8 viktima dhe 410 raste të reja me COVID sot në vend

206

Ulet numri i rasteve të reja me koronavirus në vend. Gjatë 24 orëve të fundit, kanë humbur jetën 8 qytetarë, ndërsa janë konfirmuar 410 të infektuar të rinj, nga 2,044 testime të kryera.

Nuk e kanë fituar dot betejën me COVID një 65-vjeçar nga Kavaja, një 68-vjeçar nga Kurbini, dy 76-vjeçar nga Tirana, një 64-vjeçare dhe një 67-vjeçare nga Elbasani, një 74-vjeçar nga Kuçova, një 80-vjeçar nga Fieri.

“Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 265 raste në Tiranë, 15 në Durrës, 13 në Elbasan, 12 në Shkodër, 10 në Korçë, 9 në Sarandë, 8 në Gramsh, nga 7 raste në Lushnje, Vlorë, Mat, Pogradec, 6 në Vlorë, 5 në Kuçovë, nga 4 raste në Bulqizë, Krujë, Devoll, nga 3 raste në Fier, Tropojë, Berat, Tepelenë, Dibër, Malësi e Madhe, nga 2 raste në Kukës, Mallakastër, Gjirokastër, nga 1 rast në Përmet, Kurbin, Lezhë.”

Ndërkohë, janë shëruar 81 qytetarë, duke e çuar në total numrin e të rikuperuarve në 12,574.

Aktualisht, në 3 spitalet COVID po trajtohen 373 pacientë, 17 në terapi intensive, nga të cilët 4 të intubuar.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                  6461

Durrës                  1113

Fier                         979

Korçë                    793

Shkodër                754

Elbasan                  667

Lezhë                     550

Vlorë               566

Berat               383

Kukës                      307

Gjirokastër           331

Dibër 135