Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar hapjen zyrtare të fushatave elektorale të dy forcave politike, PS dhe PD.
Krahas pamjeve, ish-kreu i qeverisë e cilëson një vullkan hapjen e fushatës së demokratëve në sheshin “Nënë Tereza”, ndërsa për çeljen e fushatës nga ana e Ramës shkruan se dukeshin si “plakat e Marsit”.
“Fushata e Bashes si Vullkan. Fushata e Rames si plakat e marsit”, theksoi Berisha.
Ditën e sotme, ne fushatën e PS ishin të pranishëm vetëm kandidatët për deputetë, ndërsa në fushatën e PS u mblodhën qindra simpatizanë demokratë, duke shkelur kështu masat kundër COVID.
320 milionë dollarë ua rropën Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke i gënjyer për armatimin. Predhat, fishekët, bombat kineze i ripaketonin dhe i nisnin nga Shqipëria drejt Afganistanit si armatim i prodhuar në Evropë. Pa asnjë kusht dhe siguri teknike kishin hapur fabrikën e mortjes në Gërdec ku kishin punësuar ilegalisht fëmijë, pleq, plaka, sakatë, hallexhinj derisa një mëngjes marsi u vranë 26 frymë. U përvëluan qindra trupa, u shkatërruan dhjetra shtëpi, u shkrumbuan lagje e fshatra. Marrëdhëniet Shqipëri-Amerikë u tronditën, besimi juaj te ne u godit dhe aferat katrane zbuluan se lojtarë të ndyrë e matrapazë gjaku ishin pikërisht ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu dhe djali i kryeministrit Sali Berisha.
13 vjet pas hatasë, nga nëntoka e varreve atje në Gërdec gulçojnë ende prej padrejtësisë shpirtrat e fëmijëve që nuk gjejnë paqe e nuk treten nën dhé. I biri i Saliut kurvëron me lekët e mortjes, Fatmir Mediu kandidon për herë të pestë si deputet. Ky mysybeti i 26 varreve nuk shkoi kurrë në gjykatë të provonte pafajësinë, nuk u përball kurrë me familjarët e viktimave, nuk i kërkoi asnjëherë falje Gërdecit, Shqipërisë, Amerikës por u fsheh pas imuniteteve politike dhe lidhjeve tribaliste. Ndërkohë mileti pret që Ambasada Amerikane të sanksionojë eshe ndalimin e kandidimit të Fatmir Mediut si vrasës, ti e dashur Yuri Kim çdo ditë i je qepur kandidatit tjetër Tom Doshi ta ndalosh për të kërkuar votat e elektoratit.
Më thuaj, më trego e proklamo krimet e Tomës. Më oriento duke faktuar nëse Tom Doshi ka qenë ndonjëherë në pushtet si ministër, ka vrarë apo ka vjedhur paratë publike, është hetuar apo dënuar për krime e çfarë borxhi i ka Amerikës ky politikan shqiptar? Unë jam elektorati në dilemë që nuk di për kë të votoj më 25 prill. Unë sapo të tregova 26 të vrarët e Gërdecit të Fatmir Mediut, është rradha jote ambasadore të më tregosh Gërdecin e Tom Doshit!
Pasditen e sotme është hapur zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet e 25 prillit. Partia Demokratike ka mbledhur kandidatët dhe simpatizantët e saj në shehsin “Nënë Tereza”, ndërsa Partia Demokratike ka zgjedhur që “mitingun” ta zhvillojë vetëm me 140 kandidatë, të cilët janë mbledhur në sheshin
Kryeministri Edi Rama dhe kryedemokrati Lulzim Basha janë “live” në llogaritë e tyre në rrjetet sociale, ku qytetarët kanë mundësi të ndjekin hapjen e fushatës elektorale.
Në rrjetet sociale betejën po e fiton bindshëm kryeministri Edi Rama, i cili po ndiqet nga më shumë se 20 mijë qytetarë, ndërkohë Basha ndiqet nga pak më shumë se 6 mijë.
Ministria e Shëndetësisë raportoi se në 24 orët e fundit 13 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në vendin tonë, ndërkohë që janë regjistruar dhe 472 raste të reja me Sars Cov-2.
Gjithashtu, në komunikatën e Ministrisë së Shëndetësisë shkruhet se gjatë ditës së fundit janë kryer 5356 vaksinime, 2794 testime, ndërsa janë shëruar nga virusi 567 persona.
Deklarata e Ministrisë së Shëndetësisë:
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19. Vijon procesi i vaksinimit antiCOVID në qendrat e përqendruara të vaksinimit si dhe në shkolla për arsimtarët. Gjatë ditës së sotme janë kryer 5,356 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 59,348 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit. Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2794 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 472 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 140 raste në Tiranë, 28 raste në Shkodër, Fier, 27 raste në Durrës, 17 raste në Gjirokastër, 14 raste në Korçë, Kukës, 13 raste në Kurbin, Lezhë, Berat, 12 raste në Vlorë, 11 raste në Elbasan, Lushnje, 9 raste në Pogradec, 8 raste në Devoll, Mirditë, Librazhd, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, 7 raste në Kavajë, 6 raste në Peqin, 5 raste në Kamëz, Malësi e Madhe, Gramsh, Kuçovë, 4 raste në Krujë, Mallakastër, Prrenjas, 3 raste në Tropojë, Përmet, Tepelenë, Skrapar, Këlcyrë, 2 raste në Sarandë, Delvinë, Divjakë, Himarë, Kolonjë, Shijak, Vorë, Maliq, Patos, Cërrik, 1 rast në Has, Bulqizë, Memaliaj, Poliçan, Dropull, Libohovë. Në 24 orët e fundit janë shëruar 567 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 87,760 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 340 pacientë, 19 në terapi intensive, nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 13 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 7 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetarë nga Lushnja, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Shijaku, të moshave 67-78 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.
Statistika (25 Mars 2021) Raste të reja ditore 472 Të shëruar në 24 orë 567 Të shtruar në spitale 340 Humbje jete në 24 orë 13 Testime ditore 2794
Testime totale 542,232 Raste pozitive 122,767 Raste të shëruara 87,760 Raste Aktive 32,823 Humbje jete 2184
Kandidatja e PS në Tiranë, inxhinierja Luljeta Bozo, dha një mesazh nga Sheshi “Skënderbej” se pse qytetarët duhet të votojnë sërish Edi Ramën dhe Partinë Socialiste. Bozo u shpreh se shqiptarët janë të zgjuar dhe do të dinë të bëjnë zgjedhjen e duhur më 25 prill, që sipas saj, është PS, pasi do të vijojë reformat e nisura për të çuar përpara Shqipërinë.
“Do them dy fjalë për popullin tonë, që është i zgjuar, punëtor dhe që di të bëjë zgjedhjen e duhur në momentin e duhur. Është një popull i sakrificës dhe solidaritetit. Them që populli do dijë ta bëjë zgjedhjen e duhur dhe do votojë patjetër PS, sepse e di që nga e nisi punën para tetë vitesh PS, çfarë arriti gjatë këtyre tetë viteve, që janë të dukshme, si u rrit niveli i jetesës, i shërbimeve, i arsimit. Në të gjitha fushat ka pasur vetëm përparime. Duke parë çfarë është arritur, me këtë forcë do të arrijmë reforma dhe ndryshme edhe më të mëdha. Gjithë programi i PS është i bazuar në llogaritje shumë të sakta, në energjinë e pashtershme të rinisë dhe grave tona, bazohet në energjinë e madhe që ka populli jonë dhe besimin që ka në një të ardhme më të mirë e më të ndritur.
I ftoj të gjithë njerëzit dhe jam shumë e bindur në pjekurinë dhe zgjuarsinë e popullit tonë që të bëjë zgjedhjen e duhur për të votuar këtë forcë politike, që i ka vënë detyrë vetes të përballojë, ose të eliminojë, dy sfida shumë të vështira, si pandemia, të bëjë gjithë vaksinimin; dhe të shërojë të gjitha plagët, duke e rilindur nga e para Shqipërinë, që u shkatërrua nga tërmeti. Populli me pjekurinë e vërtetë do ta votojë PS, sepse është i bindur se këto reforma që ka nisur në të gjitha fushat, do ta bëjnë vendin më të begatë. I ftoj të gjithë që të votojnë për këtë forcë politike që është për njerëzit e thjeshtë, shumë progresiste dhe me vizion të jashtëzakonshëm”, tha Bozo.
Kreu i PD, Lulzim Basha në fjalën e tij në çeljen e fushatës deklaroi se misioni i tij madhor kur të zgjidhet kryeministër është futja e Shqipërisë në BE.
Para mbështetësve të tij në sheshin “Nënë Tereza”, kryedemokrati tha se është i nderuar për misionin e lartë që më kanë besuar.
“Nesër do të jetë ndryshe. Dita e dinjitetit dhe mirënjohjes për ju po afron. Për të gjitha këto, Shqipëria i ka mundësitë dhe ne do ti vëmë në shërbimin tuaj.
Miqtë e mi, të rinj dhe të reja, studentë, lulja e kombit tonë, energjia dhe forca e këtij vendi, bijë dhe bija, mbushini zemrat me shpresë, bashkohuni me ne për të ndryshuar këtë vend.
Rini shqiptare, cdo gjë e mirë që i ka ndodhur këtij vendi, mban vulën tuja. Këtë herë vendi ka nevojë për ju. Për tetë vitet e fundit, Shqipëria i është larguar BE për shkak të kryeministrit dhe qeverisë në ikje. Jetët tona do të jenë shumë më të mira në çdo drejtim, kur Shqipëria të bëhet pjesë e BE. Unë e di si arrihet kjo. Sot Shqipëria është falë nesh në NATO.
Ne caktuam një pikësynim, punuam fort dhe ia dolëm. Sot vij para jush për të shpallur një tjetër synim, një detyrë, mision, kur të më zgjidhni kryeministër detyra e parë madhore është futja e Shqipërinë në BE. Të nisim rrugëtimin e pandalshëm deri në anëtarësimin e plotë në familjen evropiane”, tha Basha.
Ajo që bie në sy nga organizimi i Partisë Demokratike për hapjen e fushatës elektorale është grumbullimi i qindra njerëzve në sheshin “Nënë Tereza”.
Ndonëse jemi në kohë pandemie dhe Komiteti Teknik i Ekspertëve ka ndaluar grumbullimet e më shumë se dhjetë personave, duket sikur ky rregull nuk “ekziston” për demokratët.
Militantët e PD janë mbledhur në shesh dhe nuk mbajnë as maskë, as respektojnë distancën sociale. Me flamuj të PD në duar, ata janë mbledhur si në kohë normale.
Këngëtarja e njohur nga Kosova, Fjolla Morina, është dënuar në mungesë nga gjykata e Kukësit me 6 vite burg për trafikim armësh.
Avokatja e këngëtares, Aurora Guska, është shprehur se vendimi i gjykatës do të ankimohet. Guska u shpreh se Fjolla ka pasur në çantë vetëm një armë, edhe atë aksidentalisht.
“Vendimin e gjykatës do ta ankimojmë. Ka pasur vetëm një armë, e ka pasur pa dashje, aksidentalisht në çantën e saj”, u shpreh avokatja Guska.
Gjatë seancës, prokurori Edmond Karriqi kërkoi 7 vite burg për trafikim armësh, mbrojtja kërkoi ndëshkim me gjobë. Trupi gjykues, i përbërë nga gjyqtare, Alma Ahmetaj, dhe anëtar Sami Ujkashi dhe Enkeleda Dalipi, vendosi 9 vite burg, ulje dënimit me 1/3 gjykim i shkurtuar, përfundimisht 6 vite burg.
Nesër do të keni të gjitha mundësitë për të rritur të ardhurat financiare. Kjo mund të vijë si pasojë e një projekti të huaj. Sa u përket marrëdhënieve personale duhet të kufizoheni nga bisedat intime, deklaratat e dashurisë, pasi nuk është dita e duhur.
Demi
Për disa Dema, kjo ditë do të nisë lehtësisht. Keni mundësi të realizoni plotësisht planet për ditën e nesërme. E vetmja gjë që mund t’ju sjellë probleme janë bisedat me një prej kolegëve tuaj. Mund të realizoni një takim të mrekullueshëm në mbrëmje.
Binjakët
Binjakët mund të marrin disa lajme befasuese këtë të enjte. Kjo ka gjasa të ketë lidhje me bizneset personale, financat ose karrierën. Sa i përket jetës personale, nuk pritet të ndodhë asgjë në veçanti. Qëndroni larg dietave strikte apo eksperimenteve në kulinari.
Gaforrja
Gaforret mund të konfuzohen nga informacionet gjatë ditës së nesërme. Mund të merrni disa lajme zhgënjyese sa i përket biznesit apo lidhjes suaj romantike. Mbani nën kontroll situatën dhe vëzhgoni me kujdes dinamikën e marrëdhënieve tuaja.
Luani
Luanët do grinden paksa nesër. Kjo mund të vijë për shkak të veshjes, stilit të flokëve apo sjellje së dikujt që nuk do t’ju pëlqejë. Mos u kushtoni rëndësi këtyre çështjeve dhe ecni përpara. Në jetën profesionale do të shënoni sukses.
Virgjëresha
Do të kaloni një ditë aspak monotone. Do të bëni lojëra, shaka me miqtë, po ka gjasa edhe të flirtoni me seksin e kundërt. Nuk rekomandohet të ndërmerrni projekte të rëndësishme gjatë ditës së neserme. Në mbrëmje këshillohet të tregoni kujdes ndaj familjes.
Peshorja
Disa Peshore do të jenë plot me ide të pazakonta. Nuk rekomandohet t’i ndani këto ide me njerëz që janë me këmbë në tokë. Shmangni bisedimet e tepërta për të ardhmen në familje, deklaratat e dashurisë dhe projektet në grup.
Akrepi
Do të përjetoni surpriza të ndryshme gjatë kësaj të enjte, të cilat mund të vijnë nga njerëz që keni pasur një marrëdhënie të ftohtë në të kaluarën. Kjo ditë është e duhura për të bërë marrëveshje apo për të kërkuar një punë të re.
Shigjetari
Shigjetarët mund të befasohen nesër nga veprimet e disa personave pranë tyre. Ka gjasa që të ndiheni të tradhtuar. Arsyeja kryesore mund të jetë ardhja e një konkurrenti në punën tuaj. Mos u përpiqni të luftoni me problemet që do të përballeni këtë të hënë.
Bricjapi
Bricjapët duhet të bëjnë kujdes me financat! Mos u bëni pjesë e aventurave të miqve tuaj. Gjithashtu, bëni shumë kujdes teksa ngisni makinën ose me pajisjet elektrike. Mbrëmja premton të kalojë pa probleme.
Ujori
Ujorët do të kenë fat me financat, por edhe në çështjet profesionale. Ka gjasa që të fitoni një rritje të vogël page. Sa u përket takimeve romantike apo diskutimeve në familje, nuk është dita e duhur. Kushtojini rëndësi kujdesit ndaj shëndetit.
Peshqit
Disa Peshq do të shënojnë sukses gjatë kësaj të enjte. Mund të provoni fatin në biznes ose të mendoni rreth mënyrave për të fituar më shumë të ardhura. Është koha e duhur për të ndërtuar dashurinë.