Aktori i madh i humorit shqiptar në zi, COVID-19 i merr parakohe nga jeta njeriun e tij të shtrenjtë

350

Aktori i madh i humorit shqiptar, Muharrem Hoxha ka humbur sot bashkëshorten e tij si pasojë e infektimit nga COVID-19.

Fatkeqësisht bashkëshortja e tij, Jalldiz Hoxha ka është ndarë nga jeta në moshën 65-vjeçare, pasi humbi betejën me koronavirusin.

Sipas informacioneve për mediat, ajo do të përcillet për në banesën e fundit mesditën e sotme në qytetin e Durrësit.

Aktori i njohur i humorit, Muharrrem Hoxha është larguar nga ekrani shqiptar prej kohësh.

Ai dhe familja e tij, po kalojnë momente të vështira për shkak të humbjes së bashkëshortes së tij.