Moti Sot, e shtunë 28 gusht 2021

Moti parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare në relievet malore në lindje.

Gjithashtu në vend do të mbizotërojnë masat ajrore të qëndrueshme.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim e lehtë e mesatare në bregdet nga orët e mesditës deri ato të pasdites. Valëzimi në dete parashikohet të jetë i forcës 0-1 ballë.

“SYNI I ZOTIT” Vetëm po të jesh këtu e të hedhësh vështrimin nga të gjitha anët, e kupton se pse ja vunë këtë emër


Nuk është emërtim i ri, as sy demokracie si disa të tjerë, por një emërvend i lashtë qysh se shllaksit u vendosën për herë të parë këtu këtë vend, pra në Shllak. Sipas gojdhënave, shllaksit e parë, në kërkim të një toke më të mirë për jetesë, kur dolën në këtë vend, hodhën vështrimin rreth e rrotull dhe më i vjetri prej tyne tha:

“Këtu kënka Syni i Zotit, këtu po ndalim e grehim jetesë”. Vetëm po të jesh këtu e të hedhësh vështrimin nga të gjitha anët, e kupton se pse ja vunë këtë emër dhe sa në të vërtetë e meriton ky vend të quhet syni i lumnisë së të madhit Zot. Të pamit e synit të hup përtej Maleve të Shoshit, Toplanës, Nikajve e Mërturit, Majes së Hekurave, Jezercës e deri në Shkëlzen.

Aty poshtë Liqeni i Vaut të Dejës, i Komanit e krejt Përtedrinen, Pukën, Krrabin e Tërbunin i ke si në shplakë të dorës. Zadrima, Maja Shita, e Velës, Mali i Rrencit e hej se ku… Aty pari, gjithkah ka i thonë Shkodërloce, me Dri e Bunë, me det e liqen e përtej si me i pasë në prehën. Në të djathtë, Maranaj e krejt Majat e Shalës ashtu siç i përshkruan vetëm Roze Lane në librin e saj. Mbrapa buzëqesh Cukali i një mijë legjendave me dragoj e me kulshedra, i Këmbonares e Kishës së Shpalit e të Shpjetrit dhe me nandë majat që vijnë pas njëra tjetrës si gishtat e dorës deri te ajo e Meleqethit.

I bindur që ky vend do jetë superatraksioni i ardhshëm i turizmit malorë edhe pse dora e njerit e zhveshi në këto vite prej petkut të pyjeve ma të mrekullueshëm të ahut që ka pasë ky kontinent. Zoti e ka vu dorën mbi të, vëje edhe pak ti shtet, ti Shkodër, makarà i copë rrugë deri në Fushë të Liqenit se veç përvedi e ke!

Nga Ndoc MULAJ (Ekspert i turizmit malorë)

Ministria e Shëndetësisë del me njoftimin e rëndësishëm, zbulon sa raste të reja u shënuan në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.


Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:
Janë kryer 6184 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 921 qytetarë, në këto bashki:
213 raste në Tiranë, 93 në Vlorë, 92 në Shkodër, 58 në Durrës, 44 në Kavajë, 39 në Lezhë, 33 në Mat, 31 në Vau i Dejës, 28 në Lushnje, 27 në Fier, 26 në Berat, 21 në Kamëz, 20 në Sarandë, 18 në Kurbin, 17 në Krujë, nga 14 raste në Elbasan, Peqin, nga 12 raste në Malësi e Madhe, Kukës, 11 në Rrogozhinë, 9 në Gramsh, 7 në Vorë, nga 6 raste në Pogradec, Kuçovë, nga 5 raste në Librazhd, Poliçan, Korçë, Mallakastër, Has, nga 4 raste në Bulqizë, Cerrik, nga 3 raste në Shijak, Memaliaj, Gjirokastër, Himarë, Divjakë, Patos, nga 2 raste në Pukë, Mirditë, Dibër, Roskovec, Selenicë, Belsh, nga 1 rast në Skrapar, Maliq, Këlcyrë, Përmet, Delvinë, Klos, Tropojë.
Aktualisht janë 8311 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.


Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 96 pacientë. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një qytetar 64 vjeç nga Kruja. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 290 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 132,376 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (27 Gusht 2021)

Raste të reja ditore 921
Të shëruar në 24 orë 290
Të shtruar në spitale 96
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 6184

Testime totale 1,026,069

Raste pozitive 143,174
Raste të shëruara 132,376
Raste Aktive 8311
Humbje jete 2,487

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3103
Shkodër 1415
Vlorë 778
Fier 677
Durrës 582
Lezhë 428
Elbasan 379
Berat 289
Gjirokastër 253
Korçë 160
Kukës 130
Dibër 117

Nga vrasja me armën e shërbimit, tek ikja në Angli, ja kush është ish-polici që u vra në Malësinë e Madhe

Një ekzekutim me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në fshatin Reç të Malësisë së Madhe. Personi që shihni në foto është Sokol Çelaj, 58-vjeçari që mbrëmë iu bë atentat fare pranë shtëpisë.

Ai ishte duke shkuar me gruan me makinë drejt shtëpisë, ku persona ende të pa identifikuar i bënë pritë dhe lëshuan breshëri plumbash mbi mjetin. Çelaj ka ndërruar jetë në spital, si pasojë e plumbave të marra pranë zemrës e sipër brinjëve. Viktima kishte pak ditë që ishte kthyer në Shqipëri, pasi prej vitesh jetonte në Angli.

Ai ka ardhur në Shqipëri pasi ishte i ftuar në disa dasma. Mbrëmjen e djeshme, para pak atentatit, ai ka vizituar një të afërm. Raportohet se Çelaj ka punuar polic dhe në vitin 1989 ka vrarë një person me armën e shtetit.

Gjykata asokohe e konsideroi vrasjen nga pakujdesia dhe Çelaj ka bërë rreth 6 vite burg, për të shkuar më pas në Angli. Të afërmit e personit që ka vrarë 58-vjeçari jetojnë në Itali. Kjo është një nga pistat që po hetohet deri më tani, por nuk përjashtohen edhe episode të tjera./a.r

Sahati i Inglizit Shkoder, historia e një prej emblemave të qytetit

Shtepia me gure te gdhendur si dhe kulla e sahatit jane ndertuar me fonde te nje aristokrati anglez rreth cerekut te fundit te shekullit XIX. Ndertesa qe te jep pershtypjen e nje keshtjelle mesjetare, por me permasa shume te vogla, u ndertua nga Lordi Paget qe kishte ardhur ne Shkoder per te perhapur fene protestane.

Lordi Paget fillimisht vinte per te kaluar dimrin ne Shkoder,i aposionuar pas gjuetise dhe tregtise se antikuareve. Ndersa Lordi shperndante broshura te ritit protestan,nuk pati sukses. Edhe pse paguante nga 3 napolona ne muaj, per ata qe ndiqnin mesimet e tij, reaksioni ndaj tij ishte shume i madh.

Thuhet se shtepine Lordi ia dhuroi njerit prej oficereve angleze prane qeverise se Zogut, i cili ne vtin 1930, ua shiti dy tregtareve vendas per 40 mije franga. Shtepia qe ende njihet si “Sahati i Inglizit” perbehet prej 15 dhomash. Kur Lordi e kuptoj se ishte i pa fuqishem ndaj presionit te qeverise turke dhe te diplomacise se disa vendeve europiane, hoqi dor nga misioni i tij fetar,duke i zevendesuar kembanat e projektuara me nje sahat te madh,me tri fusha, e menyre qe tingunt e tij te degjoheshin sa me larg. Sahati ka punuar rregullishte per 20-vjet,por ku ra kujdestaria tingujt e sahatit fidhuan te mos degjoheshin. Gjithsesi kjo kulle ka sherbyer per dekada e dekada si kulle vrojtimi per zjarrfikesit e Shkodres.
Zani i Malsisë

Mark Marku “braktis” PD: Po shndërrohet në një parti që mbron interesa personale

Ka dhënë dorëheqjen nga mandati i deputetit Mark Marku. Lajmin e ka bërë me dije vetë ai, përmes një editorial për gazetën Panorama. Në fjalën e tij, Marku akuzon se Partia Demokratike po kthehet në një vend që mbron interesat personale vetëm.

Etapat e njëpasnjëshme të rënies së vazhdueshme te PD-së në një rutinë humbëse dhe se Basha është thjesht “kryetar i partisë së Berishës”, PD po shndërrohet në një parti që mbron interesat personale të dy liderëve të vet, Berishës dhe Bashës dhe të një grupi të ngushtë drejtuesish të PD-së duke tradhtuar interesat e atyre që e kanë mbështetur me aq mund, përkushtim e sakrifica.

Horoskopi Sot, e premte 27 gusht 2021

Dashi

Nuk keni përse të ndiheni në faj për dikë që po kalon një periudhë më të vështirë se ju. E vërteta e hidhur është se çfarëdolloj pengesash të jenë duke kaluar, janë vetë përgjegjës për të. Ndaj përse duhet të ndiheni fajtorë?

Demi

Mund të mërziteni nga veprimet e dikujt, por kjo nuk do të ndryshojë asgjë. Mënyra më e mirë për t’u përballur me këtë situatë është që ta lini të rrjedhë natyrshëm, duke qëndruar indiferentë.

Binjakët

Dikush që do të njihni përmes shoqërisë nesër, mund të kthehet në një person të rëndësishëm përgjatë muajve që do të vijnë. Romanca është e mundur, por mund të jetë edhe një marrëdhënie profesionale që do t’ju sjellë përfitime.

Gaforrja

Nëse nuk ndiheni të kënaqur nga ajo që pritet prej jush, atëherë është mirë që të flisni me partnerët e kolegët, t’ia bëni atyre të ditur se çfarë mendoni, përpara se të jetë shumë e vështirë për t’i ndryshuar gjërat. Nuk ka asgjë të keqe të pranosh se ke dyshime.

Luani

Javët e fundit e keni lodhur veten më shumë sa duhet dhe pavarësisht përfitimeve të dukshme, mos harroni se jeni njeri. Dikur duhet të ndalni dhe të bëni pak pushim.

Virgjëresha

Mos e mundoni veten më shumë sa duhet nesër. Me afrimin e hënës së re, mundësi dhe oportunitete ju presin përpara. Nëse nuk e mbaroni dot një detyrë pa u lodhur më shumë sa duhet, atëherë hiqni dorë dhe shpenzojeni energjinë për diçka më të mirë.

Peshorja

Nuk ka rëndësi sa gjëra të këqija ndodhin në botë, ka ende gjëra të pozitive dhe shumë njerëz të mirë, ndaj mos u dëshpëroni. Fokusohuni tek ajo që shkon mirë, keni shumë gjëra për të ecur përpara.

Akrepi

Do ta keni të vështirë që të bindni dikë se ajo që po bëjnë është jo vetëm e gabuar, por e dështuar. Nëse nuk duan t’ju dëgjojnë, lërini të vazhdojnë. Dhe kur të vijnë duke u ankuar, injorojini.

Shigjetari

Nëse planet tuaja nuk janë të njëjta me axhendën e atyre që bashkëpunoni nesër, mos kini frikë t’ia bëni të ditur se nuk do të ndiqni rrugën e tyre. Nëse përpiqen ta kthejnë këshillën e tyre në urdhër, buzëqeshni dhe largohuni.

Bricjapi

Po mendoni shumë për dikë kohët e fundit dhe kjo po kthehet në obsesion. Duhet ta hiqni nga mendja dhe t’i riktheheni normalitetit. Ka njerëz dhe çështje të tjera që kanë nevojë për vëmendjen tuaj.

Ujori

Mos e shpenzoni kohën duke diskutuar me njerëz që nuk do të bien kurrë dakord me ju, edhe nëse ia provoni që ajo që po thoni është e vërtetë. Ju më shumë se kushdo tjetër duhet ta dini shumë mirë sa e vështirë është të lini mënjanë atë që besoni e mendoni.

Peshqit

Me afrimin e hënës së re do të përballeni me shumë sfida e mundësi të reja, ndaj dhe duhet të jeni të gatshëm të adaptoheni. Mos u shqetësoni, ndryshimet do të jenë pozitive.

Moti Sot, e premte 27 gusht 2021

Moti parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare. Masat ajrore do të jenë të qëndrueshme.

Era do të fryjë me drejtim verilindje e veriperëndim e lehtë e mesatare në bregdet. Valëzimi i forcës 2-3 ballë.

Identifikohet pasagjerja e vetme që shpëtoi nga furgoni i “vdekjes”, vajzat me “Land Rover” të lënduara lehtë

Tragjedia e Qafë-Muzinës e cila la pas 5 viktima pasditen e kësaj të enjte, I ka lënë pasojat të gjitha tek furgoni me pasagjere I linjës Tiranë-Sarandë, që drejtohej nga shtetasi Bardhi Prodo. Ky i fundit ishte mes viktimave.

Po ashtu nga furgoni janë nxjerre pa jete edhe cifti I bashkëshorteve Fiqiri dhe Dritë Korcari.

Mbeten ende të paidetifikuar dy persona të tjere që ishin pasagjere në furgonin e vdekjes.

Nga përmbysja e këtij mjeti në kanal poshtë rruges, ka shpëtuar vetëm një vajzë 25 vjece.

Ajo është identifikuar si Greta Kaberdini 25 vjece, e cila ndodhet në spitalin e Gjirokastrës jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë të lënduara, por pa probleme në spital kanë shkuar edhe tre vajza që udhëtonin me Land Rover. Ato janë drejtuesja e makinës Rexhina Celhaka 22 vjece dhe shoqet e saj italiane, Ana Cascalvilla 23 vjece dhe Xhulia Parini 22-vjeçe.

Mësohet se drejtuesja e “Land Roverit” 22 vjecarja, Rexhina Celhaka banuese ne Tiranë e kishte marrë mjetin me qira.

Ndonëse nuk është zyrtare, besohet se një manover e gabuar e mjetit “Land Rover” mund të ketë sjell aksidentin tragjik.

Tragjedi / Po ktheheshin në Tiranë, konfirmohen 5 persona të pajetë: Vështirësi në nxjerrjen e trupave

“BalkanWeb” shkruan se janë konfirmuar pesë vik tima nga aks id enti tragjik, ku shkak mendohet se ka qenë shpejtësia dhe rruga e lagur nga reshjet e rëna këtë pasdite.

Gazetarja Metaj sjell në redaksinë e “BalkanWeb” edhe pamje nga vendngjarja, ndërsa thekson se ka qenë një furgon i linjës Tiranë-Sarandë, që ka dalë nga rruga dhe ka rënë në greminë.

Siç raporton gazetarja, është e vështirë nxjerrja e vikt imave dhe pasagjerëve të tjerë të bllokuar, pasi mjeti është i përmbysur.

https://youtu.be/dsOi9IAFOZQ