Emri i Genc Pollos nuk është në listat e Partisë Demokratike.
Ish-deputeti Pollo reagoi duke deklaruar se kishte vendosur vetë të mos kandidonte pasi rrethanat nuk i janë dukur të përshtatshme.
Ai uroi në “Facebook” që PD të arrijë fitoren në 25 prill.
“Unë vendosa të mos kandidoj për deputet në listat e Partisë Demokratike mbasi mundësitë e rrethanat e ofruara nuk i gjykova të përshtatshme. Megjithatë unë uroj që PD e aleatë të realizojnë në 25 prill rotacionin politik që mbetet absolutisht i domosdoshëm.”
