Fëmijët që kanë prindërit e pasur jetojnë mes luksit dhe jetës përrallore. Atyre në të shumtën e rasteve nuk u duhet të punojnë sepse jetesën ua kanë siguruar prindërit.
Por nuk ndodh kështu me vajzën e Bill Gates, njeriut më të pasur në botë. Pasuria e Gates kap vlerën 90.5 miliardë dollarë, por vajza e tij e siguron vetë jetesën e saj.
Multimilioneri është shprehur se paratë duhen fituar vetë dhe nuk duhet jetuar në kurriz të të tjerëve
Jennifer i përdor paratë e të atit vetëm nëse ka ndonjë gjë të domosdoshme për të blerë
Gjithashtu, ajo nuk shihet në evente mondane shumë shpesh. Jennifer ka vetëm një llogari në Instagram dhe aty poston foto, sikur të ishte vajza e një njeriu shumë të thjeshtë.
Njerëzit që e njohin thonë se ajo është një vajzë shumë e thjeshtë dhe e edukuar mirë.