21 vjetori i vrasjes së Azem Hajdarit, politika homazhe në nder të tij

340

Klasa politika ka kujtuar këtë të enjte 21 vjetorin e vrasjes së ish-deputetit Azem Hajdari.

Politikanë të shumtë si nga radhët e mazhorancës por edhe opozitës joparlamentare kanë përkujtuar ish-deputetin Hajdari.

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi së bashku me përfaqësuesit e të gjitha grupeve parlamentare u paraqit në Varrezat e Dëshmorëve në orën 09:00. Po në varrezat e dëshmorëve u paraqit edhe vajza e Hajdarit, deputetja Rudina Hajdari.

Ndërsa Presidenti Meta në ndryshim nga Kuvendi rreth orës 09:15 vendosi një kurorë me lule tek memoriali i Azem Hajdarit.