Kimikatet tek sapuni dhe kolinozi shkaktojnë këtë sëmundje tek gratë.

404

Një hulumtim i fundit i botuar në revistën Journal of Clinical Endocrinology dhe Metabolism, është i pari i llojeve të tij që heton lidhjen mes ekspozimit ndaj triklosanit me dendësinë minreale të tij në kocka dhe ndikimin tek osteoporoza.

Studiuesit gjetën nivele më të larta të triklosanit në urinën e grave dhe kjo kishte më shumë gjasa që të ishte çështje e kockave.

Gratë e ekspozuara ndaj triklozës, një kimikat i përdorur gjerësisht si një antibakterial tek sapunët, pastat e dhëmbëve dhe produkte të tjera të kujdesit personal kanë më shumë gjasa të zhvillojnë osteoporozën.

Çfarë është triklosani?

Është një kimikat i çrregullimeve endokrine që është i ndaluar nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe e Barnave. Një person mund të ekspozohet ndaj këtij kimikati nëpërmjet produkteve të konsumit, si sapuni, antibakterialët e duarve apo uji i kontaminuar.

“Studimet laboratorike kanë treguar se triklosani mund të ketë potencial të ndikojë negativisht në dendësinë minerale të kockave në linjat qelizore ose edhe tek kafshët” tha Yingjun Li, nga Shkolla e Mjekësisë Shëndetësore Publike të Hangzhou në Kinë.

Hulumtuesit analizuan të dhënat tek 1,848 gra për të përcaktuar lidhjen mes triklosanit dhe shëndetit të kockave. Ata gjetën se gratë me nivele më të larta të këtij kimikati në urinën e tyre kishin më shumë gjasa të kishin probleme me osteoporozën.