“Shtëpi bari” në Korçë/ Shpallen në kërkim 2 persona

383

Drejtoria vendore e policisë Korçë, gjatë një operacioni, ka konstatuar një ambient brenda një banese në afërsi te fshatit Turan, të përshtatur për tu kthyer në shtëpi bari.

Sipas burimeve të siguruara ambjenti ishte përgatitur me llampa dhe hapësirën e mjaftueshme për të kultivuar lëndën narkotike kanabiss sattiva.

Bëhet me dije se 2 persona janë shpallur në kërkim. Pritet komunikata zyrtare nga ana e policisë.