Një aksident ka ndodhur paraditen e së dielës në Kukës. Bëhet e ditur se një 36-vjeçar me iniciale R. B., banues në Durrës ka aksidentuar me automjetin e tij tip “Audi” një adoleshent.
Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Krumë-Golaj ndërsa 17-vjeçari është dërguar për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë.
Ndërkohë, shoferi i “Audi-t” është vënë në pranga.