpërthyese të bëra në shtëpi
  • Shkatërroni qendrat kryesore të transportit
  • Punoni më shumë gjatë natës ose muzgut

Horoskopi Sot, e diel 27 shkurt 2022

Dashi

Kjo ditë do të shërbejë për të reflektuar, ku do të arrini të kuptoni atë që ju mungon vërtetë. Do të jeni të pavendosur lidhur me disa vendime që duhet të merrni. Nëse jeni vetëm, Marsi ju dhuron një ditë shumë intensive. Në punë, duhet të tregoheni më luftarak. Me fuqinë dhe guximin tuaj, do të tregoni se vleni më shumë nga sa mendoni.

Demi

Gjatë kësaj dite do të ndiheni të shpërblyer sa i takon ndjenjave dhe kjo gjë do ju
ndihmojë, pasi dita nuk paraqitet e lehtë. Në mbrëmje parashikohet që të këtë zënka me partnerin/en ose familjarë të tjerë. Nëse keni nisur një projekt të ri, bëni mirë të keni kurajo dhe durim.

Binjakët

Do të jeni në kërkim të mundësive të ballafaqimit me persona të tjerë, por rrezikoni që të mbeteni të zhgënjyer. Tregoni më shumë kujdes për veten tuaj dhe mos i zvarrisni problemet me partnerin/en. Ata që janë vetëm, duhet të kenë më shumë besim në vete. Në punë, Mërkuri do ju lejojë që të zgjeroni kontaktet profesionale dhe të takoni dikë që mund t’iu ndihmojë për karrierën.

Gaforrja

Duke parë se si po ecin gjërat, ndoshta do të ishte më mirë të ishit më spontan dhe të mos ndikoheni nga këshillat e të tjerëve. Ata që janë vetëm do të kenë një ditë të mbushur me takime dhe me gjasë mund të qëllojnë në shenjë. Në punë, mund të korrni rezultatet e dëshiruara, por mos fantazoni shumë.

Luani

Ndryshimet gjatë kësaj periudhe mund t’iu bëjnë veçse mirë, ku do të keni mundësi të reja për t’u dashuruar. Ndërsa sa iu takon beqarëve, Venusi do të jetë në anën e tyre dhe do i bëj më tërheqës. Në punë do të merrni lajme të mira, të cilat duhet ti shfrytëzoni pozitivisht.

Virgjëresha

Nëse doni që në familje të rikthehet qetësia, duhet të shmangni polemikat. Mos i
komplikoni gjërat me kokëfortësinë tuaj, por mundohuni të gjeni një kompromis. Ata që janë vetëm, është mirë që të mos krijojnë iluzione ndaj një personi, por duhet të qëndrojnë me këmbët në tokë. Sa i takon punës, propozimet e marra janë shumë të favorshme. Ka ardhur momenti që të bëni një zgjedhje, por bëni kujdes ndaj kolegëve ziliqarë.

Peshorja

Kjo e diel parashikon zhvillime të rëndësishme sa i takon dashurisë, ndonëse ndonjë debat mund t’iu turbullojë. Nëse jeni vetëm dhe jeni në kërkim të shpirtit tuaj binjak, kjo ditë mund t’iu rezervojë një surprizë të këndshme. Në punë do të vlerësoheni dhe do të merrni kënaqësi të shumta.

Akrepi

Nëse keni diçka për të fshehur, mos u druani që të përballeni. Megjithatë një sekret të cilin nuk doni t’ia tregoni askujt mund të zbulohet. Ata që janë vetëm mund të bëjnë miqësi të reja dhe do të përjetojnë eksperienca eksituese. Në punë duhet ti keni idetë e qarta lidhur me një projekt që nuk ka nisur ende. Jini të vendosur, nëse doni të kini sukses.

Shigjetari

Në raportin në çift parashikohet një situatë mjaft e komplikuar, ku duhet të shmangni çdo diskutim pa arsye. Në mbrëmje do të rikthehet harmonia. Për ata që janë vetëm, do të ketë mundësi të shumta për të konkretizuar diçka. Në punë duhet të reflektoni para se të përfshiheni në një bashkëpunim, i cili mund t’iu hapë jo pak probleme.

Bricjapi

Tregohuni të duruar nëse doni që të zgjidhni një çështje dashurie në favorin tuaj. Nëse hasni në pengesa por doni të vazhdoni, duhet të duroni edhe ndonjë keqkuptim. Ata që janë vetëm, do të kontaktohen me një person të së kaluarës dhe do e kalojnë mbrëmjen bashkë. Në punë, duhet të mbani nën kontroll çdo situatë.

Ujori

Nëse doni të merrni faljen e njeriut të zemrës dhe të shmangni keqkuptimet, flisni me sinqeritet. Gjithashtu shtyni vendimet drastike, pasi mund të pendoheni. Lajme të mira parashikohen për ata që janë vetëm, të cilët mund të gjejnë intensitetin me një person special. Në punë, duhet të tregoheni të kujdesshëm ndaj zilive të kolegëve. Suksesi juaj mund t’iu prishë humorin, por injorojini.

Peshqit

Mos u tregoni të ashpër me dikë që e ka pranuar se ka gabuar. Një e papritur në dashuri, nuk do të thotë se raportit i ka ardhur fundi, sidomos nëse bëhet fjalë për gjëra që nuk kanë shumë rëndësi. Ata që janë vetëm, mund të vënë re se di sa miq, nuk janë miq të vërtetë, ndaj rrini larg tyre. Në punë matuni mirë çdo zgjedhjen tuaj.

Moti Sot, e diel 27 shkurt 2022

Dita e diel do të vijojë të jetë me mot të qëndrueshëm dhe me diell. Në zonat malore do të ketë vranësira të pakta kalimtare.

Era do të fryjë e lehtë deri në mesatare, nga kuadrati i veriut.

Temperaturat minimale dhe maksimale do të jenë: në bregdet 6 deri në 18 °C, në vendet e ulëta 6 deri në 20 °C dhe në vendet malore 2 deri në 13 °C.

Vritet gjenerali i famshëm çeçen, ukrainasit: Ai nuk shkon më në shtëpi

Autoritetet ukrainase kanë njoftuar vrasjen e një gjenerali të famshëm të forcave çeçene që luftojnë për flamurin rus në Ukrainë.

https://twitter.com/olex_scherba/status/1497640933625577473?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1497640933625577473%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fabcnews.al%2Fvritet-gjenerali-i-famshem-cecen-ukrainasit-ai-nuk-shkon-me-ne-shtepi%2F

“Magomed Tushayev nuk do të kthehet më në shtëpi”, shkruan në Tëitter diplomati. i njohur ukrainas, Olexander Scherba duke iu referuar burimeve ushtarake.

Ka të dhëna që gjenerali i besuar i liderit të çeçenëve Ramzan Kadyrov, besnik i Putinit, të jetë vrarë gjatë një prite të kryer sot në mëngjes nga ushtria ukrainase në veri-lindje të vendit.

Në Ukrainë janë nisur 10 000 çeçenë të cilët luftojnë krah rusëve kundër ukrainasve. Pjesëmarrja e tyre në këtë luftë lexohet nga ekspertët e sigurisë si një veprim i Putinit për të nxitur rusët të luftojnë pasi dihet afrimiteti i tyre me ukrainasit.