4 viktima dhe 120 të plagosur deri tani nga tërmeti i fuqishëm në Turqi

292

Të paktën katër qytetarë kanë humbur jetën për shkak të tërmetit të fuqishëm që u regjistrua këtë të premte në Izmir të Turqisë.

Mediat turke bënë me dije gjithashtu se deri tani janë 120 të plagosur.

Autoritetet kanë dërguar 3 milionë lira ndihma urgjente për t’u përdorur. Operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë, ndërsa më herët një grua u nxor e gjallë nga gërmadhat.