Holanda: Jo negociata me Shqipërinë, pro Maqedonisë së Veriut

395

Parlamenti hollandez ka vendosur që të mos hapen negociatat me Shqipërinë, ndërsa ka rënë dakord që negociatat të çelen me Maqedoninë e Veriut.

Mocioni i propozuar nga 3 parti të koalicionit qeveritar ka marrë 105 vota nga 150 gjithsej.

Vendimi sapo është marrë nga Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme dhe Këshilli i Punëve të Jashtme të Holandës, ndërsa i rekomandohet Komisionit Europian të mos hapë negociatat.

Arsyet e ketij vendimi shpjegohen me argumentin se shqiperia s’ka bere progres te dukshem ne luften kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit.