Mashtronte qytetarët dhe i merrte para, Zbardhet skema që përdorte

254

Një 60-vjeçar, banues në Shkodër, është arrestuar ditën e sotme në Fier, i akuzuar se i ka marrë para disa personave, duke i mashtruar.

Mësohet se në pranga ka rënë Spiridon Lito, i cili iu ka marrë shumë të ndryshme, nga 1 milion deri në 2 milion lekë secilit, shtetasve M. B., 75 vjeçe, banuese në Fier, H. B., 73 vjeç, banues në Fier dhe P. M., 77 vjeçe, banuese në Fier, duke i mashtruar me pretendimin se kishte njohje me fëmijët e tyre dhe se ato para do tua kthente sërish.

Nuk sqarohet se çfarë skeme përdorte 60-vjeçari për të mashtruar qytetarët, në mënyrë për t’i marrë para.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Mashtrimi”.