Një atentat mafioz ka ndodhur në lagjen “5 maji” në qytetin e Elbasanit. Ështe ekzekutuar shtetasi Pjerin Xhuvani, 56 vjeç.
Viktima rezulton një emër mjaft i njohur në Elbasan, por dhe më gjerë. 56-vjeçari Pjerin Xhuvani ka qenë ish-drejtor i Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Ndërkohë, emri i Xhuvanit është përmendur edhe në përplasjet politike të ndodhura në Ditën e Verës në Elbasan, kur qytetin e vizituan njëkohësisht Rama dhe Basha.
Xhuvani u akuzua nga Partia Demokratike, si eksponent i PS-së, që rrahu mbështetësit e opozitës dhe si një organizator i një grupi kriminal, po sipas PD-së, i përfshirë edhe në laboratorin e drogës në Xibrakë.
Në vendngjarje kanë mbetur të plagosur edhe katër persona, mes tyre një oficere e Forcave Shqiponja.
Mësohet se është arrestuar autori i dyshuar i vrasjes së Pjerin Xhuvanit. Bëhet fjalë për, Arbër Papleka, ish efektiv i forcave Renea. Sipas gazetares Klodiana Lala, autori i dyshuar është pjestar i shtabit elektoral të Gazmend Bardhit në Elbasan.
Viktima Pjerin Xhuvani, u akuzua nga PD në përplasjen që ndodhi Ditën e Verës në Elbasan, si eksponent i PS-së, që dhunoi mbështetësit e opozitës. Po sipas PD, Xhuvani ka qenë i përfshirë në laboratorin e drogës në Xibrakë.
