Bilanci i Covid, Ministria: Asnjë humbje jete gjatë 24 orëve të fundit, ja sa të infektuar u shënuan

183

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë (MSH) njoftoi ditën e sotme se gjatë 24 orëve janë regjistruar edhe 38 raste të reja të të infektuarve me koronavirus. Shifra bazohet në 3.711 mostra të testuara.

Në 24-orë nuk ka humbur jetën asnjë person nga koronavirusi ndërsa numri i qytetarëve të shëruar është 7. Raste aktive aktualisht janë 540.

Nga 3.711 testime, 38 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 7 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.067. Në total numri i rasteve aktive është 540.