Shpërthen bombola e gazit në një banesë

238

Një bombol gazi ka shpërthyer në oborrin e një banese mëngjesin e së shtunës në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:50 në rrugën Idriz Dollaku ndërsa raportohen vetëm dëme materiale.

Njoftimi i policisë

Më datë 03.10.2020, rreth orës 08:50, në rrugën Idriz Dollaku dyshohet se ka shpërthyer një bombul gazi, në oborrin e baneses private të shtetasit N.H. ku ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.