Zjarr në një pallat në Tiranë, evakuohen banorët

280

Dhjetëra banorë të një pallati në Tiranë janë evakuuar si pasojë e një zjarri që ra në orët e para të mëngjesit të së dielës.

Sipas të dhënave paraprake, zjarri në fillim përfshiu garazhin e pallatit në rrugën “Fadil Deliu”, duke bërë që tymi dhe flakët të ngjiteshin me shpejtësi në katet e tjera.

Shërbimet e zjarrfikëses dhe ato të policisë bënë të mundur evakuimin e banorëve  ndërsa vijon puna për vënien e flakëve në kontroll.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.