28-vjeçari u vra dhe u plagos vëllai i tij, reagon Policia e Shtetit

318

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të premte në qytetin e Elbasanit.

Një konflikt mes dy vëllezërve ka degraduar deri në përdorimin e thikës.  Si pasojë një e plagëve të marra njëri prej tyre ka ndërruar jetë.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton në lidhje me ngjarjen.

Elbasan /Informacion paraprak

Më datë 05.11.2021, rreth orës 19:50, në lagjen “Qemal Stafa”, Elbasan, pas një konflikti për motive të dobëta mes dy vëllezërve dhe disa personave të tjerë, konflikti është përshkallzuar dhe për pasojë dy vëllezërit janë plagosur me mjet prerës thikë .

Si pasojë e plagëve të marra njëri prej vëllezërve shtetasi F.K., rreth 28 vjeç, banues në Elbasan ka ndërruar jetë ndërsa vëllai tjetër shtetasi M.K 19 vjeç, ndodhet në spital për ndihmë mjeksore.

Shërbimet e policësë po krehin zonën me qëllim kapjen e autorëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.