Përplaset nga makina, humb jetën drejtuesi i motorit në Shkodër

314

Një 37 vjeçar ka humbur jetën këtë të dielë si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Guri i zi, në Shkodër, ku si pasojë ka humbur jetën shtetasi me iniciale V.N. 37-vjeç.

Ndërkohë parapralisht mësohet se viktima ka qenë duke lëvizur me motor kur është përplasur nga një makinë.