Vëllai qëllon motrën me çifte

Një 60-vjeçar, në fshatin Bishan të Vlorës, ka qëlluar me çifte motrën e tij 66-vjeçare, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Autori Seit Danaj është larguar në pyll dhe policia është në ndjekje të tij.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se autori gjatë konfliktit ka qenë nën efektin e alkoolit.

Policia zbarkon në Vlorë, forcat e FNSH kryejnë kontrolle me dron/ Çfarë ka ndodhur?

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Bishan të Vlorës.

60 vjecari Seit Danaj, në gjendje të dehur, pasi ka debatuar me motrën e tij për motive të dobëta, ka marrë armën e gjahut dhe e ka qëlluar dy herë në këmbë, Bukuroshe Hoxhan.

66 vjeçarja është dërguar menjëherë në ambientet e spitalit të Vlorës ku dhe po merr mjekim dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Operacion ndërkombëtar antidrogë në Shqipëri nga SPAK dhe Antimafia italiane, lëshohen 38 urdhër-arreste, në pranga edhe zyrtarë të shtetit (Arben Kraja bën lëvizjen e rëndësishme në orën 10:30)

Një operacion i madh ndërkombëtar kundër trafikut të drogës, pastrimit të parave dhe korrupsionit është duke u zhvilluar në Shqipëri, Itali dhe disa shtete të tjera paralelisht me mbështetjen e SPAK dhe të Antidrogës italiane.

Mësohet se janë lëshuar 38 urdhër-arreste dhe është urdhëruar sekuestrimi i miliona eurove pasuri të përfituara nga trafiku i drogës.

Hetimet janë shtrirë në periudhën 2018-2020 në të dy shtetet, por edhe në Spanjë dhe në Malin e Zi.

Pritet një konferencë shtypi në orën 10:30 midis Prokurorit të Antimafias Italiane, De Raho dhe kreut të SPAK-ut, Arben Kraja.

“Babis transportonte drogë për kartelet, vrau gruan pasi ajo e zbuloi”

Hetuesit zbuluan se çifti kishte blerë kohët e fundit një tokë me vlerë rreth 60 000 euro, një shtëpi mbi 150 000 euro dhe sapo kishin kaluar pushime luksoze në Dubai.

Sipas policisë greke, Charalambos Anagnostopoulos, që njihet me emrin Babis, ka pasur një burim tjetër të ardhurash dhe e vrau gruan e tij 20-vjeçare kur ajo e mori vesh se nga vinin paratë.

Babis e mbyti me jastëk bashkëshorten e tij në 11 maj, në sytë e vajzës së tyre 11-muajshe.

Horoskopi Sot, e premte 2 korrik 2021

Dashi

Kjo e premte do të jetë e mbushur me nervozizëm gjatë së cilës do të përballeni me probleme të vështira, të cilat do të shkaktojnë edhe përplasje me personat që nuk duan t’iu dëgjojnë. Bëni kujdes ndaj debateve si në familje edhe në sferën sentimentale.

Demi

Do të jetë një ditë mjaft pozitive edhe pse iu druheni ndryshimeve që janë në proces. Këshillohet që të mos i lini t’iu shpëtojnë mundësitë që do ju propozohen. Në dashuri, do t’iu duhet të bëni edhe ca durim, para se të ketë rikuperim.

Binjakët

Sugjerohet që të dëgjoni zemrën tuaj, pasi dashuria është streha ku ndiheni më mirë, edhe kur përballeni me probleme profesionale. Në këtë drejtim, kjo ditë është ideale për të zgjidhur ndonjë problem dhe për të rikuperuar kohën e humbur.

Gaforrja

Gjatë kësaj dite mund të ketë probleme të natyrës praktike, të cilat do ju shkaktojnë shumë stres. Çdo gjë që do të bëni do të gjykohet nga të tjerët dhe kjo gjë do ju mbajë nën tension. Këshillohet që të tregoheni më të kujdesshëm në raport me të tjerët, në mënyrë që të shmangni debatet e ndezura.

Luani

Kjo e premte do të jetë një ditë neutrale, dhe nuk do të ketë asgjë të bujshme. Sfera sentimentale parashikohet mjaft e favorshme. Edhe sa i takon punës mund të sistemoni disa gjëra, ndaj mundohuni që të mos i lini mundësitë t’iu ikin nga duart.

Virgjëresha

Ka ardhur momenti për tu marrë me projekte të reja, ndaj përqendrohuni mirë me atë që duhet të merreni, në mënyrë që të vini në zbatim idetë tuaja. Sa i takon ndjenjave, gjërat do të vijnë duke u sistemuar duke bërë që të ndiheni më mirë, në raport me të kaluarën.

Peshorja

Kjo e premte do të jetë disi e ngarkuar, ku do ta ndjeni veten të lidhur me të kaluarën, veçanërisht sa i takon dashurisë. Kjo gjë mund të bëjë që të lindin tensione në raportet sentimentale. Mundohuni që të kuptoni më mirë se çfarë dëshironi, në mënyrë që të shmangni debatet kota.

Akrepi

Gjatë kësaj dite do të keni mundësi që të sqaroni një çështje mjaft të rëndësishme. Yjet janë mjaft të favorshëm, ndaj përfitoni prej tyre. Mundohuni vetëm që të mos keni shumë kërkesa në sferën profesionale, pasi ko është një periudhë jo shumë e favorshme, ndaj duhet të kënaqeni me atë çfarë keni.

Shigjetari

Këshillohet që të tregoheni të kujdesshëm gjatë gjithë kësaj dite. Bëni mirë që të shmangni gënjeshtrat ndaj të tjerëve dhe ndaj vetes, edhe pse mund ta bëni për të mbuluar pikat tuaja të dobëta. Kjo është një periudhë e qëndrueshme në dashuri, ku nuk do të ketë zhvillime të rëndësishme.

Bricjapi

Parashikohet një ditë e mbushur me nervozizëm, gjatë së cilës mund të ketë debate dhe tensione. Raportet ndërpersonale, mund të jenë në rrezik. Edhe në sferën sentimentale, situata nuk do të jetë aspak e favorshme. Mundohuni që të kontrolloni veten, sidomos lidhur me çështjet profesionale. Gjithë kjo ngarkesë stresi, do të reflektohet edhe në nivelin fizik.

Ujori

Do të përjetoni momente nervozizmi, por këshillohet që të mos reagoni ndaj provokimeve. Do të ndjeni një dëshirë të madhe për të qenë të lirë, për tu arratisur dhe për t’ia nisur nga e para tjetërkund. Në punë mund të përballeni me ndryshime.

Peshqit

Ju pret një ditë mjaft e qetë, gjatë së cilës do të ketë rikuperime të sferës sentimentale. Kush ka përjetuar një krizë së fundmi, duhet të mundohet që ti lërë pas gjithë gjërat e së shkuarës dhe të shohë përpara, për të pritur mundësitë e reja. Një rikuperim i mirë, parashikohet edhe në sferën profesionale.

Moti Sot, e premte 2 korrik 2021

Moti parashikohet kryesisht i kthjellët e vranësira kalimtare në orët e mesditës përgjatë relieveve malore. Në juglindje do të ketë reshje shiu të izoluara në formën e shtrëngatave në mesditë.

Era do të fryjë me drejtim Verilindje – Veriperëndim 1-8m/s, e pasuar nga valëzim i forcës 1-2 ballë.

Mashtronte qytetarët dhe i merrte para, Zbardhet skema që përdorte

Një 60-vjeçar, banues në Shkodër, është arrestuar ditën e sotme në Fier, i akuzuar se i ka marrë para disa personave, duke i mashtruar.

Mësohet se në pranga ka rënë Spiridon Lito, i cili iu ka marrë shumë të ndryshme, nga 1 milion deri në 2 milion lekë secilit, shtetasve M. B., 75 vjeçe, banuese në Fier, H. B., 73 vjeç, banues në Fier dhe P. M., 77 vjeçe, banuese në Fier, duke i mashtruar me pretendimin se kishte njohje me fëmijët e tyre dhe se ato para do tua kthente sërish.

Nuk sqarohet se çfarë skeme përdorte 60-vjeçari për të mashtruar qytetarët, në mënyrë për t’i marrë para.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Mashtrimi”.

Djali që dashuronte u martua me dikë tjetër, Fifi shpërthen në lot teksa këndon: Tentova plot herë me e bo… (Video)

Këngëtarja e njohur shqiptare Fifi me anë të postimeve ka treguar se së fundmi është lënduar shumë. Ajo ka shpërndarë një video ku duket shumë e prekur. Teksa këndon një pjesë nga kënga “Jetike” e artistes Semi Jaupaj, asaj i mbushën sytë me lot. Fifi ka zgjedhur që të mos e tregojë arsyen e përlotjes dhe ndër të tjera ka shkruar se loti e çliron dhe nuk e lehtëson.

“Bash me rruzat e gjakut me kajt , bash pa e pas nplan e as nevoje me ta mledh ni lomsh te fyti .. bash qet ndjenje ma jep #Jetike @semijaupaj tentova plot here me e bo pa lot po prap ma jep n’zemer.. njejt Loti thjesht t’shliron . Nuk t’lehteson , thjesht qaq…Thank u @iamflorimumajesi ”, shkroi këngëtarja krahas videos.

Djali që dashuron Fifi, mësohet se është martuar me dikë tjetër. Kjo e ka lënduar shumë atë.

https://www.instagram.com/fifi.official.fr/?utm_source=ig_embed&ig_rid=e6641517-ed30-451f-9233-50102046dd45&ig_mid=3BFE263A-8CE9-4D34-84BC-E611478CD417

Horoskopi Sot, e enjte 1 korrik 2021

Dashi

Ky muaj do të nisë në mënyrë mjaft interesante, veçanërisht sa i takon projekteve të reja lidhur me punën. Ndonëse shumica e cilëson si periudhë pushimesh, për ju, kjo është koha e duhur për të nisur projekte të reja. Situata sentimentale mbetet kaotike, për shkak se jeni të pakënaqur, madje mund të ketë edhe tensione.

Demi

Do të jetë për ju një javë mjaft pozitive, sidomos pasi Venusi do të ketë ndikim të favorshëm në shenjën tuaj. Bëni mirë që të pranoni ndryshimet, edhe pse mund të mos i dëshironi.

Binjakët

Do të jeni të mbushur me energji dhe gjithë grintë gjatë kësaj jave. Hëna do të jetë në shenjën tuaj, duke bërë që muaji të nisë në mënyrën më të mirë të mundshme. Do të nisë për ju një verë e mbarë! Nga pikëpamja profesionale, do ju duhet që të hiqni dorë nga diçka.

Gaforrja

Do të ndiheni shumë të motivuar gjatë kësaj dite. Megjithatë përballë një projekti të ri, do të keni frikë se mos gaboni. Dashuria do të rikthehet protagoniste e të lindurve të kësaj shenje, bashkë me muajin e ri. Kështu që nëse ka pasur probleme apo keqkuptime, do të vijë momenti i rikuperimit. Ndërsa për ata që janë vetëm, nuk do të mungojnë mundësitë.

Luani

Kjo javë do të jetë mjaft e rëndësishme për ju! Do të keni mundësi që të dilni në pah dhe të vini në dukje gjërat për të cilat jeni të zotët. Yjet janë në anën tuaj, por nuk duhet të gaboni dhe të krijoni armiq. Shmangni humbjen e kohës me persona që nuk e meritojnë.

Virgjëresha

Do të jetoni një javë aspak në ritmin e duhur! Do të ndiheni mjaft konfuz, edhe sepse në raportin në çift keni përjetuar shumë tensione. Ju shpesh prireni që t’iu organizoni jetën të tjerëve, sidomos partnerit/es, dhe kjo gjë mund ta acarojë së tepërmi. Sa i takon punës, situata nuk do të jetë shumë e favorshme.

Peshorja

Dita e parë e muajit do ju gjejë të dekurajuar. Në sferën profesionale do të keni ndjesinë e ecjes në zbrazëti, duke u ndjerë sikur rrugët nuk iu çojnë askund. Ky është një moment kalimtar, ndaj bëni durim. Duhet të tregoheni të kujdesshëm, në mënyrë që tensionet e punës të mos i reflektoni në dashuri.

Akrepi

Do të jetë për ju një javë mjaft e rëndësishme, sidomos sa i takon situatave të mjegullta. Kjo pasi në punë, mund të hasni në probleme. Ndërkohë në raport me të tjerët, situata do të jetë më e përmirësuar.

Shigjetari

Kjo e enjte nuk do të jetë aspak ideale, ku mund të ndiheni disi të turbullt. Mos u dekurajoni, pasi gjërat do të përmirësohen në ditët në vijim. Në dashuri këshillohet që ti shprehni hapur ndjenjat. Lidhur me situatën ekonomike, planetet do ju vijnë në ndihmë.

Bricjapi

Ky muaj do të nisë i mbushur me dyshime, sa i takon raporteve me të tjerët. Nëse kohëve të fundit keni përjetuar një krizë në dashuri, gjatë këtyre ditëve mund të kthehen tensionet. Jeni të prirur që të mos harroni dhe as të kaloni traumat lidhur me sferën sentimentale. Nëse vini re se diçka nuk funksionon, nuk dini që të shtireni.

Ujori

Do të nisë për ju një fazë mjaft konfuze. Megjithatë duhet të qartësoheni me veten, edhe për të kuptuar se çfarë dëshironi realisht. Edhe në sferën profesionale ka diçka që nuk ju lë të qetë. Mundohuni që ta kaloni sa më parë këtë periudhë dhe të mos reagoni të acaruar.

Peshqit

Mund të përballeni me pasojat e disa veprimeve tuaja. Shpesh ju ndodh që ta gjeni veten të përfshirë në situata negative. Nëse për ju një histori dashurie nuk është e mbushur me emocione të forta, mund të distancoheni dhe të përjetoni shumë ankth. Yjet ju ftojnë që të arsyetoni në mënyrë më të qentë, edhe sepse Venusi do ju ndihmojë që ti peshoni mirë gjërat.

Moti Sot, e enjte 1 korrik 2021

Moti parashikohet i kthjellët dhe i nxehtë me vranësira mesatare kalimtare në relievet malore nga orët e mesditës deri ato të pasdites.

Në këto orare shi i izoluar në relievet e larta malore në lindje të territorit.

Era do të fryjë me drejtim Verilindje – Veriperëndim e lehtë e mesatare në breg pasuar nga valëzim i forcës 1-2 ballë.