SHTEGU I KRESHTAVE

322

Shtegu turistik më i ri në Shqipëri, njëri nga më të magjishmit, më panoramikët, më sfiduesit dhe plot me atraksione turistike, histori, legjenda e surpriza të tjera. Është shtegu që lidh tre nga krahinat më të rëndësishme të Alpeve Shqiptare, Shoshin, Shllakun dhe Pultin dhe që tashmë është gati për turistët shqiptare dhe të huaj dhe i pari në këto krahina.

Fillon në Blini të Gurit të Lekës (Lumi i Shalës) dhe përfundon në qendër të Kirit. Nga qafa në qafë, nga thepi në thep, nga kulla në kullë, nga shpella në shpellë, nga kanioni në kanion, mespërmes të mrekullueshmit Cukal e që zbret nëpër kreshta për në Prekal e duke vazhduar kanionit të pashoq nëpër Luginën e Kirit.

Sot i hapur dhe i markuar me mbështetjen e GIZ Albania, si gjithmonë dhe pothuajse e vetmja, puna e secilës shihet në terren dhe që mendon e punon në vazhdimësi për zhvillimin e turizmit malor.

Nga Ndoc MULAJ