Krenar për Ramush Haradinajn dhe i bindur në pafajësinë e tij!

350

Pas dorëheqjes së kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, ka reaguar Presidenti Ilir Meta I cili shprehet krenar për të dhe i bindur në pafajësinë e tij.

Kreu i Shtetit në reagimin e tij thekson se nga sot të gjithë duhet të flemë më pak e të shqetësohemi më shumë që Kosova dhe rajoni të jenë të pacenuar.

Krenar për Ramush Haradinajn dhe i bindur në pafajësinë e tij!Nuk ka pabesi dhe presion që e thyen Burrin e Shtetit dhe Heroin e Kombit!

Nga sot të gjithë duhet të flemë më pak, të shqetësohemi më shumë dhe të bashkohemi më fort që Kosova dhe rajoni ynë të jenë të pacënuar në paqen dhe sigurinë tonë, si dhe në të ardhmen europiane.