“Fundi i botës”! Ndodh fenomeni i pazakontë, banorët largohen të tmerruar

47

Një vullkan shpërtheu në ishullin indonezian Java, duke dërguar një shtëllungë të madhe hiri në qiell, i cili ka mbuluar fshatra të tërë.

Sipas BBC, banorët pranë malit Semeru në Java lindore janë larguar dhe ekipet e shpëtimit po udhëtojnë në zonën e prekur. Agjencia lokale e lajmeve Antara tha se një shi i dendur i hirit vullkanik ka pushtuar gjithcka në zonat përreth.

Ndërkohë autoritetet e kontrollit ajror paralajmëruan kompanitë e fluturimeve se hiri vullkanik mund të ngjitet deri në 15 mijë metra.

Pamjet në mediat sociale treguan banorët duke ikur ndërsa një re gjigante hiri u ngrit pas tyre, ndërsa ka prej tyre që e cilësojnë këtë si “fundin e botës”.