Luljeta Bozo jep mesazhin e fortë: Shqiptarët janë të zgjuar, PS dhe Rama janë për njerëzit që…

59

Kandidatja e PS në Tiranë, inxhinierja Luljeta Bozo, dha një mesazh nga Sheshi “Skënderbej” se pse qytetarët duhet të votojnë sërish Edi Ramën dhe Partinë Socialiste. Bozo u shpreh se shqiptarët janë të zgjuar dhe do të dinë të bëjnë zgjedhjen e duhur më 25 prill, që sipas saj, është PS, pasi do të vijojë reformat e nisura për të çuar përpara Shqipërinë.

“Do them dy fjalë për popullin tonë, që është i zgjuar, punëtor dhe që di të bëjë zgjedhjen e duhur në momentin e duhur. Është një popull i sakrificës dhe solidaritetit. Them që populli do dijë ta bëjë zgjedhjen e duhur dhe do votojë patjetër PS, sepse e di që nga e nisi punën para tetë vitesh PS, çfarë arriti gjatë këtyre tetë viteve, që janë të dukshme, si u rrit niveli i jetesës, i shërbimeve, i arsimit. Në të gjitha fushat ka pasur vetëm përparime. Duke parë çfarë është arritur, me këtë forcë do të arrijmë reforma dhe ndryshme edhe më të mëdha. Gjithë programi i PS është i bazuar në llogaritje shumë të sakta, në energjinë e pashtershme të rinisë dhe grave tona, bazohet në energjinë e madhe që ka populli jonë dhe besimin që ka në një të ardhme më të mirë e më të ndritur.

I ftoj të gjithë njerëzit dhe jam shumë e bindur në pjekurinë dhe zgjuarsinë e popullit tonë që të bëjë zgjedhjen e duhur për të votuar këtë forcë politike, që i ka vënë detyrë vetes të përballojë, ose të eliminojë, dy sfida shumë të vështira, si pandemia, të bëjë gjithë vaksinimin; dhe të shërojë të gjitha plagët, duke e rilindur nga e para Shqipërinë, që u shkatërrua nga tërmeti. Populli me pjekurinë e vërtetë do ta votojë PS, sepse është i bindur se këto reforma që ka nisur në të gjitha fushat, do ta bëjnë vendin më të begatë. I ftoj të gjithë që të votojnë për këtë forcë politike që është për njerëzit e thjeshtë, shumë progresiste dhe me vizion të jashtëzakonshëm”, tha Bozo.