Koronavirusi në Shqipëri, shtohen sërish rastet

223

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 1534 testime, nga të cilët 319 persona kanë rezultuar pozitivë.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 3 persona të prekur me Covid-19, duke e çuar në 502 numrin total të viktimave që prej nisjes së pandemisë.

Aktualisht në spitalet covid po trajtohen 301 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.