Doli me COVID/ Rudina Hajdari flet për gjendjen shëndetësore: Ditët e para ishin të vështira

327

Pasi doli pozitive me koronavirus, deputetja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari shprehet se nga dita e djeshme nuk ka patur shqetësime.

Përmes një postimi të shpërndarë në “Facebook”, Hajdari tregoi se ditët e para ishin të pak të vështira për të. Disa nga simptomat që kishte ishin: dhimbje kyçesh, koke, temperaturë dhe lodhje të trupit.

Hajdari tha mes të tjerash se është kuruar vetëm me vitaminë C dhe D, si edhe pilula për qetësimin e dhimbjeve.

“Së pari ju falenderoj nga zemra për gjithë urimet për shërim të shpejt që më keni nisur. E keqja dhe e mira kalohen me miq dhe këto ditë edhe pse e izoluar, jam ndier mes mijëra njerëzve të mirë e për këtë ju jam mirënjohëse. Fatmirësisht nga dje nuk kam patur më shqetësime si pasojë e simptomave të virusit Covid19.

Ditët e para ishin pak të vështira, me dhimbje kyçesh, koke, temperaturë dhe lodhje të trupit. Sipas këshillave të mjekëve jam kuruar me vitaminë C dhe D si edhe pilula për qetësimin e dhimbjeve. Kam shpenzuar disa orë në ditë në ballkon për ajër të pastër dhe kam bërë gjimnastikë në kushte shtëpie. Sot, përveç nuhatjes dhe shijes të cilat ende nuk më janë kthyer, ndihem shumë mirë dhe besoj se shpejt do të ribëj testin për t’iu rikthyer aktivitetit të përditshëm. Ndërkohë e kam shfrytëzuar këtë kohë për të komunikuar me ju në mesazhet pafund që më keni nisur dhe do vazhdoj ta bëj rregullisht. Ju uroj shëndet dhe shihemi së shpejti.”