Sherr në familje, babai plagos me thikë të birin në Korçë

399

Një 35 vjeçar është plagosur mbrëmjen e kësaj të hënë ne Korçë.

Sipas policsë autor i plagosjes është babai i tij, 65 vjeçari me iniciale I.S, i cili pas një konflikti të çastit, dyshohet se ka plagosur me thikë djalin e tij.

Ndërkohë 35-vjeçari me iniciale R.S. ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa shtetasi I.S, ndodhet në Komisariat, dhe po punohet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.