“Edhe pse i kanë lyer thinjat me bojë i njoh mirë ata ‘qafira’”/ Artan Hoxha zbulon lëvizjen që bëri pak para takimit të Sali Berishës: Po shikoj kush do…

426

Gazetari i njohur Artan Hoxha ka bërë një reagim ditën e djeshme pak para fillimit të takimit të Sali Berishës me demokratët. Hoxha me anë të një fotoje ka lënë të nënkuptohet se po qëndron në hotelin ku do mbahej takimi i Berishës.

“Nuk shtyhet per qamet, te duket minuti sa nje vit…

Mbaroi birra belge megjithe naços, filloi kafe turke per te mbledhur zemren nga emocionet, “naçot” e mbushen plot Rogner-in, por Marshalli akoma nuk po duket….

Ne presim Lulin te filloje “luften” per te rrezuar Ramen, ketej fillon “revolucioni” per te rrezuar Lulin…”, shkruan Hoxha.

Një komentues e ka pyetur se çfarë do aty afër vendit ku do zhvillohej takimi i Berishës.