Donte t’u shiste një shtëpi, biznesmeni i bën gjestin e rëndë çiftit të ri

229

Policia italiane ka vënë në pranga një agjent imobiliaresh pas një akti të shëmtuar gjatë ushtrimit të detyrës.

Ai akuzohet se drogoi një çift e më pas përdhunoi me gruan teksa donte t’i shiste një shtëpi.

Kjo ka bërë që policia të hetojë gjithë kontaktet e burrit për të konstatuar nëse ka viktima të tjera.

Italiani u arrestua dje nga karabinierët me akuzën e dhunës seksuale pasi kishte droguar një çift të ri dhe kishte dhunuar gruan gjatë një takimi për blerjen e një shtëpie.

Hetuesit besojnë se ai ka abuzuar në të njëjtën mënyrë edhe me viktima të tjera.

Omar Confalonieri, i dyshuar për përdhunim është pronar i një agjencie imobiliare në Milano dhe ka në dispozicionin e tij apartamente dhe dhoma të shumta.