Moti Sot, e hënë 3 maj 2021

212

Moti nis i kthjellët dhe me mjegull e mjegullinë në orët e mëngjesit gati në të gjithë
vendin. Në mesditë përgjatë maleve dhe zonave kodrinore vranësirat grumbullore do të marrin zhvillim.

Reshjet e shiut do të bëhen të pranishme përgjatë zonave malore në mesditë. Reshjet parashikohen të jenë në kohë të shkutrër, por lokalisht në formë rrebeshësh shoqëruar me rrufe e breshër. Në mbrëmje shi i dobët në male.

Era do të fryjë nga juglindje e gradualisht kthen nga veriperëndimi deri 15 m/sek.
Intensiteti i erës në mbrëmje vjen në rritje.

Valëzimi në dete parashikohet 4 deri 5 ballë. Deti në forcim i trazuar do të jetë prej
pasdites.