Pas Lulzim Bashës, në selinë e PD po mbërrijnë figura zyrtare, deputetë dhe anëtarë të kryetarëve të degëve apo kryesisë. Deputeti Enkelejd Alibeaj u fut në seli i shoqëruar nga 4 roje private.
Në momentin e mbërritjes së saj, nënkryetarja e PD, Grida Duma ka dhënë një prononcim për mediat ku është shprehur se asgjë nuk do ndodhte dhe se pas përfundimit të mbledhjes çdo gjë do vazhdonte normalisht.
Grida Duma: Të kryejmë mbledhjen dhe pastaj gjithsecili vazhdon punën në mënyrë normale.
Më pak se 2 orë na ndajnë nga protesta e thirrur nga Sali Berisha për shkarkimin e Lulzim Bashës. Ndërkohë ditën e djeshme, ish deputeti Spartak Braho paralajmëroi se në protestë mund të vritej deputeti i PD me inicialet E.A.