Pas përplasjeve politike në Vlorë, vihet në lëvizje edhe Policia/ Goditet një rast i krimit zgjedhor. Ja çfarë bënte i riu nga Turqia në këtë qytet në prag zgjedhjesh

181

Me anë të një njoftimi zyrtar nga Policia e Vlorës bëhet me dije se  janë proceduar penalisht dy shtetas pasi kanë marrë shuma të konsiderueshme parash për shit-blerje votash.

Kjo goditje vjen në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve zgjedhore.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve zgjedhore, proceduan penalisht shtetasin turk A. B., 23 vjeç, banues në Vlorë dhe shtetasin J. M., 24 vjeç, banues në Vlorë.

Shtetasi J. M. dyshohet se në kohë të ndryshme ka marrë një shumë lekësh nga shtetasi A. B., për sigurimin e disa emrave personash të njohur prej tij për dhënie vote në zgjedhjet parlamentare 2021.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe Prokurorisë së Posaçme SPAK Tiranë, për veprime të mëtejshme.