Krishtlindje të “bardha”! Meteorologët dalin me parashikimin e frikshëm, presin të thyhet rekordi i…

178

Disa pjesë të Kalifornisë kanë pasur Krishtlindje të bardha, pasi reshjet e borës kanë ndodhur në zonat malore përreth këtij shteti amerikan.

Në zona tjera të Kalifornisë, ka qenë me reshje shiu dhe bubullima, duke rrezikuar banorët të ballafaqohen me vërshime dhe evakuim të banorëve, transmeton Telegrafi.

Zyrtarë të Universitetit të Kalifornisë, thonë se ekziston mundësia që reshjet e mëdha dhe të pandërprera në zonat malore në Doner Pass në Sierra Nevada, të tejkalojnë rekordin prej 4,6 metra borë që ishte regjistruar në vitin 1970.

Deri më tani këtë muaj janë regjistruar të paktën tri metra, e akoma pritet të ketë reshje gjatë 72 orëve të ardhshme.

Metereologët presin që pjesa perëndimore të Paqësorit të goditet nga stuhia e të ftohtit, ku Oregoni ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme e në Seattle janë hapur strehimore për të pastrehët.